Podcasts by Category
- 105 - Zanafilla 50
1 Pastaj Jozefi e përqafoi të atin, qau dhe e puthi. 2 Jozefi i urdhëroi shërbëtorët e tij dhe mjekët që ta balsamosnin të atin. Mjekët e balsamosën Izraelin. 3 U deshën dyzet ditë, sepse kaq zgjaste balsamimi. Egjipti e vajtoi Jakobin për shtatëdhjetë ditë. 4 Pasi kaloi koha e zisë, Jozefi i tha shtëpisë së faraonit: «Nëse kam gjetur hir para jush, i thoni faraonit 5 se im atë më bëri të betohem që, kur të vdiste, ta varrosja në varrin që kishte hapur për vete në tokën e Kanaanit. Prandaj, tani, faraoni të më lërë të shkoj që të varros tim atë e pastaj do të kthehem». 6 Atëherë faraoni i tha: «Shko e varrose atin tënd, siç iu betove». 7 Kështu, Jozefi shkoi për të varrosur të atin. Me të shkuan të gjithë shërbëtorët e faraonit, pleqtë e shtëpisë së faraonit, tërë pleqtë e tokës së Egjiptit, 8 e gjithë shtëpia e Jozefit, vëllezërit e tij dhe shtëpia e të atit. Vetëm fëmijët, dhentë e qetë e tyre mbetën në tokën e Goshenit. 9 Bashkë me të shkuan edhe karrocat e kalorësit dhe kështu u bë një turmë shumë e madhe njerëzish. 10 Shkuan deri te lëmi i Atadit, që ishte përtej Jordanit, dhe atje e vajtuan me gjëmë e Jozefi mbajti shtatë ditë zi për të atin. 11 Kur dëgjuan vajtimin në lëmin e Atadit, banorët e Kanaanit thanë: «Qenka zi e madhe për Egjiptin!». Prandaj edhe vendi përtej Jordanit u quajt Abel Micraim.
12 Kështu bijtë e Jakobit bënë siç ishin urdhëruar. 13 E çuan në tokën e Kanaanit dhe e varrosën përballë Mamreut, në shpellën e arës së Makpelës, që Abrahami kishte blerë bashkë me arën si pronë varri nga Efron Hititi. 14 Atëherë Jozefi, pasi varrosi të atin, u kthye në Egjipt bashkë me vëllezërit dhe tërë njerëzit që kishin shkuar për ta varrosur.
Jozefi dhe vëllezërit
15 Pasi u vdiq i ati, vëllezërit thanë: «Nëse Jozefi na urren ende, do të marrë hak patjetër për tërë të keqen që i bëmë!». 16 Atëherë i çuan fjalë Jozefit e i thanë: «Yt atë, para se të vdiste, urdhëroi: 17 “I thoni Jozefit kështu: të përgjërohem, fale fajin dhe mëkatin e vëllezërve të tu megjithëse u sollën keq me ty”. Tani pra, të lutemi, fale fajin e shërbëtorëve të Perëndisë së atit tënd!». Jozefi qau kur i dëgjoi këto fjalë. 18 Pastaj vëllezërit e tij shkuan, u përkulën me nderim e thanë: «Ja, jemi shërbëtorët e tu!». 19 Por Jozefi u tha: «Mos kini frikë! Mos jam Perëndia unë?! 20 Ndonëse ju e kishit për keq, Perëndia e ktheu në të mirë, që të bëjë atë që po ndodh sot, të mbajë gjallë një popull të tërë. 21 Prandaj, mos kini frikë. Unë do kujdesem për ju e për fëmijët tuaj». Kështu, i ngushëlloi e u foli butë.
Vdekja e Jozefit
22 Jozefi bashkë me shtëpinë e të atit banoi në Egjipt. Ai jetoi njëqind e dhjetë vjet. 23 I pa bijtë e Efraimit deri në brezninë e tretë dhe bijtë e Makirit, birit të Manaseut, lindën në prehrin e Jozefit. 24 Atëherë Jozefi u tha vëllezërve: «Unë po vdes, por Perëndia me siguri do t'ju kujtojë e do t'ju nxjerrë nga kjo tokë për t'ju çuar në tokën për të cilën iu betua Abrahamit, Isakut e Jakobit». 25 Pastaj Jozefi u kërkoi bijve të Izraelit të betohen e u tha: «Kur Perëndia t'ju kujtojë, m'i merrni me vete eshtrat prej këtij vendi». 26 Jozefi vdiq njëqind e dhjetë vjeç. Trupin e tij e balsamosën dhe e vendosën në një sarkofag në Egjipt.Tue, 16 Aug 2022 - 104 - Zanafilla 49
Jakobi bekon të bijtë
1 Jakobi i thirri të bijtë e u tha: «Ejani t'ju tregoj se çfarë do t'ju ndodhë në ditët që po vijnë:
2 Mblidhuni e dëgjoni, o bijtë e Jakobit,
dëgjojeni Izraelin, atin tuaj!
3 O Ruben, i parëlinduri im,
ti, fuqia e fryti i parë i burrërisë sime,
i epërm në krenari e fuqi,
4 i rrëmbyer si uji, mos paç epërsi,
se u shtrive në shtrojën e atit tënd dhe e fëlliqe.
Mbi shtratin tim ai u shtri.
5 Simeoni e Levi vëllezër janë
e për dhunë shpatat i kanë!
6 Në kuvendin e tyre mos marrtë pjesë shpirti im
e në mbledhjet e tyre mos qoftë nderi im.
Se nga zemërimi vranë njerëz
e dema gjymtuan si deshën.
7 Mallkuar qoftë zemërimi i tyre i tërbuar
e mëria e tyre mizore.
Te Jakobi do t'i ndaj
e nëpër Izrael do t'i shpërndaj.
8 O Judë! Ty, do të lavdërojnë vëllezërit e tu.
Mbi zverkun e armiqve të tu
do të jetë dora jote.
Para teje do të përkulen bijtë e atit tënd!
9 Pjellë luani është Juda.
Prej presë u ktheve biri im.
Ai ulet e shtrihet si një luan
e kush guxon ta zgjojë?
10 Skeptri nuk do t'i hiqet Judës,
as shkopi i prijësit këmbëve të tij.
Do t'i sjellina tagrin,
popujt do ta dëgjojnë.
11 Gomarin e lidh në pjergull,
kërriçin te hardhia më e mirë.
Me verë e lan rrobën e tij,
me lëngunb e rrushit petkun.
12 Të kuq si vera sytë e tij,
të bardhë si qumështi dhëmbët.
13 Zabuloni pranë detit do të banojë
e për lundrat liman do të jetë.
Kufirin në Sidon do ta ketë.
14 Isahari është gomar i fortë,
shtrirë mes dy gardheshc.
15 Pa se vendpushimi ishte i mirë
e toka e këndshme
e uli kurrizin nën barrë,
shërbëtor i nënshtruar u bë!
16 Dani, popullin e vet do të gjykojë,
si çdo fis tjetër i Izraelit.
17 Qoftë si gjarpri rrugës
e nepërka udhës,
që thembrën e kalit kafshon
e kalorësin në shpinë e rrëzon.
18 Shpëtimin tënd pres, o Zot!
19 Gadin do ta sulmojnë kusarët,
por në kthim do t'i sulmojë ai.
20 Asheri do të ketë bukë të shijshme
e për mbretër ushqime të përzgjedhura.
21 Neftaliu është drenushë e lirë
që pjell drerëç të bukur.
22 Jozefi është si pemë frutored,
si pemë frutore pranë burimit,
me degë tej muritdh.
23 Hidhur e qëlluan,
harkëtarët e sulmuan.
24 Por i fortë mbeti harku i tij
e krahët iu forcuan
nga dora e të fuqishmit të Jakobit,
nga bariu e shkëmbi i Izraelit,
25 nga Perëndia i atit tënd
që të ndihmon,
nga i gjithëpushtetshmi
që të bekon
me bekime nga qielli lart
e me bekime nga humnera poshtë,
me bekime nga gjiri e nga barku.
26 Bekimet e atit tënd ua tejkalojnë
bekimeve të maleve të amshuarae
e begatisëë së kodrave të përjetshme.
Ato qofshin mbi kryet e Jozefit,
mbi ballin e të zgjedhurit ndër vëllezër!
27 Benjamini është ujk grabitqar,
prenë e ha në mëngjes
e në mbrëmje plaçkën ndan!».
28 Të gjithë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Kështu u tha ati i tyre kur i bekoi me radhë, secilin sipas bekimit të vet.
Vdekja e Jakobit
29 Pastaj Jakobi i urdhëroi e u tha: «Së shpejti do të vdes. Më varrosni me etërit e mi, në shpellën që është në arën e Efron Hititit, 30 në shpellën që ndodhet në arën e Makpelës, përballë Mamreut,Tue, 16 Aug 2022 - 103 - Zanafilla 48
Jakobi bekon bijtë e Jozefit
1 Pas këtyre ngjarjeve Jozefin e njoftuan se i ati ishte sëmurë. Atëherë Jozefi mori me vete të dy bijtë, Manaseun dhe Efraimin. 2 Kur i treguan Jakobit se po vinte biri i tij, Jozefi, mblodhi forcat dhe u ul mbi shtrat. 3 Pastaj i tha Jozefit: «Perëndia i gjithëpushtetshëm m'u shfaq në Luz, në tokën e Kanaanit, e më bekoi. 4 Ai më tha: “Ja, unë do të të shtoj, do të të shumoj e do të të bëj një shumicë popujsh. Këtë tokë do t'ua jap pasardhësve të tu si pronë të përjetshme”. 5 Tani pra, të dy bijtë e tu, Efraimi dhe Manaseu, që të lindën në tokën e Egjiptit para se unë të vija këtu, do të jenë bijtë e mi ashtu siç janë Rubeni dhe Simeoni. 6 Ndërsa bijtë e lindur pas tyre do të jenë të tutë dhe, për nga trashëgimia, do të thirren sipas emrit të Efraimit e Manaseutzh, 7 sepse Rakela më vdiq rrugës kur po vija nga Padani. Ajo vdiq në tokën e Kanaanit, kur ishim ende larg Efratës, dhe unë e varrosa aty, rrugës për në Efratë, ku është Betlehemi».
8 Kur Izraeli i pa bijtë e Jozefit, tha: «Kush janë këta?». 9 Jozefi iu përgjigj të atit: «Janë bijtë e mi që Perëndia m'i dha në këtë vend». Atëherë Jakobi i tha: «M'i sill pranë që t'i bekoj». 10 Izraelin e kishin lënë sytë për shkak të pleqërisë e nuk mund të shikonte më. Jozefi i afroi të bijtë dhe Jakobi i puthi e i përqafoi. 11 Izraeli i tha Jozefit: «Kurrë nuk e prisja të të shihja, por ja, Perëndia më ka lejuar të shoh edhe pasardhësit e tu!». 12 Jozefi i mori të bijtë nga prehri i të atit e u përkul me nderim gjer në tokë. 13 Pastaj i mori të dy dhe ia afroi Jakobit. Efraimin e vuri në të djathtë të vetes, që ishte në të majtë të Izraelit, ndërsa Manaseun e vuri në të majtë të vetes, që ishte në të djathtë të Izraelit. 14 Por Izraeli shtriu dorën e djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit, më të voglit. Ndërsa dorën e majtë e vuri mbi kryet e Manaseut. Kështu, ai i kryqëzoi duart, ndonëse Manaseu ishte i parëlinduri. 15 Atëherë e bekoi Jozefin e tha:
«Perëndia, në praninë e të cilit jetuan etërit e mi,
Abrahami e Isaku,
Perëndia që ka qenë bariu im
gjatë tërë jetës sime deri më sot,
16 engjëlli që më shpengoi nga çdo e keqe,
ai i bekoftë djemtë.
Në ta u përmendtë emri im
dhe emri i etërve të mi,
Abrahamit e Isakut.
U shtofshin e u shumofshin mbi tokë!».
17 Kur Jozefi pa se i ati kishte vënë dorën e djathtë mbi kryet e Efraimit, nuk i erdhi mirë. Ia kapi dorën të atit për t'ia hequr nga kryet e Efraimit e për t'ia vënë mbi krye Manaseut. 18 I tha të atit: «Jo kështu, ati im! Ky është i parëlinduri. Vëre dorën e djathtë mbi kryet e tij!». 19 Por i ati e kundërshtoi e i tha: «E di biri im, e di! Edhe ai do të bëhet një popull i madh. Megjithatë vëllai i tij i vogël do të bëhet më i madh dhe pasardhësit e tij do të bëhen mori kombesh». 20 Atë ditë Jakobi i bekoi e u tha: «Në emrin tuaj Izraeli do të bekojë duke thënë: “Të bëftë Perëndia si Efraimi e Manaseu!”». Kështu, ai e vuri Efraimin para Manaseut. 21 Pastaj Izraeli i tha Jozefit: «Ja, unë po vdes, por Perëndia do të jetë me ju e do t'ju kthejë në tokën e etërve tuaj. 22 Unë po të jap një pjesë më tepër se vëllezërit e tu, pjesën që mora nga dora e amoritëve përmes shpatës dhe harkut tim».
zh48.6 he. vëllezërve të tyreTue, 16 Aug 2022 - 102 - Zanafilla 47
1 Atëherë Jozefi shkoi e njoftoi faraonin: «Im atë e vëllezërit e mi kanë ardhur nga toka e Kanaanit bashkë me dhentë e qetë e tyre dhe me gjithçka kanë dhe tani ndodhen në tokën e Goshenit». 2 Jozefi kishte zgjedhur pesë nga vëllezërit e i kishte nxjerrë para faraonit. 3 Atëherë faraoni u tha vëllezërve: «Me çfarë merreni?». Ata i thanë: «Shërbëtorët e tu janë barinj, ashtu siç kanë qenë edhe etërit tanë. 4 Kemi ardhur për të banuar si të huaj, se zia e bukës është aq e rëndë në tokën e Kanaanit, saqë nuk ka më kullota për bagëtitë e shërbëtorëve të tu. Prandaj, lejoji shërbëtorët e tu të banojnë në Goshen». 5 Atëherë faraoni i tha Jozefit: «Yt atë dhe vëllezërit e tu erdhën te ti. 6 Toka e Egjiptit është para teje. Vendose tët atë e vëllezërit e tu në vendin më të mirë. Le të banojnë në tokën e Goshenit e nëse di se ndonjëri prej tyre është i aftë, vendose si kryembikëqyrës të bagëtive të mia».
7 Pastaj Jozefi mori me vete Jakobin, të atin, dhe e nxori para faraonit. Jakobi e bekoi faraonin. 8 Atëherë faraoni e pyeti Jakobin: «Sa vjeç je?». 9 Ai iu përgjigj: «Kam njëqind e tridhjetë vjet që endem në këtë botë. Të pakta e të liga kanë qenë vitet e jetës sime dhe ende nuk i kam mbushur vitet e shtegtimit të etërve të mi». 10 Pastaj Jakobi e bekoi faraonin e u largua prej tij. 11 Atëherë Jozefi i vendosi të atin e vëllezërit të banonin atje ku i kishte urdhëruar faraoni dhe, në tokën e Egjiptit, u dha për pronë tokën më të mirë që ishte në vendin e Ramsesit. 12 Jozefi u kujdes për të atin, për vëllezërit e vet dhe për gjithë familjen e atit të tij e u dha bukë sipas numrit të fëmijëve.
Zia e bukës në Egjipt
13 Zia e bukës ishte aq e rëndë, saqë nuk kishte bukë në gjithë vendin. Toka e Egjiptit dhe e Kanaanit u shkretuan prej zisë. 14 Prej shitjes së grurit, Jozefi mblodhi të gjitha paratë që gjendeshin në tokën e Egjiptit e Kanaanit dhe i dorëzoi në thesarin e faraonit. 15 Kur paratë mbaruan në tokën e Egjiptit e Kanaanit, gjithë Egjipti erdhi te Jozefi e i tha: «Na jep bukë, sepse na kanë mbaruar paratë. Pse duhet të vdesim para syve të tu?». 16 Atëherë Jozefi u tha: «Nëse ju kanë mbaruar paratë, sillni gjënë e gjallë që t'jua këmbej me grurë». 17 Ata ia prunë dhe Jozefi u dha ushqime në këmbim të kuajve, dhenve, qeve e gomarëve. Kështu, atë vit Jozefi i mbajti me bukë në këmbim të gjithë gjësë së gjallë. 18 Viti kaloi, por pas një viti ata erdhën përsëri e i thanë: «S'duam t'ia fshehim zotërisë sonë se tani që na kanë mbaruar paratë dhe gjëja e gjallë i përket zotërisë sonë, nuk ka mbetur asgjë tjetër për t'i dhënë zotërisë sonë, përveç vetes e tokës tonë. 19 Kështu do të marrim fund para syve të tu, ne bashkë me arat tona. Në këmbim të ushqimit na bli si skllevër për faraonin, ne dhe arat tona. Na jep farë gruri, që të mos vdesim e të mos na shkretohen arat».
20 Atëherë Jozefi e bleu tërë tokën e Egjiptit për faraonin, sepse zia e bukës ishte aq e rëndë, saqë çdo egjiptiani iu desh të shiste arën e vet. Kështu, toka u bë e faraonit 21 dhe populli u vu nën skllavëri anekënd Egjiptit. 22 Vetëm tokat e priftërinjve, Jozefi nuk i bleu, sepse faraoni u kishte caktuar një racion buke dhe ata rronin prej saj. Për këtë arsye, priftërinjtë nuk i shitën arat e tyre. 23 Jozefi i tha popullit: «Tani që ju kam blerë ju e arat tuaja për faraonin, ja ku e keni grurin për vete dhe për arat tuaja. 24 Por, kur të korrni, një të pestën do t'ia jepni faraonit. Ndërsa pjesa tjetër do të jetë e juaja për farë e për të ushqyer veten, familjet e fëmijët tuaj». 25 Ata i thanë: «Na shpëtove! Në dashtë zotëria ynë, ne do të bëhemi skllevër të faraonit». 26 Kështu, Jozefi e bëri ligj në tokën e Egjiptit: Një e pesta i takon faraonit. Vetëm tokat e priftërinjve nuk i përkasin atij. Ky ligj është deri më sot.
Ditët e fundit të Jakobit
27 Izraeli banoi në tokën e Egjiptit, në Goshen. Aty patën prona, u shtuan dhe u shumuan. 28 Jakobi jetoi në tokën e Egjiptit shtatëmbëdhjetë vjet.Tue, 16 Aug 2022 - 101 - Zanafilla 46
Jakobi në Egjipt
1 Izraeli bashkë me gjithçka kishte u ngrit e shkoi në Bershebë e aty i kushtoi fli Perëndisë së Isakut, atit të tij. 2 Atëherë Perëndia iu drejtua Izraelit natën në një vegim e i tha: «Jakob, Jakob!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam!». 3 Perëndia i tha: «Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd. Mos ki frikë të shkosh në Egjipt, sepse atje do të të bëj një komb të madh. 4 Unë vetë do të shkoj bashkë me ty në Egjipt e po unë do të të kthej që andej. Jozefi do të t'i mbyllë sytë».
5 Atëherë Jakobi u ngrit nga Bersheba dhe bijtë e Izraelit e vunë Jakobin, atin e tyre, bashkë me fëmijët e gratë e tyre, në qerret që faraoni kishte dërguar për të. 6 I morën me vete bagëtitë e pasurinë që kishin mbledhur në tokën e Kanaanit dhe Jakobi me gjithë familjen e tij mbërritën në Egjipt. 7 Ai e solli në Egjipt gjithë familjen e tij, bijtë, nipërit, bijat e mbesat.
8 Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi e bijtë e tij. Rubeni, i parëlinduri i Jakobit. 9 Bijtë e Rubenit, Enoku, Palui, Hecroni e Harmiu. 10 Bijtë e Simeonit, Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Cohari e Sauli, biri i një kananiteje. 11 Bijtë e Levit, Gershoni, Kohati e Merari. 12 Bijtë e Judës, Eri, Onani, Shelahu, Pereci e Zerahu. Eri e Onani vdiqën në tokën e Kanaanit. Bijtë e Perecit ishin Hecroni e Hamuli. 13 Bijtë e Isaharit, Tolai, Puahu, Jobi e Shimroni. 14 Bijtë e Zabulonit, Seredi, Eloni e Jahleli. 15 Këta janë bijtë që Lea ia lindi Jakobit në Padan Aram. Ajo lindi edhe një vajzë, Dinën. Bij e bija, ishin gjithsej tridhjetë e tre veta. 16 Bijtë e Gadit: Cifioni, Hagiu, Shuniu, Ecboni, Eri, Arodi e Arieli.
17 Bijtë e Asherit, Imnahu, Ishvahu, Ishviu, Berjahu e Seraja, motra e tyre. Bijtë e Berjahut, Heberi e Malkieli. 18 Këta janë bijtë e Zilfës që Labani ia dha për shërbëtore Leas, të bijës. Ajo i lindi Jakobit gjithsej shtatëmbëdhjetë veta.
19 Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit, Jozefi e Benjamini. 20 Jozefit i lindën, në tokën e Egjiptit, Manaseu dhe Efraimi. Ia lindi Asenata, bija e Potiferait, priftit të Onit. 21 Bijtë e Benjaminit, Belai, Bekeri, Ashbeli, Gerai, Namani, Ehiu, Roshi, Mupimi, Hupimi e Aredi. 22 Këta janë bijtë e Rakelës që ia lindi Jakobit. Gjithsej dyzet veta. 23 Bijtë e Danit, Hushimi. 24 Bijtë e Neftaliut, Jahceli, Guniu, Jeceri e Shilemi. 25 Këta janë bijtë e Bilhës që Labani ia dha për shërbëtore Rakelës, të bijës. Ajo i lindi Jakobit gjithsej shtatë veta. 26 Të gjithë ata që erdhën në Egjipt me Jakobin, pasardhësit e tij, pa përfshirë gratë e të bijve, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë. 27 Ndërsa bijtë e Jozefit që i lindën në Egjipt ishin vetëm dy. Kështu, shtatëdhjetë anëtarë të familjes së Jakobit erdhën në Egjipt.
Jakobi në Goshen
28 Jakobi e kishte dërguar Judën te Jozefi që t'i diltez para në Goshen. Kur arritën në Goshen, 29 Jozefi bëri gati karrocën e shkoi atje për të takuar atin e tij, Izraelin. Sapo i doli përpara, Jozefi e përqafoi dhe qau për një kohë të gjatë mbi supin e të atit. 30 Atëherë Izraeli i tha Jozefit: «Tani le të vdes, sepse të pashë e ti qenke ende gjallë!». 31 Jozefi u tha vëllezërve dhe atyre të shtëpisë së të atit: «Do të shkoj ta njoftoj faraonin se më kanë ardhur vëllezërit dhe familja e tim eti që ishin në Kanaan. 32 Pastaj do t'i them që jeni barinj, se gjithmonë jeni marrë me blegtori e që keni sjellë me vete dhentë e qetë tuaja e gjithçka keni. 33 Kështu, kur faraoni t'ju thërrasë e t'ju pyesë me çfarë merreni, 34 thuajini: “Shërbëtorët e tu kanë qenë barinj që në moshë të re e deri tani, ashtu siç kanë qenë dhe etërit tanë”. Thoni kështu që të banoni në tokën e Goshenit, meqë egjiptianët kanë neveri për të gjithë barinjtë».
z46.28 ose: printeTue, 16 Aug 2022 - 100 - Zanafilla 45
Jozefi u dëftehet vëllezërve
1 Jozefi nuk e përmbajti dot veten para gjithë të pranishmëve e thirri: «Nxirrini të gjithë përjashta!». Kështu, askush nuk ishte me të kur iu dëftua vëllezërve të vet, 2 por Jozefi qau me të madhe, saqë e morën vesh egjiptianët dhe shtëpia e faraonit. 3 Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: «Jam Jozefi! A është ende gjallë im atë?». Por vëllezërit, të tmerruar prej Jozefit, nuk ishin në gjendje t'i përgjigjeshin.
