Podcasts by Category

S’e Kam me Ty | Top Albania Radio

S’e Kam me Ty | Top Albania Radio

Top Albania Radio Podcasts

A e keni menduar ndonjëherë sa shumë televizione janë bërë, sa shumë programe, sa e vështirë është të ndjekësh diçka në një realitet me kaq shumë oferta dhe ku çdo gjë lëviz shumë shpejt. Dikur çdo gjë ishte e thjeshtë. Brezi i 40 vjeçarëve të sotëm e kujtojnë mjaft mirë kur kishim vetëm një kanal (TVSH) dhe dije çdo gjë që ndodhte – apo jo? Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – dy emra të njohur të radios & TV në Shqipëri sjellin një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…

71 - Ka raportuar që nga fillimi pandeminë në vend, Alma Demiraj tregon mes lotëve humbjen e prindërve brenda pak ditësh!
0:00 / 0:00
1x
  • 71 - Ka raportuar që nga fillimi pandeminë në vend, Alma Demiraj tregon mes lotëve humbjen e prindërve brenda pak ditësh!

    E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio ka qenë Alma Demiraj. Një figurë e njohur tashmë prej vitesh gazetarja ka zbuluar se ka nisur punën e saj që prej vitit 2001 dhe nuk ka lëvizur më nga Top Channel dhe ka ndarë detaje në lidhje me pasionin e saj si gazetare terreni. Alma ka treguar se situatat e vështira gjithmonë kanë qenë mjaft sfiduese për të por duke u ndalur tek pjesa e tërmetit kur duhej që të raportonte ku tregoi se ka qarë dhe nuk ka arritur ta mbante dot veten.

    Fri, 31 May 2024 - 46min
  • 70 - Sipas astrologjisë, finalisti më i favorizuar për të fituar BBV3 është…

    I ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë astrologu, Jofiel Koço. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me finalen e madhe të edicionit të tretë të Big Borther VIP dhe gjithashtu ka analizuar se cili nga fialistët është më i favorizuar.

    Fri, 24 May 2024 - 44min
  • 69 - “Si çun lagje…”/Enxhi Valteri komenton stilin e veshjes së banorëve në BBV3!

    E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë stilistja e njohur, Enxhi Valteri. Ajo ka bërë një analizë shumë të detajuar në lidhje me veshjet dhe stilin e banorëve në shtëpinë e BBV në këtë edicion dhe jo vetëm…

    Fri, 17 May 2024 - 43min
  • 68 - Të pikturosh me trupin tënd dhe jo me penela/Stela Rustemaj zbulon gjithçka për artin e saj…

    E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ishte Stela Rustemaj. Ekonomiste dhe juriste por që ka vendosur që t’i përkushtohet pikturës dhe artit duke qenë se janë pasioni i saj më i madh. Veçantia e artit të saj është se ajo përdor gjuhën e trupit dhe jo penelat për pikturat.

    Fri, 10 May 2024 - 48min
  • 67 - Ekskluzive në “S’e Kam me Ty”/ Lajla Përnaska tregon historinë sesi u mor në rajon!

    E ftuar në “S’e Kam me Ty” ishte Lajla Përnaska. Ajo u shpreh për fëmijërinë, dashurinë për televizionin e shumë të tjera.

    Fri, 03 May 2024 - 55min
Show More Episodes