4 Ai u tha: «Afrohuni!» dhe ata u afruan. Pastaj u tha: «Jam Jozefi, vëllai që shitët në Egjipt! 5 Mos u shqetësoni e mos u zemëroni me veten tuaj që më shitët këtu, se Perëndia më dërgoi para jush për t'ju shpëtuar. 6 Sepse ky është viti i dytë i zisë mbi tokë, por kanë mbetur edhe pesë vjet të tjerë gjatë të cilëve as nuk do të lërohet, e as nuk do të korret. 7 Perëndia më dërgoi para jush për t'ju mbajtur gjallë mbi tokë e për të shpëtuar shumë prej jushxh. 8 Prandaj nuk ishit ju që më dërguat këtu, por Perëndia. Ai më bëri atë për faraonit, zot të gjithë shtëpisë së tij e prijës mbi mbarë tokën e Egjiptit. 9 Nxitoni e shkoni tek im atë e i thoni: “Kështu thotë Jozefi, yt bir: Perëndia më bëri zot mbi mbarë Egjiptin. Eja tek unë e mos vono! 10 Do të banosh në tokën e Goshenit e do të jesh pranë meje ti, bijtë e nipërit e tu, dhentë e qetë e tua e gjithçka ke. 11 Atje unë do të kujdesem për ty, që ti, bijtë e tu e gjithçka ke të mos mbaroni, sepse kanë mbetur edhe pesë vjet zi buke”.
12 Me sytë tuaj po e shihni bashkë me Benjaminin, vëllain tim, se unë që po ju flas, jam Jozefi. 13 Tregojini tim eti për gjithë lavdinë që gëzoj në Egjipt e për gjithçka që patë. Nxitoni e ma sillni tim atë këtu». 14 Pastaj e përqafoi Benjaminin, të vëllanë, e qau. Edhe Benjamini qau mbi supin e tij. 15 I puthi të gjithë vëllezërit duke qarë dhe pastaj ata filluan t'i flisnin.
16 Lajmi që kishin ardhur vëllezërit e Jozefit u mor vesh në shtëpinë e faraonit. Kjo gjë i pëlqeu faraonit dhe shërbëtorëve të tij. 17 Atëherë faraoni i tha Jozefit: «Thuaju vëllezërve të ngarkojnë kafshët e të shkojnë në tokën e Kanaanit. 18 Pastaj të marrin me vete atin tuaj e familjet tuaja e të vijnë tek unë. Unë do t'ju jap vendin më të mirë të Egjiptit e ju do të shijoni prodhimet më të mira të vendity.
19 Urdhëroji të marrin me vete edhe qerre nga Egjipti për fëmijët e për gratë e tyre e ta sjellin atin tuaj e të vijnë këtu. 20 Mos t'ju vijë keq për sendet që lënë mbrapa, se të mirat e gjithë Egjiptit do të jenë tuajat».
21 Kështu bënë bijtë e Izraelit dhe Jozefi u dha qerre e ushqime për rrugë, sipas urdhrit të faraonit. 22 Secilit u dha rroba për të veshur, ndërsa Benjaminit i dha treqind sikla argjendi e pesë palë rroba. 23 Të atit i dërgoi dhjetë gomarë të ngarkuar me plot të mira nga Egjipti e dhjetë gomarica të ngarkuara me grurë, bukë e ushqime që t'i kishte për rrugë. 24 Pastaj i përcolli vëllezërit dhe kur po shkonin u tha: «Mos u grindni rrugës!».
25 Ata u larguan nga Egjipti dhe arritën në tokën e Kanaanit, te Jakobi, ati i tyre. 26 I treguan e i thanë: «Jozefi është ende gjallë! Ai është prijës mbi mbarë tokën e Egjiptit!». Por Jakobi u shtang se nuk u besonte. 27 Atëherë ata i treguan gjithçka që u kishte thënë Jozefi dhe kur Jakobi pa qerret që kishte dërguar Jozefi, i erdhi shpirti në vend 28 e tha: «Mjaft! Biri im, Jozefi, qenka ende gjallë! Do të shkoj ta shoh para se të vdes!».
xh45.7 ose: nëpërmjet një shpëtimi të madh
y45.18 he. dhjamin e tokës
Tue, 16 Aug 2022 - 99 - Zanafilla 44
Jozefi dhe Benjamini
1 Pastaj Jozefi e urdhëroi kujdestarin e shtëpisë: «Mbushi me ushqime sa të mbajnë thasët e këtyre njerëzve dhe futi paratë e secilit në grykë të thasëve. 2 Ndërsa kupën time të argjendtë fute në grykën e thesit të të voglit, bashkë me paratë e tij». Ai veproi siç i tha Jozefi 3 dhe në të gdhirë, i nisën bashkë me gomarët e tyre. 4 Ata dolën nga qyteti, por pa u larguar mirë, Jozefi i tha kujdestarit të shtëpisë: «Ngrihu e ndiqi ata njerëz! Kur t'i arrish thuaju: “Përse e shpërblyet të mirën me të keqe?! 5 A nuk është kjo kupa që imzot e përdor për të pirë e për të parë të ardhmen? Jeni treguar të ligj me këtë që bëtë!”».
6 Ai i arriti e u tha të njëjtat fjalë. 7 Por ata i thanë: «Përse imzot flet kështu? Qoftë larg prej shërbëtorëve të tu të bëjnë një gjë të tillë. 8 Ja, paratë që gjetëm në grykë të thasëve, t'i sollëm që nga toka e Kanaanit. Si mundet, pra, të vidhkemi argjend apo ar nga shtëpia e zotit tënd?! 9 Kujtdo nga shërbëtorët e tu që do t'i gjendet kupa, ai do të vdesë e ne do të bëhemi skllevër të timzot». 10 Ai u tha: «Mirë! Të bëhet siç thatë. Atij që do t'i gjendet kupa, ai do të bëhet skllavi im, kurse ju do të shkoni të lirë!». 11 Kështu, secili nxitoi të shkarkojë e të hapë grykën e thesit të vet. 12 Kujdestari i kontrolloi me radhë nga më i madhi te më i vogli dhe kupa u gjet në thesin e Benjaminit. 13 Ata shqyen rrobat, ngarkuan gomarët e u kthyen në qytet.
14 Atëherë Juda bashkë me vëllezërit hynë në shtëpinë e Jozefit. Ai ishte ende atje. U përkulën gjer në tokë para tij 15 dhe ai u tha: «Çfarë bëtë kështu?! A nuk e dini se dikush si unë mund të shohë të ardhmen». 16 Juda iu përgjigj: «Si t'i përgjigjemi timzoti? Ç'të themi e si të shfajësohemi? Perëndia e zbuloi fajin e shërbëtorëve të tu. Ja tani, jemi skllevër të timzoti, si ne, ashtu edhe ai, të cilit iu gjet kupa». 17 Por Jozefi tha: «Larg qoftë që të bëj këtë gjë! Vetëm ai, të cilit iu gjet kupa do jetë skllavi im. Ndërsa ju shkoni në paqe tek ati juaj».
18 Juda iu afrua Jozefit e i tha: «Të lutem imzot, lejoje shërbëtorin tënd të të thotë një fjalë e mos u zemëro me të, sepse ti je si faraoni vetë. 19 Imzot i pyeti shërbëtorët e tij nëse ati ynë është gjallë e nëse kemi ndonjë vëlla tjetër. 20 Ne i thamë timzoti se kemi një atë të moshuar dhe një vëlla të vogël që i lindi në pleqëri. Vëllai i tij ka vdekur dhe, meqë e ëma e ka djalë të vetëm, i ati e do fort. 21 Atëherë ti u the shërbëtorëve të tu: “Ma sillni që ta shoh me sytë e mi”. 22 Ne iu përgjigjëm timzoti: “Djali s'mund ta lërë të atin, se po e la, i ati do të vdesë”. 23 Por ti u the shërbëtorëve të tu: “Nëse vëllai juaj i vogël nuk vjen bashkë me ju, s'keni për të më takuar”. 24 Kur u kthyem tek ati ynë e shërbëtori yt, i treguam fjalët e timzoti. 25 Por ai na tha: “Kthehuni e na blini ca grurë”. 26 Ne i thamë se nuk mund të shkonim. Vetëm nëse vëllai ynë i vogël do të ishte me ne, do të mund të shkonim, se pa të nuk mund t'i dilnim përpara atij njeriu. 27 Atëherë im atë, shërbëtori yt, na tha: “Ju e dini që gruaja më lindi dy djem. 28 Njëri më iku e them se më është bërë copë-copë dhe që atëherë nuk e kam parë më. 29 Nëse e merrni edhe këtë prej meje e i ndodh ndonjë gjë, këtë plak do ta hidhëroni e do ta shtini në varr”. 30 Prandaj, nëse shkoj tek im atë, shërbëtori yt, dhe djali nuk është me ne, atëherë im atë, jeta e të cilit varet nga jeta e djalit, 31 do të shohë se djali nuk është e do të vdesë. Kështu, shërbëtorët e tu do ta hidhërojnë plakun e do ta shtien në varr. 32 Shërbëtori yt u bë dorëzanë për djalin para atit tim e i thashë se, nëse nuk ia sjell, do të jem fajtor para tij për tërë jetën. 33 Prandaj, lejoje shërbëtorin tënd të marrë vendin e djalit si skllav i timzoti e djali të shkojë bashkë me vëllezërit. 34 Si mund të shkoj tek im atë, kur djali nuk është me mua? Mos më lër të shoh mjerimin e tim eti!».Tue, 16 Aug 2022 - 98 - Zanafilla 43
Vëllezërit kthehen në Egjipt
1 Zia e bukës ishte e rëndë mbi tokë. 2 Kur mbaruan së ngrëni grurin që kishin sjellë nga Egjipti, Jakobi, ati i tyre, u tha: «Kthehuni në Egjipt për të na blerë pak ushqime». 3 Juda iu përgjigj: «Ai na paralajmëroi qartë se nuk mund ta takojmë pa qenë edhe vëllai ynë me ne. 4 Nëse e lë vëllanë tonë të vijë bashkë me ne, do të shkojmë e do të blejmë ushqime për ty. 5 Por, nëse nuk e lë, nuk do të shkojmë, sepse ai na tha se nuk mund ta takojmë pa qenë edhe vëllai ynë me ne». 6 Atëherë Izraeli tha: «Përse ma bëtë këtë të keqe duke i treguar se kishit edhe një vëlla tjetër?». 7 Ata i thanë: «Ai na pyeti imtësisht për veten tonë e për farefisin: “A është ati juaj ende gjallë? A keni vëlla tjetër?”. Ne iu përgjigjëm sipas pyetjeve që na bëri. Ku ta dinim ne se do të na thoshte: “Silleni edhe vëllanë tuaj!”?». 8 Juda i tha Izraelit, të atit: «Lëre djalin me mua, që të ngrihemi e të shkojmë dhe kështu do të mbesim gjallë e nuk do të vdesim ne, ti e fëmijët tanë. 9 Unë do të bëhem dorëzanë për të dhe mua do të më kërkosh llogari. Nëse nuk ta kthej djalin e nuk ta vë përpara, do të jem fajtor ndaj teje për tërë jetën. 10 Po të mos ishim vonuar, tani do të ishim kthyer për herë të dytë».
11 Atëherë Izraeli, ati i tyre, u tha: «Nëse është kështu puna, atëherë bëni siç po ju them: mbushini trastat me prodhimet më të mira të vendit dhe çojini atij si dhuratë, pak balsam, pak mjaltë, erëza të mira, mirrë, lajthi e bajame. 12 Merrni me vete dyfishin e parave. Kthejani paratë që ju kishin vënë te gryka e thasëve, se ndoshta është bërë ndonjë gabim. 13 Merreni vëllanë tuaj dhe ngrihuni e shkoni tek ai njeri. 14 Perëndia i gjithëpushtetshëm e zbuttë këtë njeri që t'ju lirojë vëllanë tjetër dhe Benjaminin. Sa për mua, nëse mbes pa djem, le të mbes!». 15 Atëherë morën me vete dhuratat, dyfishin e parave dhe Benjaminin. U ngritën e shkuan në Egjipt e u paraqitën para Jozefit. 16 Kur Jozefi pa Benjaminin bashkë me ta, i tha kujdestarit të shtëpisë: «Çoji këta njerëz në shtëpi. Ther një kafshë e shtro tryezën, se do të hanë drekë me mua». 17 Ai bëri siç i tha Jozefi dhe i solli në shtëpinë e tij. 18 Ata i kapi frika kur i sollën në shtëpinë e Jozefit, se thoshin: «Na ka sjellë këtu për shkak të parave të gjetura në thasë herën e parë. Do të na hidhet e do të na sulet, që të na zërë skllevër e të na marrë gomarët». 19 Prandaj, kur po hynin, iu afruan kujdestarit të shtëpisë së Jozefit e i thanë: 20 «Të na falë imzot, ne kemi ardhur edhe herë tjetër për të blerë grurë. 21 Kur arritëm në një bujtinë, hapëm thasët dhe secili gjeti në grykën e thasëve shumën që kishte paguar. Prandaj i kemi sjellë prapë. 22 Kemi sjellë edhe para të tjera për të blerë ushqime. Ne nuk e dimë kush i futi paratë në thasë». 23 Ai u tha: «Qetësohuni! Mos kini frikë! Ka qenë Perëndia juaj, Perëndia i atit tuaj, ai që ju vuri thesare në thasë. Unë për vete i mora ç'më dhatë». Pastaj iu solli Simeonin. 24 Kur i solli në shtëpinë e Jozefit u dha ujë për të larë këmbët dhe u nxori tagji gomarëve. 25 Ndërkohë që prisnin Jozefin për drekë, ata bënë gati dhuratat, se e morën vesh që do të hanin aty.
26 Kur erdhi Jozefi në shtëpi, i dhanë dhuratat që kishin sjellë e iu përkulën gjer në tokë. 27 Ai i pyeti si ishin e u tha: «A është mirë ati juaj i moshuar për të cilin më treguat? A është ende gjallë?». 28 Ata i thanë: «Shërbëtori yt, ati ynë, është shëndoshë e mirë. Ai është ende gjallë». Pastaj u përkulën me nderim. 29 Jozefi ngriti sytë e pa Benjaminin, të vëllanë, birin e nënës së vet e u tha: «A është ky vëllai juaj i vogël për të cilin më treguat?» dhe vazhdoi: «Perëndia pastë mëshirë për ty, biri im!». 30 Jozefi u mallëngjye kur pa të vëllanë e doli me të shpejtë, se i erdhi për të qarë. Hyri në dhomën e vet e qau. 31 Pastaj e lau fytyrën e doli prej dhomës. E mbajti veten e tha: «Na shtroni të hamë!». 32 Shtruan për Jozefin veç, për vëllezërit veç dhe për egjiptianët që hanin me të veç,Tue, 16 Aug 2022 - 97 - Zanafilla 42
Bijtë e Jakobit në Egjipt
1 Jakobi pa se kishte grurë në Egjipt e u tha të bijve: «Ç'më shikoni njëri-tjetrin? 2 Dëgjova se në Egjipt ka grurë. Shkoni atje e na blini grurë, që të mbetemi gjallë e të mos vdesim». 3 Kështu, të dhjetë vëllezërit e Jozefit shkuan për të blerë grurë në Egjipt. 4 Por Benjaminin, vëllain e Jozefit, Jakobi nuk e dërgoi me ta, se kishte frikë mos i ndodhte ndonjë gjë e keqe. 5 Kështu, bijtë e Izraelit erdhën për të blerë grurë bashkë me njerëz të tjerë, sepse në tokën e Kanaanit kishte rënë zia e bukës.
6 Jozefi ishte i pari i vendit. Ai i shiste grurë tërë popullit. Atëherë vëllezërit e Jozefit erdhën e iu përkulën me fytyrë përdhe. 7 Jozefi i pa vëllezërit dhe i njohu, por i trajtoi si të huaj e u foli ashpër: «Nga vini?». Ata u përgjigjën: «Vijmë nga toka e Kanaanit për të blerë ushqime». 8 Edhe pse Jozefi i njohu vëllezërit, ata nuk e njohën. 9 Jozefit iu kujtuan ëndrrat që kishte parë dikur për ta. Atëherë u tha: «Jeni spiunë! Keni ardhur të zbuloni vendet e pambrojtura». 10 Por ata i thanë: «Jo, imzot. Shërbëtorët e tu kanë ardhur për të blerë ushqime. 11 Të gjithë ne jemi bijtë e një njeriu. Jemi njerëz të ndershëm. Shërbëtorët e tu nuk janë spiunë». 12 Ai u tha: «Jo! Keni ardhur që të zbuloni vendet e pambrojtura!». 13 Ata i thanë: «Shërbëtorët e tu janë dymbëdhjetë vëllezër, bij të një njeriu nga toka e Kanaanit. Vëllai i vogël është me atin tonë, ndërsa një tjetër nuk është më». 14 Jozefi iu përgjigj: «Është siç ju thashë: ju jeni spiunë! 15 Unë do t'ju vë në provë kështu: pasha jetën e faraonit, ju nuk do të dilni që këtej pa ardhur këtu vëllai juaj i vogël. 16 Dërgoni njërin prej jush të marrë vëllanë tuaj. Të tjerët do të futen në burg, derisa të vërtetohen fjalët tuaja. Nëse jo, pasha faraonin, ju jeni spiunë!». 17 Kështu, i futi në burg për tri ditë.
18 Ditën e tretë, Jozefi u tha: «Bëni siç ju thashë e do të jetoni, sepse unë i druhem Perëndisë. 19 Nëse jeni të ndershëm, njëri prej jush të rrijë në burg, ndërsa ju shkoni e çoni grurë te shtëpitë tuaja të uritura. 20 Pastaj më sillni vëllanë tuaj të vogël, që të vërtetohet çfarë thatë e kështu të mos vdisni». Ata bënë siç u tha 21 e i thanë njëri-tjetrit: «Jemi me të vërtetë fajtorë për vëllanë tonë, Jozefin, sepse e pamë sa në ankth ishte kur na lypte mëshirë dhe nuk e dëgjuam, prandaj na ra kjo fatkeqësi». 22 Atëherë Rubeni u tha: «A nuk ju thashë të mos mëkatonit kundër djalit? Por ju nuk dëgjuat. Tani po na kërkohet shpagim për gjakun e tij!». 23 Ata nuk e dinin se Jozefi i kuptonte, sepse u fliste me përkthyes. 24 Jozefi u largua prej tyre e qau. Pastaj u kthye tek ata e u foli. Mori Simeonin e i vuri prangat para tyre. 25 Dha urdhër që t'ua mbushnin thasët me grurë, t'ua vinin paratë në thesin e secilit e t'u jepnin ushqime për rrugë. Dhe kështu u bë.
Vëllezërit kthehen në Kanaan
26 Ata i ngarkuan thasët mbi gomarë e u larguan që andej. 27 Kur ishin në një bujtinë, njëri prej tyre hapi thesin për t'i dhënë tagji gomarit, dhe pa paratë në grykë të thesit. 28 Atëherë u tha vëllezërve: «Më kanë kthyer paratë! Ja ku janë, në thes!». Atyre sa nuk u pushoi zemra e të frikësuar thanë: «Ç'është kjo që na bëri Perëndia?».
29 Kur mbërritën në tokën e Kanaanit, te Jakobi, ati i tyre, i treguan gjithçka që u kishte ndodhur: 30 «Zoti i atij vendi na foli ashpër e na trajtoi si spiunë. 31 Ne i thamë: “Jemi njerëz të ndershëm e jo spiunë. 32 Jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të një ati. Njëri nga vëllezërit nuk është më, kurse më i vogli është me atin tonë në tokën e Kanaanit”. 33 Por ai, zoti i atij vendi, na tha: “Ja si do ta di nëse jeni të ndershëm. Lëreni një nga vëllezërit tek unë. Merrni grurë për shtëpitë tuaja të uritura dhe shkoni 34 e më sillni vëllanë tuaj të vogël. Atëherë do ta di që nuk jeni spiunë, por njerëz të ndershëm. Pastaj do t'jua jap vëllanë tuaj e ju do të mund të bëni tregti në këtë vend”».
35 Zbrazën thasët dhe secili gjeti në thes qeskën e vet të parave. Kur i panë,Tue, 16 Aug 2022 - 96 - Zanafilla 41
Ëndrra e faraonit
1 Pas plot dy vjetësh, faraoni pa një ëndërr: po qëndronte pranë lumit Nil, 2 kur nga lumi po dilnin shtatë lopë të hijshme e të majme e po kullotnin ndër xunkthe. 3 Pas tyre dolën nga lumi edhe shtatë lopë të tjera. Ato ishin të ligshta e të dobëta. Qëndruan pranë lopëve në breg të lumit Nil, 4 e i hëngrën lopët e hijshme e të majme. Atëherë faraoni u zgjua. 5 Pastaj e zuri gjumi e pa përsëri një ëndërr: shtatë kallinj të plotë e të mirë po dilnin nga një kërcell. 6 Pas tyre dolën shtatë kallinj të hollë e të tharë nga era e lindjes, 7 që i përpinë shtatë kallinjtë e plotë. Atëherë faraoni u zgjua. Kishte qenë në ëndërr! 8 Në mëngjes, shpirtin e kishte të trazuar. Dërgoi njerëz e thirri të gjithë magjistarët e dijetarët e Egjiptit. Ua tregoi ëndrrat, por askush nuk mund t'ia shpjegonte.
9 Atëherë i pari i kupëmbajtësve i tha faraonit: «Sot po më kujtohet faji im. 10 Kur faraoni u zemërua me shërbëtorët e tij, na futi në burg, mua dhe të parin e bukëpjekësve, nën ruajtjen e komandantit të truprojës. 11 Një natë, që të dy pamë nga një ëndërr e secila ëndërr kishte kuptimin e vet. 12 Atje, bashkë me ne, ishte një djalosh hebre, skllav i komandantit të truprojës. Ia treguam atij dhe ai na e shpjegoi secilit ëndrrën. 13 Siç na i shpjegoi ai, ashtu edhe ndodhi. Unë u riktheva në detyrë, ndërsa tjetri u var».
14 Atëherë faraoni dërgoi njerëz e thirri Jozefin. Ata e nxorën me të shpejtë nga burgu. Jozefi u rrua, ndërroi rrobat e doli para faraonit. 15 Faraoni i tha Jozefit: «Kam parë një ëndërr e s'ka kush të ma shpjegojë. Kam dëgjuar se ti mund të shpjegosh çdo ëndërr që dëgjon». 16 Jozefi iu përgjigj: «Jo unë, por Perëndia do t'i japë faraonit një përgjigje të mirë». 17 Faraoni i tha: «Në ëndërr po qëndroja në breg të lumit Nil, 18 kur nga lumi po dilnin shtatë lopë të majme e të hijshme e po kullotnin ndër xunkthe. 19 Pas tyre dolën edhe shtatë lopë të tjera. Ato ishin të këputura, shumë të ligshta e të dobëta. Lopë kaq të këqija nuk kisha parë kurrë në tërë tokën e Egjiptit. 20 Ato i hëngrën shtatë lopët e para që ishin të majme, 21 i përlanë, por nuk merrej vesh që i kishin ngrënë, sepse ishin po aq të ligshta sa në fillim. Atëherë u zgjova. 22 Pastaj pashë në ëndërr shtatë kallinj të plotë e të mirë që po dilnin nga një kërcell. 23 Pas tyre dolën shtatë kallinj të fishkur, të hollë e të tharë nga era e lindjes 24 e i përpinë shtatë kallinjtë e mirë. Ua tregova magjistarëve, por askush nuk mundi të m'i shpjegojë».
25 Atëherë Jozefi i tha faraonit: «Ëndrrat e faraonit janë të njëjta. Faraonit i është treguar se çfarë do të bëjë Perëndia. 26 Shtatë lopët e mira e shtatë kallinjtë e mirë janë shtatë vjet. Ëndrrat janë të njëjta. 27 Shtatë lopët e dobëta e të ligshta që dolën pas tyre dhe shtatë kallinjtë bosh e të tharë nga era e lindjes janë shtatë vjet zi buke. 28 Këtë gjë i them faraonit: atij i është zbuluar se çfarë do të bëjë Perëndia. 29 Ja, tërë Egjipti do të ketë shtatë vite të begatshme. 30 Pas tyre do të vijnë shtatë vite zi buke dhe gjithë begatia do të harrohet në tokën e Egjiptit. Zia e bukës do ta shkatërrojë vendin. 31 Begatia e tokës nuk do të mbahet më mend, se zia që do të vijë më pas do të jetë shumë e madhe. 32 Sa për ëndrrën që t'u përsërit dy herë, do të thotë se vendimi është marrë nga Perëndia dhe se ai ka për të vepruar shumë shpejt. 33 Prandaj, faraoni të kërkojë një njeri të zgjuar e të ditur që ta vendosë në krye të Egjiptit. 34 Faraoni të caktojë mbikëqyrës në tokën e Egjiptit që, gjatë shtatë viteve të begatshme, të marrë të pestën e prodhimeve. 35 Mbikëqyrësit të mbledhin të gjitha ushqimet e këtyre viteve të mbara që po vijnë. Të grumbullojnë grurë në emër të faraonit e ta ruajnë si ushqim për qytetet. 36 Kjo, do të jetë tëmotje për vendin gjatë shtatë viteve të zisë që do të mbulojë tokën e Egjiptit. Kështu, vendi nuk do të marrë fund nga zia e bukës».
Jozefi mbikëqyrës i Egjiptit
37 Kjo gjë i pëlqeu faraonit e gjithë shërbëtorëve të ti...Tue, 16 Aug 2022 - 95 - Zanafilla 40
Ëndrra e oborrtarëve
1 Pas këtyre ngjarjeve, kupëmbajtësi e bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit bënë faj ndaj zotërisë së tyre, mbretit të Egjiptit. 2 Faraoni u zemërua me të dy oborrtarët e tij, me të parin e kupëmbajtësve e me të parin e bukëpjekësve. 3 I futi në burg, në të njëjtin vend ku ishte i burgosur edhe Jozefi, nën ruajtjen e komandantit të truprojës. 4 Ky u caktoi Jozefin që t'u shërbente. Ata mbetën të burgosur për njëfarë kohe. 5 Një natë kupëmbajtësi e bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit, që ishin të burgosur, panë nga një ëndërr dhe secila kishte kuptimin e vet. 6 Kur Jozefi erdhi tek ata në mëngjes, pa se ishin të shqetësuar. 7 Atëherë i pyeti oborrtarët e faraonit që ishin të burgosur bashkë me të: «Përse jeni kaq të mërzitur sot?». 8 Ata thanë: «Pamë nga një ëndërr, por nuk ka kush të na i shpjegojë». Por Jozefi u tha: «A nuk e di Perëndia kuptimin e ëndrrave? M'i tregoni, pra, ëndrrat!».
9 Atëherë i pari i kupëmbajtësve tregoi ëndrrën e vet: «Në ëndërr pashë një hardhi përpara meje. 10 Hardhia kishte tri degë e posa filloi të bulojë, lulet çelën e vilet e rrushit u poqën. 11 Në dorë kisha kupën e faraonit. I kapa vilet e rrushit, i shtrydha në kupë e ia dhashë faraonit në dorë». 12 Jozefi i tha: «Kuptimi i ëndrrës është ky: tri degët janë tri ditë. 13 Brenda tri ditësh faraoni do të të falë, do të të rikthejë në detyrën që kishe e ti do t'ia japësh kupën në dorë, ashtu siç bëje më parë kur ishe kupëmbajtësi i tij. 14 Por kur të jesh i lirë më kujto e tregohu mirëdashës me mua. Më përmend para faraonit që të më nxjerrësh nga burgu, 15 sepse me dhunë më rrëmbyen nga toka e hebrenjve. Edhe këtu nuk kam bërë asgjë që të meritoj burgun».
16 Kur i pari i bukëpjekësve pa se shpjegimi i ëndrrës ishte i mirë, i tha Jozefit: «Edhe unë pashë një ëndërr. Mbi krye kisha tri shporta me bukë. 17 Shporta e sipërme kishte gjithfarë ushqimesh të gatuara për faraonin, por po i hanin shpendët. Ato po hanin nga shporta që ishte mbi kokën time». 18 Jozefi iu përgjigj: «Kuptimi i ëndrrës është ky: tri shportat janë tri ditë. 19 Brenda tri ditësh faraoni do të ta presë kokën, do të të varë në pemë e shpendët do të të hanë trupin». 20 Ditën e tretë ishte ditëlindja e faraonit. Ai shtroi një gosti për gjithë shërbëtorët e tij dhe nxori para tyre të parin e kupëmbajtësve e të parin e bukëpjekësve. 21 Të parin e kupëmbajtësve e rikthehu në detyrë që t'i jepte kupën në dorë. 22 Ndërsa bukëpjekësin e vari, ashtu siç ua kishte shpjeguar Jozefi. 23 Mirëpo i pari i kupëmbajtësve nuk u kujtua për Jozefin. Ai e harroi atë.Tue, 16 Aug 2022 - 94 - Zanafilla 39
Jozefi dhe gruaja e Potifarit
1 Jozefin e sollën në Egjipt. Potifari, një egjiptian, oborrtar i faraonit e komandant i rojave, e bleu Jozefin nga dora e ishmaelitëve që e kishin sjellë aty. 2 Zoti ishte me Jozefin dhe atij i shkonte mbarë. Ai banoi në shtëpinë e zotërisë së tij egjiptian. 3 Potifari e pa se Zoti ishte me të e ia sillte mbarë në çdo gjë që bënte. 4 Jozefi gjeti hir para Potifarit e u bë shërbëtori i tij. Ky e caktoi kujdestar të shtëpisë e gjithçka që kishte e la në dorë të Jozefit. 5 Qëkurse Potifari e vuri kujdestar të shtëpisë e të gjithçkaje të tijën, Zoti e bekoi shtëpinë e egjiptianit për shkak të Jozefit. Zoti i bekoi çdo gjë që kishte në shtëpi e në fushë. 6 Potifari ia la në dorë Jozefit gjithçka që kishte e nuk shqetësohej më për asgjë, përveç bukës që hante.
Jozefi ishte i bukur e i pashëm. 7 Pas këtyre ngjarjeve, gruaja e zotërisë së tij, ia vuri syrin Jozefit e i tha: «Fli me mua!». 8 Jozefi nuk pranoi e i tha: «Falë meje, imzot nuk shqetësohet më për shtëpinë e gjithçka që ka ma ka lënë në dorë. 9 Askush në këtë shtëpi nuk është më i madh se unë. Ai nuk më ka mohuar asgjë përveç teje, sepse ti je gruaja e tij. Si të bëj një gjë kaq të keqe e të mëkatoj kundër Perëndisë?». 10 Ndonëse ajo i fliste përditë, Jozefi nuk pranoi të shtrihej e të flinte me të. 11 Por një ditë ai hyri në shtëpi për të bërë punët e veta dhe në shtëpi nuk kishte njeri. 12 Atëherë ajo e kapi prej rrobave e i tha: «Fli me mua!». Ai ia la rrobat në dorë e iku e doli përjashta. 13 Kur pa se Jozefi ia la rrobat në dorë e iku përjashta, 14 thirri njerëzit e shtëpisë e u tha: «Shikoni, im shoq na solli një hebre që tallet me ne. Ai erdhi tek unë që të flinte me mua, por unë bërtita me të madhe. 15 Kur pa se e ngrita zërin e thirra, më la rrobat dhe iku e doli përjashta». 16 Ajo i mbajti rrobat e tij pranë, derisa i zoti erdhi në shtëpi. 17 Pastaj i tha të njëjtën gjë: «Skllavi hebre që na solle, erdhi tek unë që të më ngacmojë. 18 Por kur e ngrita zërin e thirra, më la rrobat dhe iku përjashta».
19 Kur i zoti dëgjoi fjalët e të shoqes që thoshte: «Kështu ma bëri shërbëtori yt», u zemërua. 20 E mori Jozefin dhe e futi në burg, aty ku mbaheshin të burgosurit e mbretit. Jozefi mbeti në burg, 21 por Zoti ishte me të. Zoti pati mëshirë për të, prandaj komandanti i burgut e mori me sy të mirë. 22 Ky ia besoi Jozefit të gjithë të burgosurit që ishin në burg e ai u bë përgjegjës për çdo gjë që bëhej në atë vend. 23 Komandanti nuk kujdesej më për asgjë nga ato që kishte lënë në dorë të Jozefit, sepse Zoti ishte me të dhe çdo gjë që Jozefi bënte, Zoti ia sillte mbarë.Tue, 16 Aug 2022 - 93 - Zanafilla 38
Juda dhe Tamara
1 Në atë kohë Juda u largua nga vëllezërit e banoi pranë Hirahut, një burrë nga Adulamia. 2 Aty, Juda pa bijën e një kananiti që quhej Shua. E mori e fjeti me të. 3 Ajo mbeti shtatzënë e lindi një djalë që ai e quajti Er. 4 Ajo mbeti përsëri shtatzënë e lindi një djalë që e quajti Onan. 5 Ajo lindi edhe një djalë tjetër që e quajti Shelah. Kur ndodhi kjo, Juda ishte në Kezib. 6 Juda i gjeti një grua Erit, të parëlindurit. Ajo quhej Tamarë. 7 Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i lig para Zotit dhe Zoti e vrau. 8 Atëherë Juda i tha Onanit: «Fli me gruan e tët vëllai e martohu me të, si kunat që je, që ta mbash gjallë farën e vëllait tënd». 9 Por Onani e dinte që fëmijët nuk do të njiheshin si të tijtë, prandaj sa herë që flinte me gruan e të vëllait e derdhte farën përtokë, që të mos e mbante gjallë farën e të vëllait. 10 Kjo gjë ishte e ligë para Zotit, prandaj Zoti e vrau edhe Onanin. 11 Atëherë Juda i tha Tamarës, të resë: «Rri si vejushë në shtëpinë e atit tënd derisa të rritet im bir, Shelahu». Sepse kishte frikë se edhe ky do t'i vdiste si të tjerët. Kështu, Tamara shkoi e jetoi në shtëpinë e të atit.
12 Pas një kohe të gjatë, vdiq gruaja e Judës, bija e Shuaut. Kur mbaruan ditët e zisë, Juda bashkë me mikun e tij, Hirahun nga Adulamia, shkuan në Timnah te qethësit e dhenve. 13 Tamarën e lajmëruan që vjehrri i saj po shkonte në Timnah për të qethur dhentë. 14 Ajo hoqi rrobat e vejërisë, u mbulua me një vel, u mbështoll e tëra dhe u ul në hyrje të Enaimit që ishte rrugës për në Timnah. E bëri këtë, sepse kishte parë që Shelahu ishte rritur, por nuk ia kishin dhënë për burrë. 15 Juda e pa dhe e kujtoi për lavire, se ajo e kishte fytyrën të mbuluar. 16 Ai iu afrua buzë rrugës e i tha: «Eja të flemë bashkë!», sepse nuk e dinte se ishte e reja e tij. Ajo i tha: «Çfarë do të më japësh që të flesh me mua?». 17 Ai iu përgjigj: «Do të të çoj një kec nga kopeja». Ajo tha: «Vetëm nëse më jep një peng derisa të ma dërgosh». 18 Ai i tha: «Çfarë pengu do që të të jap?». Ajo i tha: «Vulën, varësen dhe shkopin që ke në dorë». Ai ia dha. Fjeti me të e ajo mbeti shtatzënë. 19 Pastaj Tamara u ngrit e u largua. Hoqi velin e veshi rrobat e vejërisë.
20 Juda ia çoi kecin përmes mikut nga Adulamia që t'i merrte pengun, por ai nuk e gjeti. 21 I pyeti vendasit: «Ku është lavirja e kultit që rrinte në Enaim, pranë rrugës?». Ata i thanë: «Këtu nuk ka pasur lavire kulti». 22 Pastaj u kthye te Juda e i tha: «Nuk e gjeta dhe vendasit më thanë se aty nuk ka pasur lavire kulti». 23 Atëherë Juda tha: «Le ta mbajë pengun, përndryshe do të bëhemi gazi i botës. Ja, unë ia çova kecin, por ti nuk e gjete».
24 Pas tre muajsh e lajmëruan Judën e i thanë: «Tamara, e reja jote, është bërë lavire e ka mbetur shtatzënë». Atëherë Juda tha: «Nxirreni jashtë e digjeni!». 25 Kur po e nxirrnin jashtë, ajo dërgoi njerëz te i vjehrri për t'i thënë: «Burri, të cilit i përkasin këto, më la me barrë. Shiko mirë! E kujt është kjo vulë, kjo varëse e ky shkop?». 26 Juda i njohu e tha: «Tamara është më e drejtë se unë, sepse nuk i dhashë Shelahun, tim bir». Ai nuk fjeti më me të.
27 Kur erdhi koha për të lindur, ajo lindi binjakë. 28 Gjatë lindjes njëri nga binjakët nxori dorën. Mamia ia kapi dorën dhe i lidhi një fije të kuqe e tha: «Ky doli i pari». 29 Por sapo ky e tërhoqi brenda dorën, doli i vëllai. Atëherë ajo tha: «Si çave përpara ti!». Prandaj u quajt Perec. 30 Pastaj doli i vëllai, në dorën e të cilit ishte fija e kuqe. Ky u quajt Zerah.Tue, 16 Aug 2022 - 92 - Zanafilla 37
Jozefi dhe vëllezërit
1 Jakobi banoi në tokën e Kanaanit, aty ku kishte banuar edhe i ati. 2 Kjo është historia e Jakobit: Jozefi ishte shtatëmbëdhjetë vjeç e kulloste dhentë bashkë me vëllezërit. Ai ishte ndihmësith i bijve të Bilhës e Zilfës, dy grave të të atit. Por Jozefi i tregoi të atit për namin e keq të vëllezërve të vet. 3 Izraeli e donte Jozefin më shumë se bijtë e tjerë, se e kishte birin e pleqërisë. Ai i bëri Jozefit një tunikë shumëngjyrësheu. 4 Kur vëllezërit panë se ati i tyre e donte më shumë se ata, e urryen Jozefin e nuk i flisnin dot me të mirë.
5 Jozefi pa një ëndërr dhe, kur ua tregoi vëllezërve, ata e urryen edhe më shumë. 6 Ai u tha: «Dëgjoni ëndrrën që pashë. 7 Po mblidhnim dorëza gruri në mes të fushës. Kur ja, dorëza ime u ngrit e qëndroi drejt. Ndërsa dorëzat tuaja u mblodhën përreth e u përkulën me nderim para dorëzës sime». 8 Atëherë vëllezërit i thanë: «A thua do të bëhesh mbreti ynë e do të sundosh mbi ne?!». Kështu, ata e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave e fjalëve të tij.
9 Jozefi pa edhe një ëndërr tjetër e ua tregoi vëllezërve të vet: «Pashë një ëndërr tjetër. Dielli, hëna e njëmbëdhjetë yje po më përkuleshin me nderim». 10 Kur ia tregoi të atit e vëllezërve, i ati e qortoi e i tha: «Ç'është kjo ëndërr! A po thua që unë, jot ëmë e vëllezërit e tu do u përkulkemi gjer në tokë para teje?!». 11 Vëllezërit e patën zili, kurse i ati e mbajti në mend këtë gjë.
Vëllezërit shesin vëllanë
12 Vëllezërit shkuan në Shekem për të kullotur dhentë e atit të tyre. 13 Atëherë Izraeli i tha Jozefit: «Vëllezërit e tu po kullotin dhentë në Shekem. Ngrihu e shko tek ata!». Ai u përgjigj: «Gati jam!». 14 Izraeli i tha: «Shko, shih a janë mirë vëllezërit e dhentë e më kthe përgjigje». Kështu, e dërgoi Jozefin nga lugina e Hebronit dhe ai mbërriti në Shekem. 15 Atje gjeti një njeri që po sillej nëpër fushë, i cili e pyeti: «Çfarë po kërkon?». 16 Jozefi iu përgjigj: «Po kërkoj vëllezërit e mi. Më trego, ku po kullotin». 17 Njeriu i tha: «Kanë ikur që këtej, por unë i dëgjova që thoshin: “Të shkojmë në Dotan”». Atëherë Jozefi shkoi pas vëllezërve e i gjeti në Dotan. 18 Ata e panë Jozefin që larg dhe para se të afrohej kurdisën një plan për ta vrarë. 19 I thanë njëri-tjetrit: «Ja, po vjen ky ëndërrimtari! 20 Ejani tani, ta vrasim e ta hedhim në një gropë e të themi se e shqyen egërsirat. Atëherë do të shohim sa i vlejnë ëndrrat!». 21 Rubeni i dëgjoi dhe e shpëtoi Jozefin prej duarve të tyre, kur u tha: «Mos t'ia marrim jetën». 22 Ai shtoi: «Mos derdhni gjak! Hidheni në këtë gropë, në shkretëtirë, por mos vini dorë mbi të». Ai donte ta shpëtonte nga duart e tyre që t'ia kthente të atit. 23 Kur Jozefi mbërriti te vëllezërit, ata e zhveshën. Pasi ia zhveshën tunikën shumëngjyrëshe që mbante veshur, 24 e morën dhe e hodhën në një gropë. Gropa ishte bosh e pa ujë.
25 Pastaj u ulën të hanë bukë. Kur ngritën sytë, panë një karvan ishmaelitësh që po vinte nga Gileadi e po shkonte për në Egjipt me deve të ngarkuara me rrëshirë, balsam e mirrë. 26 Atëherë Juda u tha vëllezërve: «Çfarë përfitimi kemi nëse e vrasim vëllanë e ia fshehim kufomënv. 27 Ejani, t'ua shesim ishmaelitëve e të mos vëmë dorë mbi të, se është vëllai e gjakux ynë». 28 Kur tregtarët midianitë kaluan andej, e nxorën Jozefin nga gropa e ua shitën ishmaelitëve për njëzet sikla argjendi. Ata e çuan Jozefin në Egjipt.
29 Rubeni u kthye te gropa, por Jozefi nuk ishte atje. Atëherë shqeu rrobat, 30 u kthye te vëllezërit e u tha: «Djali nuk është më atje! Kah t'ia mbaj unë tani?». 31 Pastaj morën tunikën e Jozefit dhe e zhytën në gjakun e një cjapi që therën. 32 Ia sollën tunikën shumëngjyrëshe të atit e i thanë: «Gjetëm këtë! Shikoje mirë! A është e djalit tënd apo jo?». 33 Ai e njohu tunikën e tha: «Është tunika e ti...Tue, 16 Aug 2022 - 91 - Zanafilla 36
Pasardhësit e Esaut
1 Këta janë pasardhësit e Esaut që quhet edhe Edom: 2 Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanit. Ai mori Adën, bijën e Elon Hititit, Oholibamën, bijën e Anahut, mbesënt e Cibeon Hivitit 3 dhe Basematën, bijën e Ishmaelit, motrën e Nebajotit. 4 Ada i lindi Esaut Elifazin. Basemata lindi Reuelin. 5 Oholibama lindi Jeushin, Jalamin e Korahun. Këta qenë bijtë e Esaut që i lindën në tokën e Kanaanit.
6 Atëherë Esau mori me vete gratë e tij, bijtë e bijat, gjithë njerëzit e shtëpisë, gjithë bagëtitë e kafshët, gjithë pasurinë që kishte grumbulluar në tokën e Kanaanit e shkoi në një vend tjetër që të ishte larg të vëllait, Jakobit. 7 Pasuria e tyre ishte aq e madhe sa nuk mund të jetonin më bashkë dhe vendi ku banonin nuk i zinte për shkak të bagëtive. 8 Kështu, Esau, që quhet edhe Edom, banoi në malin e Seirit.
9 Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomit, në malin e Seirit. 10 Këta janë emrat e bijve të tij: Elifazi, biri i Adës, gruas së tij, Reueli, biri i Basematës, gruas së tij. 11 Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Cefoi, Gatami e Kenazi. 12 Timna ishte shemra e Elifazit, birit të Esaut. Ajo i lindi Amalekun. Këta janë bijtë e Adës, gruas së Esaut. 13 Bijtë e Reuelit janë Nahati, Zerahu, Shamahu e Mizahu. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut. 14 Bijtë që gruaja e Esaut, Oholibama, e bija e Anahut, mbesa e Cibeonit, i lindi atij, janë Jeushi, Jalami e Korahu.
Prijësit e Edomit
15 Këta janë prijësit e bijve të Esaut. Këta janë bijtë e Elifazit, të parëlindurit të Esaut: prijësi Teman, prijësi Omar, prijësi Cefo, prijësi Kenaz, 16 prijësi Korah, prijësi Gatam e prijësi Amalek. Këta janë prijësit e Elifazit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Adës. 17 Këta janë bijtë e Reuelit, birit të Esaut: prijësi Nahat, prijësi Zerah, prijësi Shamah e prijësi Mizah. Këta janë prijësit e Reuelit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut. 18 Këta janë bijtë e Oholibamës, gruas së Esaut: prijësi Jeush, prijësi Jalam e prijësi Korah. Këta janë prijësit e Oholibamës, gruas së Esaut, të bijës së Anahut. 19 Këta janë bijtë e Esaut e prijësit e tyre. Ky është Edomi.
20 Këta janë bijtë e Seir Horitit. Ata janë banorët e Lotanit, Shobalit, Cibeonit, Anahut, 21 Dishonit, Ecerit e Dishanit. Këta janë prijësit e horitëve, bijtë e Seirit, në tokën e Edomit. 22 Bijtë e Lotanit ishin Horiu e Hemami. Motra e Lotanit ishte Timna. 23 Këta janë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Shefoi e Onami. 24 Bijtë e Cibeonit janë Ajahu e Anahu. Anahu është ai që gjeti në shkretëtirë burime ujërash të ngrohta kur po kulloste gomarët e të atit. 25 Këta janë fëmijët e Anahut: Dishoni e Oholibama, bija e Anahut. 26 Këta janë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Itrani e Kerani. 27 Këta janë bijtë e Ecerit: Bilhani, Zavani e Akani. 28 Këta janë bijtë e Dishanit: Uci e Arani. 29 Këta janë prijësit e horitëve: prijësi Lotan, prijësi Shobal, prijësi Cibeon, prijësi Anah, 30 prijësi Dishon, prijësi Ecer e prijësi Dishan. Këta janë prijësit e horitëve sipas fiseve të tyre në tokën e Seirit.
31 Këta janë mbretërit që mbretëruan në tokën e Edomit para se bijtë e Izraelit të kishin ndonjë mbret: 32 Belai, biri i Beorit, që mbretëroi në Edom. Qyteti i tij quhej Dinhabah. 33 Belai vdiq e në vend të tij mbretëroi Jobabi, biri i Zerahut nga Bocrahu. 34 Edhe Jobabi vdiq e në vend të tij mbretëroi Hushami nga toka e temanitëve. 35 Edhe Hushami vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi, biri i Bedadit. Ai i mposhti midianitët në fushën e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit. 36 Edhe Hadadi vdiq e në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masrekahu. 37 Edhe Samlahu vdiq e në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehoboti i Eufratit. 38 Edhe Sauli vdiq e në vend të tij mbretëroi Baal Hanani, biri i Akborit. 39 Edhe Baal Hanani, biri i Akborit, vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadari. Qyteti i tij quhej Pau e gruaja e tij quhej Mehetabelë,Tue, 16 Aug 2022 - 90 - Zanafilla 35
Jakobi kthehet ne Betel
1 Perëndia i tha Jakobit: «Ngrihu, shko në Betel e bano atje. Aty ngri një altar për Perëndinë që t'u shfaq kur ike nga Esau, vëllai yt». 2 Atëherë Jakobi i tha shtëpisë së tij e gjithë atyre që ishin me të: «Hidhni tej perënditë e huaja që janë mes jush. Pastrohuni e ndërroni rrobat. 3 Pastaj të ngrihemi e të shkojmë në Betel që atje t'i ndërtoj një altar Perëndisë që m'u përgjigj ditën kur u gjeta ngushtë dhe që ishte me mua në udhëtimin që bëra». 4 Atëherë ata ia dhanë Jakobit të gjitha perënditë e huaja e vathët që kishin e ai i fshehu nën lisin pranë Shekemit.
5 Kur u nisën, qytetet përreth i kapi tmerri i Perëndisë dhe ata nuk i ndoqën bijtë e Jakobit. 6 Jakobi e tërë populli që ishte me të arritën në Luz që është në tokën e Kanaanit. Ky është Beteli. 7 Aty ngriti një altar dhe vendin e quajti Perëndia i Betelit, se aty iu shfaq Perëndia kur iku nga i vëllai. 8 Në atë kohë vdiq Debora, mëndesha e Rebekës. Ajo u varros nën një lis pranësh Betelit dhe Jakobi e quajti vendin Lisi i Vajtimit.
9 Perëndia iu shfaq përsëri Jakobit kur erdhi nga Padan Arami, e bekoi 10 e i tha: «Emri yt është Jakob. Por nuk do të quhesh më Jakob, sepse emri yt do të jetë Izrael». Kështu e quajti Izrael. 11 Pastaj i tha: «Unë jam Perëndia i gjithëpushtetshëm. Shumohu e shtohu! Prej teje do të dalë një popull e një shumicë popujsh e prej ijëve të tua do të dalin mbretër. 12 Tokën që i dhashë Abrahamit e Isakut do të ta jap ty. Pasardhësve të tu do t'ua jap tokën». 13 Pastaj Perëndia u largua prej tij e prej vendit ku i kishte folur. 14 Atëherë Jakobi ngriti një përmendore guri ne vendin ku Perëndia i kishte folur, e lagu me një fli stërpikjeje dhe derdhi vaj mbi të. 15 Jakobi e quajti Betel vendin ku i kishte folur Perëndia.
Vdekja e Rakelës
16 Ata u nisën nga Beteli e kur ishin ende pak larg nga Efrata, Rakelën e zunë dhimbjet e forta të lindjes. 17 Për shkak se kishte dhimbje të forta gjatë lindjes, mamia i tha: «Mos ki frikë, se u bëre me një tjetër djalë!». 18 Por ajo vdiq dhe, duke dhënë shpirt, e quajti të birin Benoni, ndërsa i ati e quajti Benjamin. 19 Rakela vdiq e u varros udhës për në Efratë, ku është Betlehemi. 20 Jakobi ngriti një përmendore mbi varrin e saj. Kjo është përmendorja e varrit të Rakelës që njihet edhe sot. 21 Atëherë Izraeli shkoi prej andej dhe ngriti tendën përtej Migdal Ederit.
22 Kur Izraeli banoi në këtë vend, Rubeni shkoi e fjeti me Bilhën, shemrën e të atit. Izraeli e mori vesh.
Jakobi kishte dymbëdhjetë djem. 23 Bijtë e Leas ishin Rubeni, i parëlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isahari e Zabuloni. 24 Bijtë e Rakelës ishin Jozefi e Benjamini. 25 Bijtë e Bilhës, shërbëtores së Rakelës, ishin Dani e Neftaliu. 26 Bijtë e Zilfës, shërbëtores së Leas, ishin Gadi e Asheri. Këta ishin bijtë e Jakobit që i lindën në Padan Aram.
Vdekja e Isakut
27 Jakobi mbërriti në Mamre, tek Isaku, i ati. Ky është Kirjat Arba, në Hebron, ku Abrahami e Isaku kishin banuar si të huaj. 28 Isaku ishte njëqind e tetëdhjetë vjeç 29 kur dha shpirt e vdiq. I moshuar e në moshë të thyer, u varros bashkë me popullin e tij. E varrosën të bijtë, Esau e Jakobi.
sh35.8 ose: në jugTue, 16 Aug 2022 - 89 - Zanafilla 34
Dhunimi i Dinës
1 Dina, bija që Lea i lindi Jakobit, doli për të parë bijat e vendit. 2 Kur e pa Shekemi, prijësi i vendit, biri i Hamor Hivitit, e rrëmbeu, fjeti me të dhe e poshtëroi. 3 Por Dina, bija e Jakobit, i hyri në zemër dhe ai e deshi e i foli ëmbëlrr. 4 Kështu, Shekemi i tha Hamorit, të atit: «Ma merr këtë vajzë për grua!».
5 Ndërkohë, Jakobi kishte dëgjuar për çnderimin e bijës së tij, Dinës. Ai heshti derisa u kthyen të bijtë që ishin me bagëtitë në fushë. 6 Atëherë Hamori, ati i Shekemit, shkoi te Jakobi për t'i folur. 7 Ndërkaq bijtë e Jakobit, kur dëgjuan se ç'kishte ngjarë, erdhën nga fusha. Ata ishin të hidhëruar e shumë të zemëruar, sepse Shekemi kishte bërë diçka të turpshme në Izrael. Ai kishte fjetur me bijën e Jakobit. Kjo gjë nuk bëhej.
8 Por Hamori foli me ta e tha: «Shekemit, tim biri, i ka hyrë në zemër vajza juaj. Jepjani, pra, për grua. 9 Bëni krushqi me ne. Na jepni bijat tuaja e merrni tonat. 10 Nëse banoni me ne, vendi do të jetë i hapur për ju. Do të banoni e lëvizni lirishts e do të mund të blini prona». 11 Pastaj Shekemi i tha atit të Dinës e vëllezërve të saj: «Gjetsha hir në sytë tuaj! Do të jap çdo gjë që do të më kërkoni. 12 Më kërkoni për pajë e dhuratë sa të doni e unë do t'jua jap, veç të më jepni vajzën për grua».
13 Atëherë bijtë e Jakobit iu përgjigjën me dredhi Shekemit e Hamorit, atit të tij, sepse ai kishte çnderuar Dinën, motrën e tyre. 14 Kështu, ata u thanë: «Nuk mund ta bëjmë këtë gjë. Nuk mund t'ia japim motrën tonë dikujt që është i parrethprerë, sepse kjo do të ishte e turpshme për ne. 15 Por do të pranojmë vetëm me një kusht: nëse bëheni si ne e çdo mashkull i juaj rrethpritet. 16 Atëherë do t'ju japim bijat tona e ne do të marrim tuajat. Do të banojmë me ju e do të bëhemi një popull i vetëm. 17 Por nëse nuk pranoni të rrethpriteni do të marrim me vete bijën tonë e do të largohemi».
18 Hamorit e birit të tij, Shekemit, u pëlqeu kjo përgjigje. 19 Djaloshi nuk vonoi ta bënte këtë gjë, se e kishte për zemër bijën e Jakobit. Ai ishte më i rëndësishmi në të gjithë familjen e atit të tij. 20 Pastaj Hamori e biri i tij, Shekemi, arritën te porta e qytetit e iu drejtuan njerëzve të qytetit: 21 «Këta njerëz janë miqësorë me ne. Le të banojnë në këtë vend e të lëvizin lirisht, se ka mjaft vend edhe për ta. Bijat e tyre do t'i marrim për gra e do t'u japim bijat tona. 22 Por vetëm me një kusht këta njerëz do të pranojnë të banojnë me ne për t'u bërë një popull i vetëm: tërë meshkujt tanë duhet të rrethpriten ashtu siç rrethpriten edhe ata. 23 A nuk do të bëhen tonat kafshët, pasuritë e bagëtitë e tyre? Mjafton që të pranojmë dhe ata do të banojnë me ne». 24 Tërë ata që dilnin nga porta e qytetit e dëgjuan Hamorin e Shekemin, birin e tij. Kështu tërë meshkujt e qytetit u rrethprenë.
Simeoni e Levi
25 Pas tri ditësh, kur meshkujt e qytetit ende vuanin dhimbjet e rrethprerjes, dy djemtë e Jakobit, Simeoni e Levi, vëllezërit e Dinës, u ngritën secili me shpatë në dorë, hynë në qytet pa u vënë re dhe vranë tërë meshkujt. 26 Ata vranë me shpatë edhe Hamorin me Shekemin, birin e tij. Pastaj morën Dinën nga shtëpia e Shekemit e u larguan. 27 Bijtë e Jakobit u lëshuan mbi të vrarët dhe plaçkitën qytetin që kishte çnderuar motrën e tyre. 28 Ata morën dhentë, qetë, gomarët e gjithçka gjetën në qytet e në fushë. 29 Plaçkitën tërë pasurinë dhe morën rob tërë të vegjlit e gratë bashkë me gjithçka që kishin në shtëpi. 30 Atëherë Jakobi i tha Simeonit e Levit: «Më keni nxjerrë telashe, se më fëlliqët me banorët e vendit, me kananitët e perizitët. Unë kam pak njerëz. Nëse ata bashkohen kundër meje e më sulmojnë, atëherë unë e shtëpia ime do të marrim fund». 31 Por ata thanë: «Pse, si lavire do të trajtohet motra jonë?».
rr34.3 ose: zemrës
Tue, 16 Aug 2022 - 88 - Zanafilla 33
Jakobi takohet me Esaun
1 Jakobi ngriti sytë e pa Esaun që po vinte. Me të ishin katërqind burra. Atëherë i ndau fëmijët mes Leas, Rakelës e dy shërbëtoreve. 2 Shërbëtoret me bijtë e tyre i vuri në fillim, pas tyre vuri Lean me bijtë e saj, në fund vuri Rakelën e Jozefin. 3 Ai vetë shkoi para tyre e u përkul gjer në tokë shtatë herë, derisa iu afrua të vëllait.
4 Por Esau vrapoi për ta takuar dhe e përqafoi. Iu hodh në qafë, e puthi e qanë që të dy. 5 Pastaj Esau ngriti sytë, pa gratë e fëmijët e tha: «Çfarë i ke këta?». Ai iu përgjigj: «Këta janë fëmijët që Perëndia i fali shërbëtorit tënd». 6 Atëherë shërbëtoret bashkë me fëmijët u afruan e u përkulën me nderim. 7 U afrua edhe Lea me fëmijët e saj e u përkulën me nderim. Në fund u afrua Jozefi e Rakela e u përkulën me nderim. 8 Pastaj Esau tha: «Ç'ke ndër mend të bësh me gjithë këto që më solle?». Jakobi iu përgjigj: «I solla që të gjej hir para teje, imzot». 9 Esau tha: «Unë kam mjaft, o vëllai im. Çfarë ke mbaje për vete». 10 Por Jakobi tha: «Jo, të lutem. Nëse kam gjetur hir para teje do ta pranosh këtë dhuratë nga dora ime, sepse të pashë ballë për ballë, si të shihja ballë për ballë Perëndinë, e ti prapë më prite mirë. 11 Pranoje, pra dhuratënq që të solla, se Perëndia është treguar i mëshirshëm me mua e unë kam plot». Kështu, ai nguli këmbë dhe Esau pranoi.
12 Pastaj Esau tha: «Të çohemi e të shkojmë e unë do të të prij». 13 Por Jakobi i tha: «Imzot, ti e di se fëmijët janë të vegjël dhe se dhentë e lopët qumështore i kam kujdes. Nëse i mundoj edhe një ditë, e gjithë bagëtia do të ngordhë. 14 Le të shkojë imzot para shërbëtorit të tij, ndërsa unë do të vij ngadalë me hapin e bagëtisë, që më paraprin, e me hapin e fëmijëve, derisa të arrij tek imzot në Seir».
15 Atëherë Esau tha: «Po lë me ty disa nga njerëzit e mi». Por Jakobi tha: «Përse? Mjaftonr që të gjej hir para timzot». 16 Po atë ditë, Esau u kthye rrugës për në Seir, 17 ndërsa Jakobi udhëtoi drejt Sukotit ku ndërtoi shtëpi për vete e kasolle për kafshët, prandaj edhe vendi u quajt Sukot.
Jakobi në Shekem
18 Jakobi erdhi nga Padan Arami dhe arriti shëndoshë e mirë në qytetin e Shekemit, që ishte në tokën e Kanaanit, dhe fushoi përballë qytetit. 19 Pastaj bleu prej Hamorit, atit të Shekemit, për njëqind monedha argjendi, pjesën e fushës në të cilën kishte ngritur tendën. 20 Aty ngriti një altar dhe e quajti «Perëndia është Perëndia i Izraelit».
q33.11 he. bekimin tim
r33.15 ose: Përse imzot të tregohet kaq mirëdashës?
Tue, 16 Aug 2022 - 87 - Zanafilla 32
Jakobi dhe Esau
1 p Labani u ngrit herët në mëngjes, i puthi bijtë e bijat e tij, i bekoi e u kthye në vendin e vet. 2 Edhe Jakobi shkoi udhës së vet. Përpara i dolën engjëjt e Perëndisë. 3 Kur i pa, Jakobi tha: «Ky është fushimi i Perëndisë». Prandaj e quajti Mahanaim.
4 Atëherë Jakobi dërgoi përpara vetes lajmëtarë te Esau, vëllai i tij, në tokën e Seirit, në krahinën e Edomit 5 e i urdhëroi: «Kështu do t'i thoni timzot, Esaut: “Jakobi, shërbëtori yt, thotë: kam banuar me Labanin e aty kam qëndruar deri tani. 6 Kam lopë e gomarë, dhen, shërbëtorë e shërbëtore. Po e lajmëroj timzot që të gjej hir para tij”».
7 Por lajmëtarët u kthyen te Jakobi e i thanë: «Shkuam te vëllai yt, Esau. Ai po të del para me katërqind burra». 8 Atëherë Jakobi u frikësua shumë e u shqetësua. I ndau në dy fushime njerëzit që ishin me të, dhentë, qetë e devetë, 9 sepse mendoi: «Nëse vjen Esau e sulmon njërin fushim, fushimi që mbetet do të shpëtojë».
10 Pastaj Jakobi tha: «O Perëndi i atit tim, Abrahamit, dhe Perëndi i atit tim, Isakut, o Zot, ti që më the të kthehem në tokën time, te të afërmit e mi e që më the se do të më trajtoje mirë, 11 unë nuk jam i denjë për gjithë mirësinë e besnikërinë që tregove ndaj shërbëtorit tënd, sepse këtë Jordan e kalova vetëm me një shkop e tani jam bërë me dy fushime. 12 Më shpëto nga dora e vëllait tim, nga dora e Esaut, sepse kam frikë se kur të vijë, ai do të më vrasë bashkë me gra e fëmijë. 13 Ti vetë the: “Me të vërtetë do të të bëj mirë e do t'i bëj pasardhësit e tu si rëra e detit që nuk numërohet, se është e shumtë”».
14 Jakobi e kaloi natën aty. Pastaj zgjodhi nga ç'kishte me vete një dhuratë për vëllanë e tij, Esaun. 15 Ai zgjodhi dyqind dhi, njëzet cjep, dyqind dele, njëzet desh, 16 tridhjetë deve qumështi bashkë me të vegjlit, dyzet lopë, dhjetë dema, njëzet gomarica e dhjetë gomarë. 17 U dorëzoi shërbëtorëve të tij çdo kope më vete e u tha: «Shkoni përpara meje e mbani një largësi mes kopeve». 18 Pastaj urdhëroi të parin: «Kur Esau, im vëlla, të të takojë e të të pyesë: “I kujt je? Ku po shkon e të kujt janë tërë këto kafshë para teje?”, 19 ti do t'i thuash: “Janë të Jakobit, shërbëtorit tënd. Kjo është një dhuratë e dërguar për timzot Esaun. Ja, ai vetë po vjen pas nesh”». 20 Po kështu Jakobi e urdhëroi të dytin, të tretin dhe tërë ata që shkonin pas kopeve, duke u thënë: «Të njëjtat fjalë do t'i thoni Esaut kur ta takoni. 21 Po ashtu do t'i thoni: “Ja, Jakobi, shërbëtori yt, po vjen pas nesh”», sepse mendonte: «Do ta zbus me dhuratat që po i dërgoj përpara meje. E pastaj do ta takoj e ndoshta ai do të më pranojë». 22 Jakobi i dërgoi dhuratat përpara tij, por ai vetë e kaloi atë natë në fushim.
Jakobi në Penuel
23 Po atë natë Jakobi u ngrit, mori dy gratë e veta, dy shërbëtoret, të njëmbëdhjetë djemtë dhe kaloi vaun e Jabokut. 24 I mori e i kaloi nga ana tjetër e lumit bashkë me gjithçka kishte. 25 Kështu, Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë u përlesh me të deri në të gdhirë. 26 Kur tjetri pa se nuk po e mundte dot Jakobin, i kapi kërdhokullën dhe, gjatë përleshjes, ia nxori vendit. 27 Pastaj i tha: «Më lësho, se po zbardhet». Por Jakobi i tha: «Nuk të lëshoj derisa të më bekosh». 28 Ai i tha: «Si quhesh?». Iu përgjigj: «Jakob». 29 Atëherë i tha: «Nuk do të quhesh më Jakob, por Izrael, sepse luftove me Perëndinë e me njerëzit dhe fitove». 30 Jakobi iu lut: «Ma trego emrin». Por ai i tha: «Përse më pyet për emrin?». Dhe aty e bekoi Jakobin. 31 Atëherë Jakobi e quajti atë vend Penuel, sepse tha: «Ballë për ballë e pashë Perëndinë e mbeta gjallë». 32 Dielli lindi kur Jakobi kaloi Penuelin dhe ai çalonte për shkak të kërdhokullës. 33 Për këtë arsye, bijtë e Izraelit nuk e hanë dellin e kofshës që është në zgavrën e kërdhokullës as sot e kësaj dite, sepse ai e preku Jakobin te zgavra e kërdhokullës, mu te delli i kofshës.
p32...Tue, 16 Aug 2022 - 86 - Zanafilla 31
Jakobi ikën nga Labani
1 Jakobi dëgjoi që të bijtë e Labanit thoshin: «Jakobi mori gjithçka kishte ati ynë dhe gjithë këtë pasuri e përfitoi prej tij». 2 Jakobi vuri re se Labani nuk e shihte si më parë. 3 Atëherë Zoti i tha Jakobit: «Kthehu në tokën e të parëve, te të afërmit e tu, e unë do të jem me ty».
4 Kështu, Jakobi dërgoi njerëz dhe thirri Rakelën e Lean në fushën, ku po kullotnin kopetë e tij, 5 e u tha: «Kam vënë re se ati juaj nuk më sheh si më parë, por Perëndia i atit tim ka qenë me mua. 6 Ju vetë e dini se i kam shërbyer atit tuaj me gjithë forcën time. 7 Por ai më mashtroi e ma ndërroi pagën dhjetë herë. Megjithatë, Perëndia nuk e lejoi të më bëjë keq. 8 Kur thoshte: “Pikaloshet do të jenë paga jote”, atëherë e gjithë kopeja pillte bagëti pikaloshe. Dhe kur thoshte: “Laramanet do të jenë paga jote”, atëherë e gjithë kopeja pillte bagëti laramane. 9 Kështu, Perëndia ia mori bagëtitë atit tuaj e m'i dha mua.
10 Në kohën kur mbarseshin bagëtitë, pashë një ëndërr ku cjeptë që po ndërzeheshin ishin laramanë, pikaloshë e me pulla. 11 Dhe në ëndërr, engjëlli i Perëndisë më tha: “Jakob!”. E unë thashë: “Ja ku jam!”. 12 Ai tha: “Kam parë gjithçka që të ka bërë Labani, prandaj ngriji sytë e shiko tërë cjeptë që po ndërzehen. Ata janë laramanë, pikaloshë e me pulla. 13 Unë jam Perëndia që t'u shfaq në Betel, aty ku ti vajoseo një përmendore e m'u betove. Tani, ngrihu e dil nga ky vend e kthehu në vendlindjen tënde”». 14 Atëherë Rakela e Lea iu përgjigjën: «As ne nuk kemi më pjesë e trashëgimi në shtëpinë e atit tonë. 15 A nuk na ka trajtuar si të ishim të huaja? Na shiti e na i hëngri tërë paratë. 16 Gjithë pasuria që Perëndia ia mori atit tonë, është e jona dhe e bijve tanë. Prandaj, bëj siç të tha Perëndia». 17 Kështu, Jakobi u ngrit e i vuri bijtë e gratë mbi deve. 18 Mori bagëtinë e tërë pasurinë që kishte fituar në Padan Aram e u nis për në Kanaan, tek Isaku, ati i tij.
19 Ndërsa Labani kishte shkuar për të qethur dhentë, Rakela vodhi idhujt e të atit. 20 Jakobi e mashtroi Laban Arameasin, sepse nuk i tregoi se do të largohej. 21 Kështu, Jakobi u largua me gjithçka kishte. Ai u ngrit, kaloi lumin Eufrat e u drejtua kah mali i Gileadit.
Labani ndjek Jakobin
22 Ditën e tretë, i treguan Labanit se Jakobi kishte ikur. 23 Atëherë Labani bashkë me vëllezërit e vet e ndoqi për shtatë ditë dhe e arriti në malin e Gileadit. 24 Perëndia iu shfaq Laban Arameasit natën në ëndërr e i tha: «Ruaj se i thua gjë Jakobit!».
25 Kur Labani e arriti Jakobin, Jakobi e kishte ngritur tendën në malin e Gileadit. Edhe Labani bashkë me vëllezërit i ngritën tendat po aty. 26 Atëherë Labani i tha Jakobit: «Çfarë bëre kështu? Më mashtrove e m'i rrëmbeve vajzat sikur të ishin robinja lufte. 27 Përse ike tinëz e më mashtrove? Përse nuk më tregove që të të përcillja me gëzim e me këngë, me lodër e me qeste? 28 Përse nuk më le t'i puth bijtë e bijat e mia? Bëre marrëzi! 29 Tani më ke rënë në dorë, por Perëndia i atit tënd më tha mbrëmë: “Ruaj se i thua gjë Jakobit!”. 30 Ti u largove se të ka marrë malli shumë për shtëpinë e atit tënd, po idhujt pse m'i vodhe?». 31 Jakobi iu përgjigj: «Ika se pata frikë. Mendoja se do të m'i merrje me dhunë bijat e tua. 32 Atij që do t'ia gjesh idhujt e tu, ai nuk do të jetojë më. Kërko e merr çka të përket në prani të vëllezërve tanë». Ai nuk e dinte se idhujt i kishte vjedhur Rakela.
33 Kështu, Labani hyri në tendën e Jakobit, në tendën e Leas e në tendën e dy shërbëtoreve, por nuk gjeti gjë. Pasi doli nga tenda e Leas, hyri në atë të Rakelës. 34 Ndërkohë Rakela i kishte marrë idhujt, i kishte vënë në samarin e devesë dhe ishte ulur mbi to. Labani rrëmoi në gjithë tendën, por nuk gjeti gjë. 35 Ajo i tha të atit: «Të mos zemërohet imzot që nuk mund të ngrihem para tij, sepse jam me të përmuajshmet e grave». Ai kërkoi, por nuk i gjeti idhujt.
36 Atëherë Jakobi u zemërua e shfreu kundër Labanit: «Çfarë faji...Tue, 16 Aug 2022 - 85 - Zanafilla 30
1 Kur pa që nuk mund t'i lindte fëmijë Jakobit, Rakela e pati zili të motrën e i tha Jakobit: «Më jep bij, përndryshe do të vdes!». 2 Jakobi u zemërua me Rakelën e i tha: «Mos jam Perëndia unë? Ai ta ka mohuar frytin e barkut». 3 Ajo tha: «Ja ku e ke Bilhën, shërbëtoren time. Fli me të. Kështu, ajo do të lindë në prehrin tim e prej saj do të bëhem edhe unë me fëmijë». 4 Rakela i dha Jakobit për grua Bilhën, skllaven e vet, e ai fjeti me të. 5 Ajo mbeti shtatzënë e i lindi Jakobit një djalë. 6 Atëherë Rakela tha: «Perëndia më dha të drejtë, ma dëgjoi edhe mua zërin e më dha një djalë». Prandaj e quajti Dan. 7 Bilha, skllavja e Rakelës, mbeti përsëri shtatzënë e i lindi Jakobit edhe një djalë. 8 Atëherë Rakela tha: «Fort u përlesha me time motër, por më në fund fitova». Prandaj e quajti Neftali.
9 Kur Lea pa që nuk mund të lindte më, mori Zilfën, skllaven e vet, e ia dha Jakobit për grua. 10 Ajo i lindi Jakobit një djalë. 11 Atëherë Lea tha: «Pata fat!». Prandaj e quajti Gad. 12 Zilfa, skllavja e Leas, i lindi Jakobit edhe një djalë tjetër. 13 Lea tha: «Lum unë, se gratë do të më quajnë të lume». Prandaj e quajti Asher.
14 Në kohën e korrjes së grurit, Rubeni doli në fushë, gjeti madërgona e ia dha të ëmës, Leas. Atëherë Rakela i tha: «Më jep disa nga madërgonat që të solli yt bir». 15 Por ajo iu përgjigj: «Pak të duket që më more tim shoq, tani dashke të më marrësh edhe madërgonat e tim biri!». Rakela i tha: «Në këmbim të madërgonave të tët biri, Jakobi do të flejë sonte me ty». 16 Në mbrëmje Jakobi u kthye nga fusha dhe Lea i doli para e i tha: «Do të flesh me mua, se të kam blerë me madërgonat e tim biri». Atë natë ai fjeti me të. 17 Perëndia e dëgjoi Lean. Ajo mbeti shtatzënë e i lindi Jakobit djalin e pestë. 18 Atëherë Lea tha: «Perëndia ma dha shpërblimin tim, sepse i dhashë tim shoqi skllaven time». Prandaj e quajti Isahar. 19 Lea mbeti përsëri shtatzënë e i lindi Jakobit djalin e gjashtë. 20 Ajo tha: «Perëndia më dha një dhuratë të mirë. Kësaj here im shoq do të më nderojën, sepse i kam lindur gjashtë djem». Prandaj e quajti Zabulon. 21 Pastaj lindi një vajzë dhe e quajti Dina.
22 Perëndia u kujtua për Rakelën. Ai e dëgjoi e i dha fëmijë. 23 Ajo mbeti shtatzënë, lindi një djalë e tha: «Perëndia ma hoqi turpin». 24 Prandaj e quajti Jozef e tha: «Zoti më shtoftë edhe me një djalë tjetër».
Jakobi dhe Labani
25 Kur Rakela lindi Jozefin, Jakobi i tha Labanit: «Më lër të shkoj në vendin tim e në tokën time. 26 M'i jep gratë e bijtë e mi, për të cilët të shërbeva, që të shkoj. Ti e di sa të kam shërbyer». 27 Labani iu përgjigj: «Nëse kam gjetur hir para teje, qëndro me mua, sepse kam parënj se, falë teje, Zoti më ka bekuar. 28 Më thuaj sa e do pagën dhe unë do të ta jap». 29 Por Jakobi i tha: «Ti e di sa të kam shërbyer e sa shumë t'u shtuan bagëtitë nën kujdesin tim. 30 Në çdo gjë që bëra Zoti të bekoi. Edhe ato pak që kishe para se të vija unë, u shtuan e u shumuan. A nuk ka ardhur koha të punoj edhe për shtëpinë time?». 31 Labani i tha: «Çfarë do që të të jap?». Jakobi i tha: «Nuk dua asgjë, veç bëj si të them. Më lër t'i kullot e t'i ruaj përsëri bagëtitë e tua, 32 të shkoj sot mes tyre e të ndaj mënjanë çdo dele e dhi laramane ose pikaloshe e çdo qengj të zi. Ky do të jetë shpërblimi im. 33 Drejtësia ime do të duket nesër kur të vish për të parë shpërblimin tim. Çdo dhi që nuk është laramane ose pikaloshe e çdo qengj që nuk është i zi, do të quhet i vjedhur». 34 Labani tha: «Le të bëhet siç the ti». 35 Atë ditë Labani ndau mënjanë cjeptë e dhitë laramane e pikaloshe, çdo kafshë me njollë të bardhë, tërë qengjat e zinj e ua dha të bijve. 36 Ai u largua tre ditë rrugë larg Jakobit. Jakobi kulloste pjesën tjetër të bagëtive të Labanit.
37 Atëherë Jakobi mori thupra të njoma plepi, bajameje e rrapi dhe ua qëroi lëvoren vende-vende që t'u dukej e bardha e kërcellit.Tue, 16 Aug 2022 - 84 - Zanafilla 29
Jakobi takon Rakelën
1 Atëherë Jakobi mori udhën e shkoi në tokën e bijve të lindjes. 2 Në një fushë pa një pus e tre kope dhensh shtrirë aty pranë, sepse u jepnin për të pirë nga pusi. Një gur i madh mbulonte grykën e pusit. 3 Kur mblidheshin të gjitha kopetë, barinjtë e lëviznin gurin prej grykës së pusit e u jepnin për të pirë. Pastaj e vinin gurin në vend, mbi grykën e pusit.
4 Jakobi i pyeti: «Nga jeni, o vëllezër?». Ata u përgjigjën: «Nga Harani». 5 Ai u tha: «A e njihni Labanin, birin e Nahorit?». Ata i thanë: «E njohim». 6 Jakobi pyeti: «A është shëndoshë e mirë?». Ata iu përgjigjën: «Mirë është. Ja, Rakela, e bija, po vjen bashkë me dhentë». 7 Pastaj ai u tha: «Është ende mesditë e nuk është koha kur mblidhen bagëtitë. Megjithatë, jepuni të pinë e çojini në kullotë». 8 Por ata thanë: «Nuk mundemi. Do t'u japim dhenve të pinë vetëm kur të mblidhen të gjitha kopetë e guri të lëvizë prej grykës së pusit».
9 Teksa fliste me ta, erdhi Rakela bashkë me dhentë e të atit. Ajo ishte bareshë. 10 Kur Jakobi pa Rakelën, bijën e Labanit, ungjit të vetl, bashkë me dhentë e tij, u afrua, lëvizi gurin nga gryka e pusit e u dha për të pirë dhenve të Labanit, ungjit të vet. 11 Pastaj e puthi Rakelën e qau me zë të lartë. 12 I tregoi se ishte nga fisi i të atit dhe biri i Rebekës. Atëherë ajo vrapoi e i tregoi të atit.
13 Kur Labani mori vesh për Jakobin, djalin e së motrës, vrapoi ta takojë. E përqafoi, e puthi dhe e mori në shtëpi. Ai i tregoi Labanit gjithçka që kishte ngjarë. 14 Atëherë Labani i tha: «Ti je me të vërtetë mishi e gjakull im». Jakobi qëndroi me të për një muaj.
Jakobi martohet me bijat e Labanit
15 Pastaj Labani i tha Jakobit: «A thua pse jemi një fis, do të më shërbesh falas? Më thuaj sa e do pagën?». 16 Labani kishte dy bija. E madhja quhej Lea, ndërsa e vogla, Rakela. 17 Lea kishte sy të hijshëmm, ndërsa Rakela ishte e bukur dhe e pashme. 18 Jakobi e donte Rakelën e tha: «Do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde të vogël». 19 Labani tha: «Më mirë ta jap ty, sesa një njeriu tjetër. Rri me mua». 20 Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën, por, ngaqë e donte, iu dukën si pak ditë.
21 Atëherë Jakobi i tha Labanit: «Ma jep gruan time që të fle me të, se koha u plotësua». 22 Labani mblodhi tërë vendasit e bëri dasmë. 23 Por në mbrëmje mori Lean, të bijën, ia dha Jakobit e ky fjeti me të. 24 Labani i dha Leas, të bijës, Zilfën, skllaven e tij. 25 Në mëngjes, kur pa se ishte Lea, Jakobi i tha Labanit: «Çfarë më bëre kështu? A nuk të shërbeva për Rakelën? Përse më mashtrove?». 26 Labani i tha: «Në vendin tonë nuk është zakon të jepet e vogla para të madhes. 27 Le të kalojë kjo javë dasme e pastaj do të të japim edhe tjetrën e ti do të më shërbesh edhe shtatë vjet të tjerë». 28 Jakobi pranoi dhe pasi kaloi java e dasmës, Labani ia dha për grua Rakelën, të bijën. 29 Ai i dha Rakelës, të bijës, Bilhën, skllaven e tij.
30 Jakobi fjeti edhe me Rakelën dhe e deshi atë më shumë se Lean. Ai i shërbeu Labanit edhe për shtatë vite të tjera. 31 Zoti e pa se Lea u përbuz, prandaj i dha fëmijë, ndërsa Rakela ishte beronjë. 32 Kështu, Lea mbeti shtatzënë e lindi një djalë. E quajti Ruben, sepse tha: «Zoti e pa hidhërimin tim. Tani im shoq do të më dojë». 33 Ajo mbeti përsëri shtatzënë, lindi një djalë e tha: «Zoti dëgjoi që jam e përbuzur, prandaj ma dha edhe këtë». Prandaj e quajti Simeon. 34 Përsëri mbeti shtatzënë, lindi një djalë e tha: «Këtë herë im shoq do të jetë i lidhur me mua, se i kam lindur tre djem». Prandaj u quajt Levi. 35 Lea mbeti përsëri shtatzënë, lindi një djalë e tha: «Këtë herë do ta lavdëroj Zotin». Prandaj e quajti Judë. Pastaj nuk lindi më fëmijë.
l29.10 të tjerë: vëllait të nënës së tij
Tue, 16 Aug 2022 - 83 - Zanafilla 28
1 Atëherë Isaku e thirri Jakobin, e bekoi dhe e urdhëroi: «Mos merr grua nga bijat e Kanaanit. 2 Ngrihu e shko në Padan Aram, në shtëpinë e Betuelit, atit të nënës tënde. Atje merr grua nga bijat e Labanit, vëllait të nënës tënde. 3 Perëndia i gjithëpushtetshëm të bekoftë, të shumoftë e të shtoftë që të bëhesh shumicë popujsh. 4 Ai të dhëntë, ty e pasardhësve të tu, bekimin e Abrahamit që ta trashëgosh tokën që Perëndia ia dha Abrahamit, ku ti banon si i huaj». 5 Isaku e nisi Jakobin dhe ai shkoi në Padan Aram, te Labani, biri i Betuel Arameasit, të vëllait të Rebekës, të ëmës së Jakobit dhe Esaut.
Esau martohet sërish
6 Esau e pa se Isaku e bekoi Jakobin dhe e dërgoi në Padan Aram për të marrë grua prej andej, se e bekoi dhe e urdhëroi të mos merrte grua nga bijat e Kanaanit. 7 Jakobi e dëgjoi të atin dhe të ëmën e shkoi në Padan Aram. 8 Kur Esau pa se Isaku, i ati, i shihte me sy të keq bijat e Kanaanit, 9 shkoi tek Ishmaeli e mori për grua, përveç atyre që kishte, Mahalatën, bijën e Ishmaelit, birit të Abrahamit, motrën e Nebajotit.
Ëndrra e Jakobit
10 Jakobi doli nga Bersheba e shkoi në Haran. 11 Arriti në njëfarë vendi e u ndal për të kaluar natën, sepse dielli kishte perënduar. Mori një nga gurët aty pranë, e vuri nën krye e fjeti aty. 12 Dhe pa një ëndërr. Në ëndërr pa një shkallare që qëndronte në tokë, maja e së cilës prekte qiellin. Engjëjt e Perëndisë hipnin e zbrisnin mbi shkallë. 13 Dhe ja, Zoti, që qëndronte mbi të, tha: «Unë jam Zoti, Perëndia i Abrahamit, atit tënd, dhe Perëndia i Isakut. Tokën ku je shtrirë do të ta jap ty e pasardhësve të tu. 14 Ata do të jenë si pluhuri i tokës e ti do të shtrihesh drejt lindjes e perëndimit, drejt veriut e jugut. Të gjitha fiset e tokës do të bekohen në ty e në pasardhësit e tu. 15 Ja, unë jam me ty. Do të të ruaj kudo që të shkosh e do të të kthej në këtë vend, sepse nuk do të heq dorë prej teje pa bërë çfarë të thashë». 16 Atëherë Jakobi u zgjua e tha: «Me të vërtetë Zoti qenka në këtë vend e unë nuk e dija». 17 I frikësuar tha: «Sa i frikshëm ky vend! Nuk është tjetër veçse shtëpia e Perëndisë dhe porta e qiellit».
18 Jakobi u ngrit herët në mëngjes, mori gurin që kishte vënë nën krye, e vendosi si përmendore dhe hodhi vaj mbi të. 19 Ai e quajti atë vend Betel. Më parë qyteti quhej Luz. 20 Jakobi u betua e tha: «Nëse Perëndia është me mua e më ruan në udhëtimin që kam nisur, nëse më jep bukë për të ngrënë e rroba për të veshur, 21 nëse më kthen shëndoshë e mirë në shtëpinë e tim eti, atëherë Zoti do të jetë Perëndia im, 22 ky gur që kam vendosur si përmendore do të jetë shtëpia e Perëndisë dhe ty do të të jap të dhjetën e çdo gjëje që do të më japësh».Tue, 16 Aug 2022 - 82 - Zanafilla 27
Isaku bekon Jakobin
1 Kur Isaku u plak dhe e lanë sytë aq sa nuk shihte më, thirri Esaun, birin e tij të madh, e i tha: «Biri im!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam». 2 Isaku tha: «Ja, u plaka e nuk e di kur do të vdes. 3 Merr armët, kukurën e harkun e dil për gjah në fushë. 4 Pastaj më përgatit një gjellë ashtu siç e dua unë e ma sill ta ha që të të bekoj para se të vdes».
5 Por Rebeka e dëgjoi Isakun teksa fliste me të birin, Esaun. Kështu, kur Esau shkoi në fushë për gjah, 6 ajo i tha të birit, Jakobit: «E dëgjova tët atë që foli me Esaun, vëllanë tënd, e i tha: 7 “Më sill pak gjah e më përgatit një gjellë që ta ha e të të bekoj në prani të Zotit para se të vdes”. 8 Tani, pra, biri im dëgjo çka po të urdhëroj. 9 Shko në kope e më merr dy keca të mirë që ta përgatis gjellën për tët atë ashtu siç e do ai. 10 Pastaj çoi atit tënd të hajë, që ai të të bekojë para se të vdesë». 11 Jakobi i tha Rebekës, së ëmës: «Esau, im vëlla, është leshtor, ndërsa unë nuk jam i tillë. 12 Ndoshta im atë më prek e dal mashtrues para tij e kështu, në vend të bekimit, do t'i sjell vetes mallkim». 13 E ëma iu përgjigj: «Mallkimi yt rëntë mbi mua, biri im, ti vetëm më dëgjo e shko e merr kecat». 14 Atëherë ai shkoi, i mori e ia solli të ëmës. Ajo e përgatiti gjellën ashtu siç e donte i ati. 15 Pastaj Rebeka mori rrobat më të mira të Esaut, birit të saj të madh, që i kishte në shtëpi, e ia veshi Jakobit, birit të saj të vogël. 16 Duart dhe pjesën e lëmuar të qafës ia mbuloi me lëkurën e kecave. 17 Pastaj ia dha në dorë Jakobit, të birit, gjellën e bukën që kishte përgatitur.
18 Ky shkoi tek i ati e i tha: «O ati im». Ai iu përgjigj: «Ja ku jam. Kush je ti, biri im?». 19 Jakobi i tha të atit: «Jam unë, Esau, i parëlinduri yt. Bëra siç më the. Ngrihu, pra, e ha nga gjahu im, që të më bekosh». 20 Isaku i tha të birit: «Sa shpejt e kape biri im?!». Ai iu përgjigj: «Zoti, Perëndia yt, ma nxori përpara». 21 Isaku i tha Jakobit: «Afrohu biri im, që të të prek e ta di nëse je biri im Esau, apo jo». 22 Jakobi iu afrua Isakut, të atit. Ai e preku e tha: «Zëri është i Jakobit, ndërsa duart janë të Esaut». 23 Ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore si duart e Esaut, të vëllait. Atëherë ai e bekoi. 24 Isaku i tha: «A je ti biri im Esau?». Ai u përgjigj: «Po». 25 Atëherë ai tha: «Ma afro gjellën që të ha nga gjahu i birit tim e të të bekoj». Jakobi i dha për të ngrënë e i solli verë për të pirë. 26 Pastaj Isaku, i ati, i tha: «Afrohu e më puth, biri im». 27 Ai u afrua dhe e puthi. Isaku u mori erë rrobave të tij dhe e bekoi e tha:
«Ja, era e tim biri,
si era e fushës që Zoti bekoi.
28 Perëndia të dhëntë
vesën e qiellit e pjellorinë e tokës,
begati drithi e vere.
29 Popuj të shërbefshin
e kombe u përkulshin para teje.
Bëhu zot i vëllezërve të tu
e para teje u përkulshin bijtë e nënës sate.
Mallkuar qoftë kushdo që të mallkon
e kushdo që të bekon qoftë i bekuar».
Zemërimi i Esaut
30 Sapo Isaku mbaroi bekimin e pa u larguar mirë Jakobi nga i ati, u kthye nga gjahu Esau, i vëllai. 31 Edhe ky përgatiti gjellën, ia solli të atit e i tha: «Ngrihu, o ati im, e ha nga gjahu i birit tënd, që të më bekosh». 32 I ati i tha: «Kush je ti?». Ai iu përgjigj: «Jam yt bir, i parëlinduri yt, Esau». 33 Atëherë Isaku u trondit tmerrësisht shumë e tha: «Kush ishte ai që zuri gjah e ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti, e bekova e ai do të mbetet i bekuar». 34 Kur Esau dëgjoi fjalët e të atit, klithi me të madhe e, plot hidhërim, i tha: «Më beko edhe mua, o ati im!». 35 Por ai i tha: «Yt vëlla erdhi me dredhi dhe mori bekimin tënd». 36 Esau tha: «Jo më kot quhet Jakob. Është hera e dytë që më mashtron. Ma mori të drejtën e parëlindjes e, ja, tani më mori edhe bekimin». E shtoi: «A të ka mbetur ndonjë bekim për mua?». 37 Isaku iu përgjigj: «Ja, e kam bërë zot mbi ty. Ia dhashë tërë vëllezërit si shërbëtorë dhe drithin e verën ia dhurova. Ç'të bëj për ty,Tue, 16 Aug 2022 - 81 - Zanafilla 26
Isaku dhe Abimeleku
1 Tokën e pllakosi një tjetër zi buke si ajo që kishte rënë në kohën e Abrahamit dhe Isaku shkoi në Gerar te Abimeleku, mbreti i filistinëve. 2 Atëherë Zoti iu shfaq e i tha: «Mos shko në Egjipt, por bano në vendin që do të të tregoj. 3 Bano si i huaj në këtë vend dhe unë do të jem me ty e do të të bekoj. Ty e pasardhësve të tu do t'ua jap tërë këto vende e kështu do të përmbush betimin që i bëra Abrahamit, atit tënd. 4 Do t'i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit dhe atyre do t'ua jap tërë këto vende. Të gjitha kombet e tokës do të bekohen përmes pasardhësve të tu, 5 sepse Abrahami e dëgjoi zërin tim e i mbajti urdhrin, urdhërimet, rregullat dhe ligjet e mia». 6 Atëherë Isaku banoi në Gerar.
7 Kur vendasit e pyetën për të shoqen, ai u tha: «Është motra ime», sepse kishte frikë se mos vendasit e vrisnin po të thoshte: «Është gruaja ime», ngaqë Rebeka ishte e bukur. 8 Isaku qëndroi atje për një kohë të gjatë. Një herë, Abimeleku, mbreti i filistinëve, po sodiste nga dritarja dhe pa Isakun duke përkëdhelur Rebekën, gruan e tij. 9 Atëherë thirri Isakun e i tha: «Pa dyshim ajo është gruaja jote. Si munde të thuash: “Është motra ime”?». Isaku iu përgjigj: «Mendova se do të vdisja për shkak të saj». 10 Abimeleku tha: «Ç'është kjo që na bëre? Për pak, dikush mund të flinte me gruan tënde e kështu do të na bëje fajtorë». 11 Kështu, Abimeleku urdhëroi tërë popullin: «Kushdo që prek këtë njeri dhe gruan e tij, me të vërtetë do të vdesë».
12 Isaku mbolli në atë vend e po atë vit korri njëqindfish. Zoti e bekoi 13 dhe ai u pasurua. Pasuria e tij sa vinte e shtohej derisa u bë shumë e madhe. 14 Ai pati dhen, qe e shumë shërbëtorë. Filistinët e kishin zili, 15 prandaj ia mbyllën e ia mbuluan me dhe të gjitha puset që kishin hapur shërbëtorët e të atit, në kohën e Abrahamit. 16 Atëherë Abimeleku i tha Isakut: «Largohu, sepse je bërë më i fuqishëm se ne».
17 Isaku u largua prej andej, fushoi në luginën e Gerarit e banoi atje. 18 Ai i rihapi puset e hapura në kohën e Abrahamit, atit të tij, që filistinët mbyllën pas vdekjes së Abrahamit e i quajti njësoj siç i kishte quajtur i ati. 19 Shërbëtorët e Isakut gërmuan në luginë e gjetën një burim me ujë të freskët. 20 Barinjtë e Gerarit u grindën me barinjtë e Isakut e thanë: «Uji është yni!». Ai e quajti pusin Esek, sepse ata u grindën me të. 21 Hapën dhe një pus tjetër, por edhe për të u grindën, prandaj e quajti Sitna. 22 Pastaj lëvizi prej andej dhe hapi një pus tjetër. Por për këtë pus nuk u grindën. Kështu, e quajti Rehobot e tha: «Tani Zoti na ka hapur vend e aty do të shumohemi».
23 Prej andej u nis për në Bershebë. 24 Po atë natë Zoti iu shfaq e i tha: «Unë jam Perëndia i Abrahamit, atit tënd. Mos ki frikë, se unë jam me ty. Do të të bekoj e do t'i shumoj pasardhësit e tu për hir të Abrahamit, shërbëtorit tim». 25 Isaku ngriti një altar dhe thirri emrin e Zotit. Aty vuri tendën dhe, po aty, shërbëtorët e tij hapën një pus.
26 Ndërkaq Abimeleku erdhi tek ai prej Gerarit bashkë me Ahuzatin mikun e tij dhe Pikolin, prijësin e ushtrisë së tij. 27 Isaku u tha: «Përse erdhët tek unë? Ju më urreni e më keni dëbuar». 28 Ata u përgjigjën: «Kemi parë qartë se Zoti ka qenë me ty. Atëherë thamë të bëjmë një betim mes dy palëve, mes nesh dhe teje, e le të lidhim një besëlidhje me ty, 29 që të mos na bësh ndonjë gjë të ligë ashtu si dhe ne nuk të prekëm, por të bëmë vetëm mirë e të lamë të shkoje në paqe. Tani ti je i bekuari i Zotit». 30 Atëherë Isaku u përgatiti një gosti e ata hëngrën e pinë. 31 Kur u ngritën herët në mëngjes, u betuan me njëri-tjetrin. Isaku i përcolli e ata u larguan prej tij në paqe. 32 Po atë ditë erdhën shërbëtorët e Isakut, i treguan për pusin që kishin hapur e i thanë: «Gjetëm ujë». 33 Kështu, ai e quajti Shebë, prandaj qyteti quhet Bershebë deri më sot.
34 Esau ishte dyzet vjeç kur mori për grua Juditën, bijën e Ber Hititit, dhe Basematën, bijën e Elon Hititit.Tue, 16 Aug 2022 - 80 - Zanafilla 25
Pasardhësit e Abrahamit
1 Abrahami mori një grua tjetër që quhej Ketura. 2 Ajo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Midianin, Ishbakun e Shuahun. 3 Jokshanit i lindi Shebai e Dedani. Bijtë e Dedanit ishin ashuritët, letushitët e leumitët. 4 Bijtë e Midianit ishin Efahu, Eferi, Enoku, Abidai e Eldahu. Të gjithë këta ishin bijtë e Keturasë. 5 Abrahami ia la Isakut gjithë pasurinë e vet. 6 Por bijve të shemrave të veta u dha dhurata e, ndërsa ishte gjallë, i dërgoi drejt lindjes, në vendin lindor, larg nga i biri, Isaku.
7 Abrahami jetoi njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet. 8 Ai dha shpirt e vdiq në pleqëri të lume, i thyer në moshë e me jetë të gjatë dhe u varros bashkë me popullin e tij. 9 Isaku e Ishmaeli, bijtë e tij, e varrosën në shpellën e Makpelës, që është në lindje të Mamreut, në arën e Efronit, birit të Cohar Hititit, 10 që Abrahami e pati blerë prej bijve të Hetit. Atje u varros ai e Sara, gruaja e tij. 11 Pas vdekjes së Abrahamit, Perëndia e bekoi Isakun, birin e tij, dhe ai banoi pranë Ber Lahaj Roiut.
Pasardhësit e Ishmaelit
12 Këta janë pasardhësit e Ishmaelit, birit të Abrahamit, që ia lindi Hagara, egjiptiania, skllavja e Sarës. 13 Këta janë emrat e bijve të Ishmaelit sipas radhës: Nebajoti, i parëlinduri i Ishmaelit, Kedari, Adbeli, Mibsami, 14 Mishmai, Dumahu, Masai, 15 Hadadi, Temai, Jeturi, Nafishi e Kedmahu. 16 Këta janë bijtë e Ishmaelit dhe emrat e tyre sipas fshatrave e fushimeve të tyre; dymbëdhjetë prijës sipas fiseve të tyre. 17 Ishmaeli jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet. Ai dha shpirt, vdiq e u varros bashkë me popullin e vet. 18 Bijtë e Ishmaelit banuan nga Havilahu deri në Shur, që është përballë Egjiptit, në drejtim të Asirisë. Ata jetuan në kundërshtih me vëllezërit e tij.
Lindja e Esaut dhe e Jakobit
19 Këta janë pasardhësit e Isakut, birit të Abrahamit: Abrahamit i lindi Isaku. 20 Ai ishte dyzet vjeç kur mori për grua nga Padan Arami Rebekën, bijën e Betuel Arameasit dhe motrën e Laban Arameasit. 21 Isaku iu lut Zotit për gruan e tij, sepse ajo ishte beronjë. Zoti e dëgjoi dhe Rebeka mbeti shtatzënë. 22 Djemtë përlesheshin me njëri-tjetrin brenda barkut të saj, prandaj ajo tha: «Pse po më ndodh kështu?» e shkoi të pyesë Zotin. 23 Atëherë Zoti i tha:
«Dy kombe janë në barkun tënd
e dy popuj do të dalini prej teje.
Njëri do të jetë më i fortë se tjetri
e i madhi do t'i shërbejë të voglit».
24 Kur i erdhi koha për të lindur, ajo lindi binjakë. 25 I pari doli i kuq, mbuluar i tëri si me një gunë leshi. Atë e quajtën Esau. 26 Pastaj doli i vëllai që e kishte mbërthyer Esaun nga thembra. Ai u quajt Jakob. Isaku ishte gjashtëdhjetë vjeç kur i lindën djemtë.
27 Kur ata u rritën, Esau u bë gjahtar i aftë, njeri i fushës, ndërsa Jakobi ishte i përkryer e rrinte nëpër tenda. 28 Isaku donte Esaun, sepse i pëlqente gjahu, ndërsa Rebeka donte Jakobin.
Esau shet të drejtën e parëlindjes
29 Një herë kur Jakobi po gatuante gjellëj, Esau erdhi prej fushës i lodhur 30 e i tha Jakobit: «Më lër ta përlaj këtë gjënë e kuqe, se jam i sfilitur». Prandaj dhe u quajt Edom. 31 Jakobi tha: «Më shit më parë të drejtën e parëlindjes». 32 Esau u përgjigj: «Unë po vdes, ç'më duhet kjo e drejtë?». 33 Jakobi i tha: «M'u beto tani». Ai iu betua e ia shiti Jakobit të drejtën e parëlindjes. 34 Atëherë Jakobi i dha Esaut bukë e gjellë me thjerrëza. Ai hëngri e piu e pastaj u ngrit e iku. Kështu, Esau e përbuzi të drejtën e parëlindjes.
h25.18 ose: ata banuan kundruall; he. ai ra para
i25.23 ose: ndahen
j25.29 ose: supë
Tue, 16 Aug 2022 - 79 - Zanafilla 24
Isaku dhe Rebeka
1 Abrahami ishte plak, i thyer në moshë dhe Zoti e kishte bekuar në çdo gjë. 2 Atëherë Abrahami i tha shërbëtorit më të vjetër të shtëpisë së tij, atij që kujdesej për gjithçka që kishte: «Vëre dorën tënde nën kofshën time. 3 M'u beto për Zotin, Perëndinë e qiellit e të tokës, se nuk do t'i gjesh grua birit tim prej bijave të Kanaanit, mes të cilëve banoj. 4 Por, do të shkosh në vendin tim dhe te të afërmit e mi. Atje do të marrësh një grua për birin tim, Isakun». 5 Shërbëtori i tha: «Po sikur ajo të mos dojë të vijë me mua në këtë vend? A do të më duhet ta kthej birin tënd në vendin nga u largove ti?». 6 Abrahami iu përgjigj: «Ruhu se ma çon tim bir atje! 7 Zoti, Perëndia i qiellit, ai që më nxori prej shtëpisë së atit tim e prej vendit të të afërmve të mi, ai që më tha e m'u betua: “Pasardhësve të tu do t'ua jap këtë tokë”, ai do të dërgojë engjëllin e tij para teje e ti do të marrësh prej andej një grua për birin tim. 8 Nëse ajo nuk do të dojë të vijë me ty, ti je i zgjidhur nga ky betim. Vetëm tim bir mos ma kthe atje». 9 Atëherë shërbëtori vuri dorën nën kofshën e Abrahamit, zotërisë së tij, dhe iu betua për këtë gjë.
10 Shërbëtori mori me vete dhjetë deve nga devetë e zotërisë së tij dhe, bashkë me tërë të mirat e zotërisë së tij, u nis e shkoi në Aram Naharaim, në qytetin e Nahorit. 11 Në mbrëmje, kur vajzat dilnin për të mbushur ujë, ai i uli devetë jashtë qytetit, pranë pusit, 12 e tha: «O Zot, Perëndia i timzot Abrahamit, ma bëj mbarë sot e tregohu mirëdashës me timzot Abrahamin. 13 Ja, unë po qëndroj pranë pusit dhe vajzat e banorëve të qytetit po dalin për të mbushur ujë. 14 Vajza së cilës do t'i them: “Të lutem, ule shtambën që të pi” e ajo të më përgjigjet: “Pi ti e po u jap për të pirë edhe deveve”, ajo të jetë vajza që ke caktuar për shërbëtorin tënd, Isakun. Kështu do ta di që je treguar mirëdashës me timzot». 15 Ai s'kishte mbaruar së foluri, kur, ja, Rebeka doli me shtambë mbi supe. Ajo ishte vajza e Betuelit, birit të Milkës, gruas së Nahorit, vëllait të Abrahamit. 16 Vajza ishte shumë e bukur dhe e virgjër. Asnjë burrë nuk e kishte prekur. Ajo zbriti te pusi, mbushi shtambën dhe u ngjit. 17 Shërbëtori vrapoi ta takonte e i tha: «Më jep të pi pak ujë nga shtamba jote». 18 Ajo iu përgjigj: «Pi imzot!». Menjëhere e uli shtambën e i dha për të pirë. 19 Pasi i dha ujë i tha: «Po u jap ujë edhe deveve të tua derisa të ngopen». 20 E zbrazi shtambën shpejt në koritë e vrapoi te pusi për të nxjerrë ujë për të gjitha devetë e tij. 21 Ai e vështronte në heshtje për të parë nëse Zoti ia kishte sjellë mbarë, apo jo.
22 Pasi devetë mbaruan së piri, ai mori një unazë të artë për hundën, që peshonte gjashtë gramë dhe dy stoli të arta për duart që peshonin njëqind gramë. 23 E i tha: «Më trego, bija e kujt je? A ka vend për ne në shtëpinë e atit tënd që të kalojmë natën?». 24 Ajo i tha: «Jam e bija e Betuelit, birit të Milkës, që ajo ia lindi Nahorit». 25 Pastaj shtoi: «Te ne ka mjaft kashtë e tagji, si edhe dhoma për të kaluar natën». 26 Atëherë ai u përkul, adhuroi Zotin, 27 e tha: «Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i timzot Abrahamit, që nuk e kurseu mirësinë dhe besnikërinë ndaj timzot, e që më priu drejt shtëpisë së vëllaite të timzot».
28 Vajza vrapoi e ua tregoi njerëzve të shtëpisëë të gjitha këto. 29 Rebeka kishte një vëlla që quhej Laban. Ai doli jashtë me vrap drejt njeriut që ishte te pusi. 30 Kur e pa unazën e hundës e stolitë në duart e së motrës dhe dëgjoi fjalët e Rebekës, të motrës, që thoshte: «Kështu më tha ai njeri», vrapoi drejt njeriut dhe, ja, ai po qëndronte me devetë te pusi. 31 Atëherë i tha: «Eja, o i bekuari i Zotit! Përse rri jashtë? Unë e kam bërë gati shtëpinë dhe vendin për devetë». 32 Kështu, ai hyri brenda dhe shkarkoi devetë. I sollën kashtë, tagji e ujë për të larë këmbët ai dhe njerëzit që ishin me të. 33 Pastaj i shtruan për të ngrënë,Tue, 16 Aug 2022 - 78 - Zanafilla 23
Varrimi i Sarës
1 Sara jetoi njëqind e njëzet e shtatë vjet.c 2 Ajo vdiq në Kirjat Arba që është në Hebron, në tokën e Kanaanit. Atëherë Abrahami erdhi për të mbajtur zi e për ta vajtuar. 3 Pastaj u ngrit në prani të së ndjerës e u tha bijve të Hetit: 4 «Mes jush jam i huaj e shtegtar. Më jepni për pronë një varr mes jush që ta varros të ndjerën ashtu siç duhetç». 5 Bijtë e Hetit iu përgjigjën: 6 «Dëgjo, imzot! Mes nesh, ti je një princ i fuqishëmd. Varrose të ndjerën në varrin tonë më të mirë. Asnjëri prej nesh nuk do ta kursejë varrin e tij që ti të varrosësh të ndjerën tënde». 7 Atëherë Abrahami u ngrit e u përkul me nderim para popullit të atij vendi, para bijve të Hetit, 8 e u tha: «Nëse dëshironi që ta varros të ndjerën ashtu siç duhet, ma dëgjoni fjalën e ndërhyni për mua para Efronit, birit të Coharit, 9 që të ma japë për varr shpellën e Makpelës, që është e tija e që ndodhet në fund të arës së tij, dhe të ma shesë në praninë tuaj me çmimin e plotë».
10 Efroni, hititi, ishte ulur mes bijve të Hetit. Atëherë ai iu përgjigj Abrahamit në prani të bijve të Hetit, para të gjithë atyre që hynin në portën e qytetit: 11 «Jo, imzot, më dëgjo! Arën po ta jap bashkë me shpellën që është në të. Po ta jap para bijve të popullit tim. Aty varrose të ndjerën tënde». 12 Abrahami u përkul me nderim para popullit, 13 e në prani të vendasve i tha Efronit: «Nëse më dëgjon, unë do ta paguaj çmimin e arës. Merre prej meje, që të varros atje të ndjerën time». 14 Efroni iu përgjigj: 15 «Imzot, më dëgjo! Katërqind sikladh argjendi për një copë tokë nuk janë asgjë as për mua, as për ty. Shko e varrose të ndjerën tënde». 16 Atëherë Abrahami e dëgjoi Efronin dhe ia peshoi argjendin, që i kërkoi, në prani të bijve të Hetit, katërqind sikla argjendi sipas peshës së tregut.
17 Kështu ara e Efronit në Makpelë, që ndodhej përballë Mamreut, ara dhe shpella që është në të, tërë pemët brenda kufijve të arës, 18 u bënë pronë e Abrahamit në prani të bijve të Hetit, para të gjithë atyre që hynin në portën e qytetit. 19 Pastaj Abrahami e varrosi Sarën, gruan e tij, në shpellën e arës së Makpelës, përballë Mamreut, që është në Hebron, në vendin e Kanaanit. 20 Kështu, ara bashkë me shpellën iu dhanë Abrahamit nga bijtë e Hetit për pronë varri.
c23.1 të tjerë përmbajnë edhe: Këto qenë vitet e jetës së Sarës
ç23.4 he. larg prej meje
d23.6 ose: i Perëndisë
dh23.15 he. shekel; një shekel ishte rreth 11 gramë
Tue, 16 Aug 2022 - 77 - Zanafilla 22
Sprova e Abrahamit
1 Pas këtyre ngjarjeve Perëndia e vuri në provë Abrahamin e i tha: «Abraham!». Ai iu përgjigj: «Ja ku jam». 2 Ai i tha: «Merre me vete tët bir, Isakun, birin tënd të vetëm, që ti e do, e shko në tokën e Moriahut. Atje kushtoje si fli shkrumbimi në një nga malet që do të të tregoj». 3 Abrahami u ngrit herët në mëngjes, shaloi gomarin e mori me vete dy shërbëtorë dhe Isakun, birin e tij. Pasi preu dru për flinë e shkrumbimit, u ngrit e shkoi drejt vendit që i tregoi Perëndia. 4 Ditën e tretë Abrahami ngriti sytë e pa vendin nga larg. 5 Atëherë Abrahami u tha shërbëtorëve: «Prisni këtu bashkë me gomarin, ndërsa unë e djali do të ngjitemi atje, do të adhurojmë e pastaj do të kthehemi te ju». 6 Abrahami mori drutë për flinë e shkrumbimit e ia ngarkoi Isakut, të birit, ndërsa vetë mbante në dorë zjarrin e thikën. Kështu u nisën të dy bashkë. 7 Isaku i tha Abrahamit, të atit: «O atë!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam, biri im». Isaku tha: «Zjarrin e drutë ja ku i kemi. Po qengji për flinë ku është?». 8 Abrahami iu përgjigj: «Vetë Perëndia do të këqyrë për qengjin e flisë së shkrumbimit, biri im». E kështu shkuan të dy bashkë.
9 Kur arritën te vendi që Perëndia i kishte treguar, Abrahami ngriti një altar dhe i vendosi drutë mbi të. E lidhi Isakun, të birin, dhe e vuri mbi altar, mbi turrën e druve. 10 Pastaj zgjati dorën e mori thikën që të therte të birin. 11 Por engjëlli i Zotit i thirri nga qielli e i tha: «Abraham, Abraham!». Ai iu përgjigj: «Ja ku jam!». 12 Ai i tha: «Mos ngri dorë kundër djalit e mos i bëj gjë, se tani e di që i druhesh Perëndisë e nuk e kurseve për mua as birin tënd të vetëm». 13 Abrahami ngriti sytë e pa një dash me brirët të ngatërruar në një shkurre. Shkoi, e mori dhe e flijoi në vend të të birit. 14 Abrahami e quajti atë vend «Zoti këqyr», sikurse thuhet edhe sot: «Në malin e Zotit ai këqyretb!».
15 Engjëlli i Zotit e thirri nga qielli për së dyti, 16 e i tha: «Veten time zë në be, kumton Zoti, për shkak se bëre këtë gjë e nuk e kurseve birin tënd të vetëm, 17 unë do të të jap bekim pas bekimi e do t'i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit e si rëra e bregdetit. Pasardhësit e tu do të marrin në zotërim portat e armiqve të tyre. 18 Tërë kombet e tokës do të bekohen në pasardhësit e tu për shkak se ti iu binde zërit tim». 19 Pastaj Abrahami u kthye te shërbëtorët. Ata u ngritën e shkuan së bashku në Bershebë dhe Abrahami banoi atje.
Bijtë e Nahorit
20 Pas këtyre ngjarjeve Abrahamit i thanë: «Ja, edhe Milka i ka lindur djem Nahorit, vëllait tënd. Ata janë: 21 Uci i parëlinduri, Buzi, vëllai i tij, Kemueli, i ati i Aramit, 22 Kesedi, Hazoi, Pildashi, Idlafi e Betueli. 23 Betuelit i lindi Rebeka. Këta të tetë, Milka ia lindi Nahorit, vëllait të Abrahamit. 24 Edhe shemra e tij, Reumaja, i lindi Tebahun, Gahamin, Tahashin e Makahun».
b22.14 të tjerë: këqyrTue, 16 Aug 2022 - 76 - Zanafilla 21
Lindja e Isakut
1 Zoti e pa me sy të mirëa Sarën ashtu siç i kishte thënë dhe bëri për të siç kishte premtuar. 2 Sara mbeti shtatzënë dhe i lindi Abrahamit një djalë në pleqëri, në po atë kohë që Perëndia i kishte thënë. 3 Birin që i lindi Sara, Abrahami e quajti Isak. 4 Kur u bë tetëditësh e rrethpreu ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia. 5 Abrahami ishte njëqind vjeç kur i lindi Isaku, i biri. 6 Atëherë Sara tha: «Perëndia më bëri të qesh. Kush do të dëgjojë, do të qeshë me mua». 7 Ajo tha: «Kush do të mund t'i thoshte Abrahamit: “Sara do të mëndë fëmijë!”? Por, ja ku i linda një djalë në pleqëri».
Hagara dhe Ishmaeli
8 Djali u rrit dhe la gjirin e së ëmës. Kështu Abrahami bëri një gosti të madhe ditën kur Isaku la gjirin. 9 Kur Sara pa se biri që Hagara, egjiptiania, i lindi Abrahamit, po qeshej, 10 i tha Abrahamit: «Dëboje këtë skllave me të birin, pasi i biri i saj nuk do të jetë trashëgimtar bashkë me tim bir, Isakun». 11 Abrahamit i erdhi keq për djalin e tij, Ishmaelin. 12 Por, Perëndia i tha Abrahamit: «Mos të të vijë keq për djalin dhe për skllaven tënde. Dëgjoje Sarën në çdo gjë që thotë, sepse emrin tënd do ta mbajë Isaku. 13 Edhe prej birit të skllaves do të bëj një komb, sepse është fara jote». 14 Atëherë Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë e një kacek me ujë e ia vuri në krahë Hagarës bashkë me djalin dhe i nisi. Ajo u largua e u end në shkretëtirën e Bershebës.
15 Kur mbaroi uji i kacekut e la djalin nën një shkurre, 16 u largua e ndenji larg, sa një e hedhur harku, e tha: «Nuk e shoh dot djalin duke vdekur!». Ajo ndenji përballë tij e qau me dënesë. 17 Perëndia e dëgjoi zërin e djalit dhe engjëlli i Perëndisë e thirri Hagarën nga qielli e i tha: «Çfarë ke Hagarë? Mos ki frikë, se Perëndia e dëgjoi zërin e djalit prej vendit ku është. 18 Ngrihu, merre djalin e mbaje për dore, sepse prej tij do të bëj një komb të madh». 19 Atëherë Perëndia ia hapi sytë e ajo pa një burim. Shkoi, mbushi kacekun e ujit e i dha për të pirë djalit.
20 Perëndia ishte me djalin. Ai u rrit, banoi në shkretëtirë e u bë harkëtar. 21 Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe e ëma i gjeti një grua egjiptiane.
Besëlidhja e Abrahamit me Abimelekun
22 Në atë kohë, Abimeleku e Pikoli, prijësi i ushtrisë së tij, i thanë Abrahamit: «Perëndia është me ty në çdo gjë që bën. 23 Betohu, pra, në emër të Perëndisë se nuk do të më mashtrosh as mua, as fëmijët e mi e as pasardhësit e mi. Por ashtu siç unë t'u tregova mirëdashës, ashtu edhe ti do të veprosh me mua e me vendin në të cilin banon si i huaj». 24 Abrahami tha: «Betohem!».
25 Pastaj Abrahami iu ankua Abimelekut për një pus që ia kishin marrë shërbëtorët e Abimelekut. 26 Abimeleku i tha: «Nuk e di kush e ka bërë këtë gjë. Ti nuk më ke treguar e unë nuk kisha dëgjuar gjë deri më sot». 27 Atëherë Abrahami mori dhen e qe, ia dha Abimelekut e të dy lidhën besën. 28 Abrahami vuri mënjanë shtatë rrunëza të kopesë. 29 Abimeleku i tha Abrahamit: «Përse i vure mënjanë këto shtatë rrunëza?». 30 Ai i tha: «Këto shtatë rrunëza do t'i marrësh prej meje si dëshmi që e hapa unë këtë pus». 31 Prandaj ai vend u quajt Bershebë pasi atje u betuan të dy. 32 Pasi lidhën besën në Bershebë, Abimeleku e Pikoli, prijësi i ushtrisë së tij, u ngritën e u kthyen në vendin e filistinëve. 33 Abrahami mbolli në Bershebë një pemë bruke e atje thirri emrin e Zotit, Perëndisë së amshuar. 34 Abrahami banoi si i huaj në vendin e filistinëve për një kohë të gjatë.
a21.1 he. e vizitoiTue, 16 Aug 2022 - 75 - Zanafilla 20
Abrahami dhe Abimeleku
1 Abrahami u largua prej andej drejt tokës së Negevit. Ndenji mes Kadeshit e Shurit e banoi si i huaj në Gerar. 2 Atje Abrahami thoshte për Sarën, gruan e tij: «Është motra ime». Kështu, Abimeleku, mbreti i Gerarit, dërgoi njerëz dhe e mori Sarën. 3 Por Perëndia iu drejtua Abimelekut natën në ëndërr e i tha: «Ja, do të vdesësh për shkak të gruas që more, sepse është e martuar». 4 Abimeleku nuk e kishte prekur, prandaj i tha: «O Zot, a do ta vrisje një komb të drejtë?! 5 A nuk më tha Abrahami se ishte e motra? Edhe Sara vetë më tha se është vëllai i saj. Me ndërgjegjexh të pastër e me duar të pafajshme e bëra këtë gjë». 6 Perëndia i tha në ëndërr: «Unë e di që veprove me ndërgjegje të pastër, prandaj të ruajta që të mos mëkatosh kundër meje e kështu nuk të lashë ta prekësh. 7 Tani, ktheja të shoqen, se Abrahami është profet. Ai do të lutet për ty e do të jetosh. Por nëse nuk ia kthen, dije mirë se do të vdesësh ti dhe të gjithë të tutë». 8 Abimeleku u ngrit herët në mëngjes dhe thirri të gjithë shërbëtorët e tij. Kur u tregoi gjithçka, ata i zuri një frikë e madhe.
9 Atëherë Abimeleku thirri Abrahamin e i tha: «Çfarë na ke bërë kështu? Ç'të keqey të bëra që solle mbi mua e mbi mbretërinë time një mëkat kaq të rëndë? Nuk u solle me mua siç duhet». 10 Abimeleku shtoi: «Ç'të shkoi në mendje që bëre këtë gjë!». 11 Abrahami iu përgjigj: «E bëra se thashë: me siguri, nuk ka frikë Perëndie në këtë vend e kështu do të më vrasin për shkak të gruas sime. 12 Është e vërtetë, ajo është motra ime, sepse është bija e tim eti e jo e sime mëje, por e mora për grua. 13 Kur Perëndia më bëri të endem larg nga shtëpia e tim eti, i thashë asaj: “Tregohu mirëdashëse ndaj meje. Në çdo vend që do të hyjmë, thuaj për mua se jam vëllai yt”».
14 Atëherë Abimeleku mori dhen e qe, shërbëtorë e shërbëtore e ia dha Abrahamit. I ktheu edhe Sarën, gruan e tij, 15 e i tha: «Ja, para teje është vendi im. Bano ku të të pëlqejë». 16 Sarës i tha: «Ja, i kam dhënë një mijë monedha argjendi vëllait tënd për të mbuluar fyerjenz para të gjithë atyre që janë me ty e për të të shfajësuar para të gjithëvezh». 17 Atëherë Abrahami iu lut Perëndisë dhe Perëndia i shëroi Abimelekun, gruan dhe skllavet e tij. Kështu, ato lindën fëmijë, 18 sepse Zoti i kishte bërë beronja të gjitha gratë e shtëpisë së Abimelekut, për shkak të Sarës, gruas së Abrahamit.
xh20.5 he. zemër
y20.9 he. mëkat
z20.16 he. e të jetë një mbulesë sysh
zh20.16 ose: dhe je plotësisht e shfajësuar
Tue, 16 Aug 2022 - 74 - Zanafilla 19
Ligësia e Sodomës
1 Dy engjëjt arritën në Sodomë në mbrëmje, kur Loti po rrinte te porta e Sodomës. Si i pa, u ngrit t'i takonte, u përkul me fytyrë përdhe 2 e tha: «Zotërinj, kthehuni nga shtëpia e shërbëtorit tuaj që të kaloni natën e të lani këmbët. Pastaj në të gdhirë vazhdoni udhëtimin». Ata thanë: «Jo, natën do ta kalojmë në shesh». 3 Por Loti nguli këmbë. Kështu, ata u kthyen tek ai dhe hynë në shtëpinë e tij. Ai u përgatiti një gosti, u poqi bukë të ndorme dhe ata hëngrën. 4 Para se të flinin, njerëzit e qytetit të Sodomës, i tërë populli pa përjashtim, i ri e i vjetër, rrethuan shtëpinë. 5 I thirrën Lotit e i thanë: «Ku janë burrat që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që t'i përdhunojmëu». 6 Loti doli përjashta, mbylli derën pas vetes 7 e u tha: «Mos vëllezër, mos bëni ligësi. 8 Ja ku kam dy bija që nuk kanë njohur burrë. Po i nxjerr jashtë e po jua jap, që të bëni me to ç'të doni. Vetëm këtyre burrave mos u bëni gjë, se janë nën mbrojtjen timev». 9 Ata u përgjigjën: «Ik shporru!». Edhe thanë: «Ky erdhi të banojë si i huaj e dashka të jetë gjykatës! Tani do të sillemi edhe më keq me ty!». Filluan ta shtyjnë Lotin fort dhe u afruan për ta shpërthyer derën. 10 Por dy burrat zgjatën dorën, e tërhoqën Lotin brenda në shtëpi dhe mbyllën derën. 11 Pastaj i verbuan njerëzit që ishin përjashta, nga më i vogli deri te më i madhi. Kështu ata u lodhën së kërkuari hyrjen e shtëpisë.
Shkatërrimi i Sodomës e Gomorrës
12 Burrat i thanë Lotit: «Kush tjetër është me ty? Ke dhëndër, bij e bija? Këdo që ke në këtë qytet nxirre jashtë prej këtij vendi. 13 Ne do ta shkatërrojmë këtë vend, sepse e madhe është gjëma e tyre para Zotit dhe ai na ka dërguar që ta shkatërrojmë». 14 Loti doli jashtë e u foli dhëndurëve që ishin martuar me bijat e tij: «Ngrihuni e largohuni nga ky vend, se Zoti do ta shkatërrojë qytetin». Por dhëndurëve iu duk se ai po tallej.
15 Në të gdhirë, engjëjt e nxisnin Lotin duke i thënë: «Ngrihu e merr me vete gruan tënde dhe të dy bijat që gjenden këtu. Përndryshe, kur qyteti të ndëshkohet, do të zhdukesh edhe ti». 16 Por ai po vonohej. Atëherë, meqë Zoti pati mëshirë për të, burrat e morën për dore atë, gruan e tij e bijat e tij dhe i nxorën e i lanë jashtë qytetit. 17 Pasi i nxorën jashtë, njëri prej tyre i tha: «Ik, shpëto veten! Mos shiko mbrapa e mos u ndal askund në luginë. Ik në mal, përndryshe do të zhdukesh!». 18 Loti u tha: «Mos, o Zot! 19 Ja, shërbëtori yt gjeti hir para teje e ti u tregove shumë mirëdashës me atë që bëre duke më shpëtuar. Por unë nuk do të largohem dot në mal pa më zënë fatkeqësia e kam për të vdekur. 20 Ja një qytet ku mund të strehohem. Është afër dhe i vogël. Më lër të shkoj te ky qytet i vogël që të shpëtoj». 21 Ai i tha: «Ja, po ta plotësoj edhe këtë kërkesë. Nuk do ta shkatërroj qytetin për të cilin fole. 22 Shpejto, ik atje, se nuk do të bëj asgjë derisa të arrish». Prandaj qyteti u quajt Coar. 23 Dielli po ngrihej mbi tokë kur Loti hyri në Coar.
24 Atëherë Zoti lëshoi nga qielli sulfur e zjarr mbi Sodomën e Gomorrën. 25 Ai i shkatërroi ato qytete dhe gjithë luginën bashkë me tërë banorët e qyteteve e bimësinë e tokës. 26 Por gruaja e Lotit shikoi mbrapa dhe u kthye në një shtatore kripe.
27 Herët në mëngjes, Abrahami u ngrit e shkoi te vendi ku kishte qëndruar para Zotit. 28 Hodhi sytë poshtë nga Sodoma e Gomorra dhe nga tërë vendi i luginës dhe, ja, një tym ngrihej nga toka sikur të ishte tym furre.
29 Kështu ndodhi që, kur Perëndia shkatërroi qytetet e luginës, u kujtua për Abrahamin dhe e largoi Lotin nga shkatërrimi që rax mbi qytetet ku banonte.
Zanafilla e Moabit dhe e Amonit
30 Loti kishte frikë të banonte në Coar, prandaj u largua nga Coari bashkë me dy bijat e tij e banoi në mal, në një shpellë. 31 Atëherë vajza e madhe i tha të voglës: «Ati ynë është plak dhe nuk...Tue, 16 Aug 2022 - 73 - Zanafilla 18
Zoti dhe Abrahami
1 Zoti iu shfaq Abrahamit te lisat e Mamreut, në zhegun e ditës, kur ai po rrinte në të hyrë të tendës. 2 Abrahami ngriti sytë dhe, ja, pa tre burra që po qëndronin para tij. Si i pa, vrapoi nga hyrja e tendës që t'i takonte, u përkul me nderim përtokë, 3 e tha: «O Zoti im, nëse kam gjetur hir para teje, mos kalo pa u ndalur te shërbëtori yt. 4 Do t'ju sjellin pak ujë që të lani këmbët e të pushoni nën pemë. 5 Unë po ju sjell një kafshatë bukë që të merrni veten, meqë kaluat nga shërbëtori juaj. Pastaj vazhdoni rrugën». Ata iu përgjigjën: «Bëj, pra, siç the». 6 Abrahami nxitoi drejt tendës te Sara e i tha: «Shpejt, gatuaj tre masa majë mielli e bëj kuleç!». 7 Ai vetë vrapoi drejt kopesë, mori një viç të njomë e të mirë e ia dha shërbëtorit që e përgatiti me të shpejtë. 8 Pastaj mori mazë, qumësht e viçin që ishte përgatitur e ua shtroi përpara. Dhe ai qëndroi në këmbë, ndërsa ata hanin nën pemë.
9 Atëherë ata e pyetën: «Ku është Sara, gruaja jote?». Ai u përgjigj: «Aty, në tendë!». 10 Njëri prej të tyre i tha: «Me të vërtetë, do të vij te ti pas një viti, e Sara, gruaja jote, do të bëhet me djalë». Sara po dëgjonte në të hyrë të tendës që ishte mbrapa tij. 11 Abrahami e Sara ishin të moshuar dhe Sarës i ishin ndalur të përmuajshmet e grave. 12 Kështu, Sara qeshi me vete e tha: «Tani që jam vyshkur e zotëria im është plak, a thua do të kem ende dëshirë?!». 13 Zoti i tha Abrahamit: «Përse qeshi Sara e tha: “Me të vërtetë do të lind tani që u plaka?”. 14 A ka gjë të pamundur për Zotin? Si sot një vit, do të kthehem te ti dhe Sara do të jetë bërë me djalë». 15 Por Sara e mohoi nga frika e tha: «Jo, nuk qesha». Por ai i tha: «Po, po, qeshe!».
Abrahami ndërhyn për Sodomën
16 Pastaj ata u ngritën prej aty e panë drejt Sodomës. Abrahami shkoi bashkë me ta për t'i përcjellë. 17 Atëherë Zoti tha: «A do t'ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë? 18 Abrahami me të vërtetë do të bëhet një komb i madh e i fuqishëm e në të do të bekohen tërë kombet e tokës, 19 sepse unë e zgjodha që t'i urdhërojë bijtë e tij e shtëpinë e tij, pas tij, për të ndjekur udhën e Zotit, duke bërë çka është e drejtë e drejtësi, që Zoti të plotësojë gjithçka që i tha Abrahamit». 20 Kështu, Zoti tha: «Gjëma e Sodomës dhe e Gomorrës është e madhe e mëkati i tyre është shumë i rëndë. 21 Do të zbres poshtë e të shoh nëse po veprojnë ashtu siç dëgjovat. Atëherë, do ta di».
22 Atëherë burrat u kthyen prej andej e shkuan drejt Sodomës, ndërsa Abrahami ende po qëndronte para Zotitth. 23 Abrahami u afrua e tha: «A do ta zhdukësh, me të vërtetë, të drejtin bashkë me të ligun? 24 Ndoshta qyteti ka pesëdhjetë njerëz të drejtë. Me të vërtetë do ta zhdukësh e nuk do ta falësh për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë aty? 25 Larg qoftë që ta bësh këtë, të vrasësh të drejtin bashkë me të ligun, duke i trajtuar të drejtin e të ligun njësoj. Larg qoftë! Vallë, gjykatësi i gjithë tokës nuk do të tregohet i drejtë?». 26 Zoti tha: «Nëse gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, për hir të tyre do ta fal tërë vendin». 27 Abrahami iu përgjigj: «Ja, unë që jam pluhur e hi po marr guximin të flas me Zotin tim. 28 Ndoshta, këtyre pesëdhjetë njerëzve të drejtë u mungojnë pesë njerëz. A do ta shkatërrosh tërë qytetin për shkak të këtyre të pestëve?». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj, nëse atje gjej dyzet e pesë». 29 Abrahami i tha përsëri: «Ndoshta do të gjenden vetëm dyzet». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj për hir të të dyzetëve». 30 Pastaj, Abrahami i tha: «Nuk zemërohet Zoti im nëse them: ndoshta atje do të gjenden vetëm tridhjetë». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj nëse gjej tridhjetë». 31 Abrahami i tha: «Ja, po marr guximin të flas përsëri me Zotin tim: ndoshta, atje do të gjenden vetëm njëzet». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve». 32 Atëherë ai i tha: «Nuk zemërohet Zoti im nëse them për he...Tue, 16 Aug 2022 - 72 - Zanafilla 17
Rrethprerja si shenjë e besëlidhjes
1 Kur Abrami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti iu shfaq e i tha: «Unë jam Perëndia i gjithëpushtetshëm. Jeto me muash e ji i paqortueshëm. 2 Unë do të lidh besëlidhjen time me ty e do të të shumoj pa masë». 3 Abrami ra me fytyrë përdhe e Perëndia i tha: 4 «Sa për mua, kjo është besëlidhja ime me ty: do të bëhesh atë i shumë kombeve. 5 Nuk do të quhesh më Abram, por Abraham, sepse të kam bërë atë të shumë kombeve. 6 Do të të shumoj pa masë. Prej teje do të nxjerr kombe e prej teje do të lindin mbretër. 7 Do ta bëj besëlidhjen time me ty e me pasardhësit e tu brez pas brezi, një besëlidhje të përjetshme, për të qenë Perëndia yt dhe i pasardhësve të tu. 8 Ty e pasardhësve të tu, do t'ju jap si pronë të përjetshme tokën në të cilën banon si i huaj dhe tërë tokën e Kanaanit. Unë do të jem Perëndia i tyre».
9 Perëndia i tha Abrahamit: «Sa për ty, ti do të mbash besëlidhjen time, ti e pasardhësit e tu brez pas brezi. 10 Besëlidhja që ti e pasardhësit e tu duhet të mbani është kjo: gjithë meshkujt tuaj do të rrethpriten. 11 Do të rrethpriteni në lëkurën e gjymtyrës mashkullore e kjo do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e jush. 12 Çdo mashkull, brez pas brezi, do të rrethpritet tetë ditë pas lindjes, edhe i linduri në shtëpi, edhe i huaji i blerë me para që nuk është pasardhësi yt. 13 Duhen rrethprerë si ai që ka lindur në shtëpinë tënde, edhe ai i blerë me para. Besëlidhja ime do të jetë në mishin tuaj një besëlidhje e përjetshme. 14 Mashkulli i parrethprerë, që nuk rrethpritet në lëkurën e gjymtyrës mashkullore, do të zhbihet prej popullit të vet, sepse ka thyer besëlidhjen time».
15 Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: «Gruan tënde nuk do ta quash më Sarajë, por Sara. 16 Do ta bekoj, madje prej saj do të të jap një djalë. Do ta bekoj e prej saj do të lindin kombe e do të dalin mbretër kombesh». 17 Abrahami ra me fytyrë përdhe, qeshi e tha me vete: «A mundet burri njëqind vjeç të bëhet me djalë e Sara nëntëdhjetëvjeçe të lindë?!». 18 Atëherë Abrahami i tha Perëndisë: «Mjaft që ta kem me jetë Ishmaelin në praninë tënde!». 19 Por Perëndia tha: «Jo, jo. Sara, gruaja jote, do të të lindë djalë e do ta quash Isak. Besëlidhjen time me të do ta bëj një besëlidhje të përjetshme, edhe për pasardhësit e tij. 20 Sa për Ishmaelin, të dëgjova dhe, ja, do ta bekoj e do ta shtoj e shumoj pa masë. Dymbëdhjetë prijës do të lindin prej tij e do ta bëj një komb të madh. 21 Por besëlidhjen time do ta bëj me Isakun që Sara do të të lindë pas një viti». 22 Perëndia mbaroi së foluri me Abrahamin e u largua prej tij.
23 Atëherë Abrahami e mori Ishmaelin, birin e tij, të gjithë ata që kishin lindur në shtëpinë e tij dhe ata që i kishte blerë me para. Në të njëjtën ditë i mori tërë meshkujt e shtëpisë e i rrethpreu në lëkurën e gjymtyrës mashkullore, ashtu siç i kishte thënë Perëndia. 24 Abrahami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç kur u rrethpre, 25 ndërsa Ishmaeli, i biri, ishte trembëdhjetë vjeç. 26 Në të njëjtën ditë u rrethprenë Abrahami e Ishmaeli, i biri, 27 e bashkë me të, tërë meshkujt e shtëpisë së tij, edhe i linduri në shtëpi, edhe i huaji i blerë me para.
sh17.1 he. ec para fytyrës simeTue, 16 Aug 2022 - 71 - Zanafilla 16
Hagara dhe Ishmaeli
1 Saraja, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë fëmijë. Ajo kishte një skllave egjiptiane që quhej Hagarë. 2 Atëherë Saraja i tha Abramit: «Ja, Zoti më ka bërë beronjë. Fli me skllaven time e ndoshta prej saj do të kem fëmijërr». Abrami ia dëgjoi fjalën Sarajës. 3 Dhjetë vjet pasi Abrami banoi në tokën e Kanaanit, Saraja, gruaja e Abramit, mori Hagarën, skllaven e saj egjiptiane e ia dha për grua Abramit, burrit të saj. 4 Ai fjeti me Hagarën e ajo mbeti shtatzënë. Kur pa se kishte mbetur shtatzënë, ajo filloi ta shpërfillte zonjën e saj. 5 Atëherë Saraja i tha Abramit: «Ti je përgjegjës për këtë fyerje. Isha unë ajo që ta lëshova në krahët e tu skllaven time e kur ajo pa që mbeti shtatzënë filloi të më shpërfillë. Zoti gjykoftë mes meje e teje!». 6 Por Abrami i tha Sarajës: «Ja ku e ke skllaven tënde. Bëj me të si të duash». Atëherë Saraja u soll ashpër me Hagarën e ajo iku prej saj.
7 Engjëlli i Zotit e gjeti Hagarën pranë një burimi në shkretëtirë, te burimi udhës për në Shur. 8 Ai i tha: «Hagarë, skllavja e Sarajës, nga po vjen e ku po shkon?». Ajo u përgjigj: «Po largohem nga zonja ime, Saraja». 9 Engjëlli i Zotit i tha: «Kthehu te zonja jote e nënshtroju asaj». 10 E i tha: «Do t'i shumoj pasardhësit e tu aq shumë saqë nuk do të mund të numërohen». 11 Engjëlli i Zotit i tha:
«Ja, ti je shtatzënë, do të lindësh djalë
e do ta quash Ishmael,
se Zoti e dëgjoi vuajtjen tënde.
12 Ai do te jetë si gomar i egër mes njerëzve.
Dora e tij do të jetë kundër të gjithëve
e dora e të gjithëve kundër tij.
E do të jetojë në kundërshtis me vëllezërit e tij».
13 Atëherë ajo thirri emrin e Zotit, që i foli, e tha: «Ti je Perëndia që këqyr, se këtu pashë me të vërtetë atë që këqyr». 14 Prandaj edhe burimi quhet Ber Lahaj Roi e ndodhet mes Kadeshit e Beredit.
15 Hagara i lindi Abramit një djalë dhe Abrami e quajti, djalin e lindur nga Hagara, Ishmael. 16 Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç kur Hagara i lindi Ishmaelin.
rr16.2 he. do të ndërtohem
s16.12 ose: kundruall
Tue, 16 Aug 2022 - 70 - Zanafilla 15
Besëlidhja e Zotit me Abramin
1 Pas këtyre ngjarjeve, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në një vegim: «Abram, mos ki frikë. Unë jam mburoja jote. Shpërblimi yt do të jetë shumë i madh!». 2 Abrami tha: «O Zot, Zoti im, çfarë do të më japësh kur jam pa fëmijë e trashëgimtari i shtëpisë sime do të jetë Eliezeri i Damaskut?». 3 Pastaj tha: «Ti nuk më ke dhënë pasardhës dhe, ja, një shërbëtorr do të jetë trashëgimtari im». 4 Dhe, ja, fjala e Zotit iu drejtua: «Trashëgimtari yt nuk do të jetë ky, por ai që do të dalë prej trupit tënd, ai do të jetë trashëgimtari yt». 5 Pastaj e nxori jashtë e i tha: «Shiko qiellin e numëroji yjet, po munde! Kaq të shumtë do të jenë trashëgimtarët e tu». 6 Abrami besoi në Zotin e Zoti ia numëroi për drejtësi.
7 Ai i tha: «Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i kaldenjve për të të dhënë si trashëgimi këtë tokë». 8 Abrami iu përgjigj: «O Zot, Zoti im, nga do ta di unë se do ta trashëgoj?». 9 Ai i tha: «Më sill një mëshqerrë tri vjeçe, një dhi e një dash tre vjeç, një turtull e një pëllumb të ri». 10 Abrami ia solli të gjitha këto. I preu më dysh dhe i vuri gjysmat përballë njëra-tjetrës, por zogjtë nuk i preu. 11 Disa shpendë grabitqarë u lëshuan mbi to, por Abrami i dëboi.
12 Në të perënduar, Abramin e kapi një gjumë i thellë dhe, ja, e pllakosi një frikë e errët dhe e madhe. 13 Dhe Zoti i tha Abramit: «Dije mirë se pasardhësit e tu do të banojnë në vend të huaj e do të jenë skllevër e të shtypur për katërqind vjet. 14 Por unë do ta gjykoj kombin, të cilit do t'i shërbejnë e pas kësaj do të dalin me pasuri të mëdha. 15 Ndërsa ti do të bashkohesh me etërit e tu në paqe e do të varrosesh pas një pleqërie të mbarë. 16 Në brezninë e katërt, pasardhësit e tu do të kthehen këtu pasi ligësia e amoritëve nuk e ka arritur ende kulmin».
17 Kur perëndoi dielli, u bë errësirë dhe, ja, u duk një mangall me tym e një pishtar zjarri, i cili përshkoi gjysmat e prera. 18 Atë ditë Zoti lidhi një besëlidhje me Abramin e tha: «Pasardhësve të tu po ua jap këtë tokë, nga lumi i Egjiptit deri në lumin e madh, Eufratin, 19 tokën e kenitëve, e kenizitëve, e kadmonitëve, 20 e hititëve, e perizitëve, e refaitëve, 21 e amoritëve, e kananitëve, e girgashitëve, e jebusitëve».
r15.3 he. bir i shtëpisë timeTue, 16 Aug 2022 - 69 - Zanafilla 14
Abrami shpëton Lotin
1 Në atë kohëo Amrafeli, mbreti i Shinarit, Arjoku, mbreti i Elasarit, Kedorlaomeri, mbreti i Elamit e Tidali, mbreti i Gojimit 2 bënë luftë kundër Berait, mbretit të Sodomës, Birshait, mbretit të Gomorrës, Shinabit, mbretit të Admës, e Shemeberit, mbretit të Ceboimit e të Belës që është Coari. 3 Të gjithë këta të fundit u bashkuan në luginën e Sidimit që është deti i Kripur. 4 Për dymbëdhjetë vjet ata i shërbyen Kedorlaomerit, por në vitin e trembëdhjetë ngritën krye. 5 Në vitin e katërmbëdhjetë, Kedorlaomeri e mbretërit bashkë me të erdhën e i mundën refaitët në Ashterot Karnaim, zuzitët në Ham, emitët në Shaveh Kirjataim 6 e horitët në malet e tyre të Seirit deri në El Paran që është pranë shkretëtirës. 7 Pastaj ata u kthyen e shkuan në En Mishpat, që është në Kadesh, e u ranë të gjitha krahinave të amalekitëve e amoritëve që banonin në Hacecon Tamar. 8 Atëherë u çua mbreti i Sodomës, mbreti i Gomorrës, mbreti i Admës, mbreti i Ceboimit e mbreti i Belës, që është Coari, e u rreshtuan për luftë në luginën e Sidimit 9 kundër Kedorlaomerit, mbretit të Elamit, Tidalit, mbretit të Gojimit, Amrafelit, mbretit të Shinarit e Arjokut, mbretit të Elasarit. Katër mbretër kundër pesë të tjerëve. 10 Lugina e Sidimit ishte plot me puse zifti. Mbretërit e Sodomës e Gomorrës ia mbathën e ranë në to, ndërsa ata që shpëtuan ikën maleve. 11 Të katër mbretërit plaçkitën tërë pasurinë e Sodomës e të Gomorrës dhe gjithë ushqimet e tyre e u larguan. 12 Ata zunë edhe Lotin, nipin e Abramit, që banonte në Sodomë, bashkë me pasurinë e tij, e u larguan.
13 Një prej atyre që kishin shpëtuar erdhi dhe e njoftoi Abram Hebreun që banonte pranë lisave të Mamre Amoritit. Ky ishte i vëllai i Eshkolit dhe Anerit që ishin aleat me Abramin. 14 Kur Abrami dëgjoi se i nipip u zu rob, ngriti për luftë treqind e tetëmbëdhjetë njerëz të stërvitur, të lindur në shtëpinë e tij, e i ndoqi mbretërit deri në Dan. 15 Gjatë natës, i ndau shërbëtorët në grupe kundër tyre. I mundi mbretërit e i ndoqi deri në Hobah që është në veri të Damaskut. 16 Pastaj rimori gjithë pasurinë. Mori edhe nipin e tij, Lotin, bashkë me pasurinë e tij, me gratë e popullin.
Abrami e Melkisedeku
17 Kur Abrami po kthehej, pasi kishte mposhtur Kedorlaomerin e mbretërit që ishin me të, mbreti i Sodomës doli ta takonte në luginën e Shavehut. Ajo është lugina e Mbretit. 18 Atëherë Melkisedeku, mbreti i Salemit, solli bukë e verë. Ai ishte prifti i Perëndisë së tejlartë. 19 Ai e bekoi e tha:
«Bekuar qoftë Abrami nga Perëndia i tejlartë,
krijuesq i qiellit e i tokës!
20 Bekuar qoftë Perëndia i tejlartë,
që t'i dorëzoi ty armiqtë!».
Atëherë Abrami i dha të dhjetën e çdo gjëje.
21 Mbreti i Sodomës i tha Abramit: «M'i kthe njerëzit, ndërsa pasurinë mbaje për vete». 22 Abrami i tha mbretit të Sodomës: «Jam betuar para Zotit, Perëndisë së tejlartë, krijuesit të qiellit e tokës, 23 se nuk do të marr asnjë fije peri e asnjë lidhëse sandalesh, asgjë prej gjërave që të përkasin, që të mos thuash: “Unë e bëra Abramin të pasur”. 24 Nuk do të marr asgjë për vete, përveçse çfarë hëngrën djemtë e pjesën që u përket burrave që erdhën me mua, Anerit, Eshkolit e Mamreut. Këta le të marrin pjesën e tyre».
o14.1 ose: Në kohën e Amrafelit
p14.14 he. vëllai
q14.19 ose: zotërues
Tue, 16 Aug 2022 - 68 - Zanafilla 13
Abrami dhe Loti
1 Abrami shkoi nga Egjipti në Negev bashkë me të shoqen e me gjithçka kishte. Me të shkoi edhe Loti.
2 Abrami ishte shumë i pasur me bagëti, argjend e ar. 3 Ai vazhdoi udhëtimin nga Negevi deri në Betel, deri në vendin ku kishte ngritur më parë tendën, mes Betelit e Ajit, 4 aty ku në fillim kishte ngritur një altar. Atje Abrami thirri emrin e Zotit. 5 Edhe Loti, që udhëtonte me Abramin, kishte dhen, qe e tenda. 6 Nuk kishte vend për të dy, se pasuria e tyre ishte aq e madhe, saqë nuk mund të jetonin bashkë. 7 Kështu, filloi një grindje mes barinjve të bagëtive të Abramit e barinjve të bagëtive të Lotit. Në atë kohë, në atë vend jetonin kananitët e perizitët.
8 Atëherë Abrami i tha Lotit: «Të mos ketë grindje mes nesh, mes barinjve të mi e barinjve të tu, se jemi vëllezër. 9 A nuk është e gjithë toka përpara teje? Le të ndahemi. Nëse shkon në të majtë, unë do të marr në të djathtë. E nëse shkon në të djathtë, unë do të marr në të majtë». 10 Loti ngriti sytë e pa se gjithë lugina e Jordanit deri në Coar ujitej si kopshti i Zotit, si toka e Egjiptit, përpara se Zoti të shkatërronte Sodomën e Gomorrën. 11 Loti zgjodhi për vete gjithë luginën e Jordanit e udhëtoi drejt lindjes. Kështu, u ndanë nga njëri-tjetri. 12 Abrami banoi në tokën e Kanaanit, ndërsa Loti banoi në qytetet e luginës dhe ngriti tendat pranë Sodomësnj. 13 Mirëpo njerëzit e Sodomës ishin shumë të ligj e mëkatarë para Zotit.
14 Pasi Loti u largua prej tij, Zoti i tha Abramit: «Ngriji sytë dhe, nga vendi ku je, shiko drejt veriut e jugut, drejt lindjes e perëndimit, 15 sepse të gjithë tokën që sheh, do të ta jap ty e pasardhësve të tu përgjithmonë. 16 Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës. Nëse dikush do të mund ta numërojë pluhurin e tokës, edhe pasardhësit e tu do të numërohen. 17 Ngrihu e bjeri tokës për së gjati e për së gjeri, sepse ty do të ta jap». 18 Atëherë Abrami ngriti tendat dhe shkoi e banoi ndër lisat e Mamreut që janë në Hebron. Atje i ngriti një altar Zotit.
nj13.12 ose: deri në SodomëTue, 16 Aug 2022 - 67 - Zanafilla 12
Thirrja e Abramit
1 Zoti i tha Abramit: «Dil nga vendi yt, nga farefisi yt e nga shtëpia e atit tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj. 2 Do të të bëj komb të madh e do të të bekoj. Emrin tënd do ta bëj të madh e bekim do të jesh. 3 Do të bekoj këdo që të bekon, por atën që të përçmon do ta mallkoj. Të gjitha fiset e tokës do të bekohen në ty».
4 Atëherë Abrami bëri siç i tha Zoti. Me të shkoi edhe Loti. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani. 5 Ai mori me vete Sarajën, të shoqen, nipin e tij, Lotin, dhe tërë pasurinë e njerëzit që kishin mbledhur në Haran e u nisën drejt tokës së Kanaanit. Kur arritën në tokën e Kanaanit, 6 Abrami përshkoi vendin deri te lisi i Morehut në Shekem. Në atë kohë, në atë vend banonin kananitët. 7 Zoti iu shfaq Abramit e tha: «Pasardhësve të tu do t'ua jap këtë vend». Atëherë Abrami i ngriti aty një altar Zotit që i ishte shfaqur. 8 Prej andej u shpërngul drejt malit në lindje të Betelit dhe ngriti tendën mes Betelit në perëndim e Ajit në lindje. Edhe aty i ngriti një altar Zotit e thirri emrin e tij. 9 Pastaj Abrami u ngrit e vijoi udhëtimin drejt Negevit.
Abrami në Egjipt
10 Vendin e pllakosi një zi buke aq e rëndë, saqë Abrami shkoi në Egjipt për të banuar në dhe të huaj. 11 Kur po hynte në Egjipt, Abrami i tha Sarajës, gruas së tij: «E di që je grua e bukur 12 dhe kur të të shohin egjiptianët, do të thonë: “Kjo është gruaja e tij”. Kështu mua do të më vrasin, kurse ty do të të lënë gjallë. 13 Thuaj që je ime motër, që të më trajtojnë mirë për shkakun tënd e jeta të më kursehet falë teje».
14 Kur Abrami hyri në Egjipt, egjiptianët panë se gruaja ishte shumë e bukur. 15 Edhe oborrtarët e faraonit e panë dhe ia lavdëruan faraonit. Atëherë, gruan e morën në shtëpinë e faraonit. 16 Për shkak të saj faraoni e trajtoi mirë Abramin, i cili përfitoi dhen, qe e gomarë, shërbëtorë e shërbëtore, gomarica e deve.
17 Por Zoti e dënoi me plagë të rënda faraonin dhe shtëpinë e tij për shkak të Sarajës, gruas së Abramit. 18 Atëherë faraoni e thirri Abramin e i tha: «Ç'është kjo që më bëre? Përse nuk më tregove që është gruaja jote. 19 Përse the se është jot motër e unë e mora për grua? Dhe tani, ja ku e ke gruan tënde. Merre, pra, e shko!». 20 Faraoni u dha urdhër njerëzve të vet dhe ata e larguan Abramin, bashkë me të shoqen, e gjithçka i përkiste.
n12.3 të tjerë: ataTue, 16 Aug 2022 - 66 - Zanafilla 11
Kulla e Babelit
1 E gjithë toka fliste një gjuhë e të njëjtat fjalë. 2 Kur udhëtuan nga lindjam, njerëzit gjetën një fushë në tokën e Shinarit dhe banuan atje. 3 E i thanë njëri-tjetrit: «Ejani, le të bëjmë tulla e t'i pjekim në zjarr». Kështu, ata përdorën tulla në vend të gurit e zift në vend të baltës. 4 E thanë: «Ejani, të ndërtojmë për vete një qytet e një kullë, maja e të cilës të prekë qiellin, që të bëjmë emër e të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut».
5 Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njeriut po ndërtonin. 6 E Zoti tha: «Ja, ata janë një popull e flasin të gjithë një gjuhë dhe ky është vetëm fillimi i veprave të tyre. Tani, asgjë nga çfarë kanë ndër mend të bëjnë nuk do të jetë e pamundur për ta. 7 Ejani të zbresim e mu atje t'ua përziejmë gjuhën, që të mos e kuptojnë gjuhën e njëri-tjetrit».
8 Atëherë Zoti i shpërndau prej andej mbi faqen e tërë dheut dhe ata reshtën së ndërtuari qytetin. 9 Prandaj edhe quhet Babel, se atje Zoti përzjeu gjuhën e gjithë tokës dhe prej andej Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut.
Pasardhësit e Semit
10 Këta janë pasardhësit e Semit: Semi ishte njëqind vjeç kur i lindi Arpahshadi, dy vjet pas përmbytjes. 11 Semi jetoi pesëqind vjet pasi i lindi Arpahshadi dhe pati bij e bija të tjera. 12 Arpahshadi ishte tridhjetë e pesë vjeç kur i lindi Shelahu. 13 Arpahshadi jetoi katërqind e tre vjet pasi i lindi Shelahu dhe pati bij e bija të tjera. 14 Shelahu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Eberi. 15 Shelahu jetoi katërqind e tre vjet pasi i lindi Eberi dhe pati bij e bija të tjera. 16 Eberi ishte tridhjetë e katër vjeç kur i lindi Pelegu. 17 Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Pelegu dhe pati bij e bija të tjera. 18 Pelegu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Reui. 19 Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet pasi i lindi Reui dhe pati bij e bija të tjera. 20 Reui ishte tridhjetë e dy vjeç kur i lindi Serugu. 21 Reui jetoi dyqind e shtatë vjet pasi i lindi Serugu dhe pati bij e bija të tjera. 22 Serugu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Nahori. 23 Serugu jetoi dyqind vjet pasi i lindi Nahori dhe pati bij e bija të tjera. 24 Nahori ishte njëzet e nëntë vjeç kur i lindi Terahu. 25 Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Terahu dhe pati bij e bija të tjera. 26 Terahu ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindën Abrami, Nahori e Harani.
Pasardhësit e Terahut
27 Këta janë pasardhësit e Terahut: Terahut i lindën Abrami, Nahori e Harani. Haranit i lindi Loti. 28 Harani vdiq në tokën e vendlindjes, në Ur të kaldenjve, para Terahut, të atit. 29 Abrami e Nahori morën gra. Gruaja e Abramit quhej Sarajë, ndërsa gruaja e Nahorit quhej Milka, e bija e Haranit që është ati i Milkës e Iskës. 30 Saraja ishte beronjë e nuk kishte fëmijë.
31 Terahu mori me vete të birin, Abramin, të nipin, Lotin, që ishte biri i Haranit, e Sarajën, të renë, gruan e të birit, dhe dolën nga Uri i kaldenjve për të shkuar drejt tokës së Kanaanit. Arritën në Haran e banuan atje. 32 Terahu jetoi dyqind e pesë vjet e vdiq në Haran.
m11.2 të tjerë: drejt lindjesTue, 16 Aug 2022 - 65 - Zanafilla 10
Pasardhësit e Noeut
1 Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semi, Kami e Jafeti. Këtyre u lindën fëmijë pas përmbytjes.
2 Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku e Tirasi. 3 Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifati e Togarmahu. 4 Bijtë e Javanit ishin Elishahu, Tarshishi, Kitimi e Dodanimi. 5 Prej tyre dolën popujt bregdetarë e u vendosën nëpër vendet e tyre, secili sipas gjuhës së vet, sipas familjeve e kombeve të tyre.
6 Bijtë e Kamit ishin Kushi, Micraimi, Puti e Kanaani. 7 Bijtë e Kushit ishin Sebai, Havilahu, Sabtai, Ramai e Sabtekai. Bijtë e Ramait ishin Shebai e Dedani. 8 Kushit i lindi Nimrodi. Ai u bë kreshniku i parë në tokë. 9 Ai ishte gjahtar i fuqishëm para Zotit, prandaj edhe thuhet: «Si Nimrodi, gjahtar i fuqishëm para Zotit». 10 Mbretëria e tij filloi në Babel, Erek, Akad e Kalneh në tokën e Shinarit. 11 Prej andej doli në Asirill dhe ndërtoi Ninivën, Rehobotirin, Kalahun 12 e Resenin që është mes Ninivës e Kalahut. Reseni është qyteti i madh. 13 Micraimit i lindën luditët, anamitët, lehabitët, naftuhitët, 14 patrusitët e kasluhitët. Prej tyre dolën filistinët e kaftoritët. 15 Kanaanit i lindën Sidoni, i parëlinduri, Heti, 16 jebusitët, amoritët, girgashitët, 17 hivitët, arkitët, sinitët, 18 arvaditët, cemaritët e hamatitët. Më pas familjet e kananitëve u shpërndanë. 19 Kufiri i Kanaanit shkonte nga Sidoni drejt Gerarit deri në Gazë, në drejtim të Sodomës, Gomorrës, Admës e Ceboimit deri në Lasha. 20 Këta janë bijtë e Kamit sipas familjeve e gjuhëve të tyre, në vendet e kombet e tyre.
21 Edhe Semit i lindën bij. Ai është ati i gjithë bijve të Eberit dhe vëllai i madh i Jafetit. 22 Bijtë e Semit ishin Elami, Ashuri, Arpahshadi, Ludi e Arami. 23 Bijtë e Aramit ishin Uci, Huli, Geteri e Mashi. 24 Arpahshadit i lindi Shelahu. Shelahut i lindi Eberi. 25 Eberit i lindën dy bij. Njëri quhej Peleg, se në kohën e tij u nda toka. Vëllai i tij quhej Joktan. 26 Joktanit i lindi Almodadi, Shelefi, Hacarmaveti, Jerahu, 27 Hadorami, Uzali, Diklahu, 28 Obali, Abimaeli, Shebai, 29 Ofiri, Havilahu e Jobabi. Të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit. 30 Vendbanimi i tyre shtrihej prej Meshait deri në Sefar, një mal në lindje. 31 Këta ishin bijtë e Semit sipas familjeve e gjuhëve të tyre, në vendet e kombet e tyre.
32 Këto janë familjet e bijve të Noeut sipas breznive e kombeve të tyre. Pas përmbytjes, kombet u përhapën mbi tokë prej tyre.
ll10.11 ose: doli AsiriaTue, 16 Aug 2022 - 64 - Zanafilla 9
Besëlidhja e Perëndisë
1 Perëndia e bekoi Noeun dhe bijtë e tij e u tha: «Shtohuni, shumohuni e mbushni tokën. 2 Frikë e tmerr do të jeni për të gjitha kafshët e tokës, për gjithë shpendët e qiellit, për gjithçka që lëviz mbi dhe, e për gjithë peshqit e detit, se janë lënë në dorën tuaj. 3 Do të keni për ushqim çdo gjë të gjallë që lëviz. Po ju jap gjithçka, ashtu siç ju dhashë çdo bimë të gjelbër. 4 Por nuk do të hani mish të gjallë, domethënë me gjak. 5 Edhe për gjakun e jetëve tuaja do të kërkoj shpagim. Do ta kërkoj jetën e njeriut prej çdo kafshe, prej njeriut e prej vëllait të tij.
6 Ai që derdh gjak njeriu,
prej njeriut do t'i derdhet gjaku,
se në shëmbëlltyrën e vet
e bëri Perëndia njeriun.
7 Ju, pra, shtohuni e shumohuni, mbushni tokën e shumohuni mbi të».
8 Atëherë Perëndia i tha Noeut e bijve të tij: 9 «Ja, unë po e lidh besëlidhjen time me ju e me pasardhësit tuaj pas jush, 10 me çdo qenie të gjallë që është me ju, me shpendët, bagëtitë e çdo kafshë të egër që është me ju, me ato që dolën nga arka e me çdo kafshë të tokës. 11 Po e lidh besëlidhjen time me ju që të mos vdesë më asnjë qenie e gjallë nga ujërat e përmbytjes e të mos ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën». 12 Perëndia tha: «Për gjithë breznitë e ardhshme, kjo është shenja e besëlidhjes që unë po bëj mes meje e jush dhe me çdo qenie të gjallë që është me ju. 13 Kam vënë mbi re harkunk tim dhe ai do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e tokës. 14 Kur ta mbuloj tokën me re e harku të shfaqet mbi to, 15 do të kujtoj besëlidhjen time mes meje e jush dhe me çdo lloj qenie të gjallë, kështu ujërat nuk do ta përmbytin më e nuk do të shkatërrojnë tërë qeniet e gjalla. 16 Kur harku të jetë mbi re, do ta shoh e do të kujtoj besëlidhjen e përjetshme mes Perëndisë e çdo lloj qenieje të gjallë mbi tokë». 17 Perëndia i tha Noeut: «Kjo është shenja e besëlidhjes që kam vendosur mes meje e çdo qenieje të gjallë mbi tokë».
Bijtë e Noeut
18 Bijtë e Noeut që dolën nga arka ishin Semi, Kami e Jafeti. Kami ishte ati i Kanaanit. 19 Këta të tre ishin bijtë e Noeut dhe prej tyre u popullua e gjithë toka.
20 Noeu filloi të kultivojë tokënl e mbolli një vresht. 21 Ai piu verë, u deh e u zhvesh në mes të tendës. 22 Kami, ati i Kanaanit, pa lakuriqësinë e të atit dhe u tregoi dy vëllezërve që ishin jashtë. 23 Atëherë Semi e Jafeti morën një rrobë, e vunë mbi krahë dhe duke ecur mbrapsht mbuluan lakuriqësinë e të atit. Ishin me fytyrë mbrapa e kështu nuk e panë lakuriqësinë e të atit. 24 Kur i doli pija, Noeu mori vesh se çfarë i kishte bërë djali i vogël 25 e tha:
«Mallkuar qoftë Kanaani!
Shërbëtor i shërbëtorëve do të jetë për vëllezërit e vet!».
26 Po ashtu tha:
«Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit.
Kanaani qoftë shërbëtori i tij!
27 Perëndia i zgjeroftë kufijtë e Jafetit e ky banoftë në tendën e Semit.
Kanaani qoftë shërbëtori i tij!».
28 Pas përmbytjes Noeu jetoi treqind e pesëdhjetë vjet. 29 Kështu, Noeu jetoi nëntëqind e pesëdhjetë vjet dhe vdiq.
k9.13 të tjerë: ylberin
l9.20 ose: Noeu ishte bujku i parë
Tue, 16 Aug 2022 - 63 - Zanafilla 8
Përfundimi i përmbytjes
1 Perëndia u kujtua për Noeun e të gjitha kafshët e egra dhe bagëtitë që ishin me të në arkë. Ai dërgoi një erë mbi tokë e ujërat u ulën. 2 Burimet e humnerës dhe kanatet e qiellit u mbyllën. Shiu nga qielli pushoi. 3 Ujërat sa vinin e tërhiqeshin nga toka dhe pas njëqind e pesëdhjetë ditësh u pakësuan. 4 Në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të shtatë arka u ndal mbi malet e Araratit. 5 Ujërat vazhduan të pakësoheshin deri në muajin e dhjetë. Në ditën e parë të muajit të dhjetë u dukën majat e maleve.
6 Pasi kaluan dyzet ditë, Noeu hapi dritaren e arkës që kishte bërë 7 dhe lëshoi një korb që shkonte e vinte derisa u thanë ujërat mbi tokë. 8 Pastaj lëshoi një pëllumb për të parë nëse ujërat ishin ulur nga faqja e dheut. 9 Por pëllumbi nuk gjeti ku të vinte këmbën e u kthye tek ai në arkë, sepse ujërat mbulonin tërë faqen e tokës. Kështu Noeu zgjati dorën, e kapi dhe e futi në arkë. 10 Pasi priti shtatë ditë të tjera, e lëshoi përsëri pëllumbin nga arka. 11 Pëllumbi erdhi tek ai në mbrëmje, dhe ja, në sqep mbante një gjethe ulliri të sapokëputur. Noeu e kuptoi që ujërat ishin tërhequr nga toka. 12 Pastaj priti edhe shtatë ditë të tjera. E lëshoi edhe një herë pëllumbin dhe ky nuk u kthye më. 13 Në ditën e parë të muajit të parë të vitit gjashtëqind e një, ujërat u thanë nga toka dhe Noeu hoqi mbulesën e arkës. Vështroi dhe, ja, faqja e tokës ishte tharë. 14 Në ditën e njëzet e shtatë të muajit të dytë toka u tha.
15 Atëherë Perëndia i tha Noeut: 16 «Dil nga arka, ti bashkë me gruan tënde, me bijtë e tu e me gratë e bijve të tu. 17 Të gjitha kafshët e çdo lloji që janë me ty, shpendët, bagëtitë e çdo zvarranik që zvarritet mbi tokë, nxirri që të mbushin tokën, të shtohen e të shumohen mbi tokë». 18 Kështu, Noeu doli bashkë me të bijtë, të shoqen e gratë e bijve të tij. 19 Tërë kafshët, zvarranikët e shpendët, gjithçka që lëviz mbi tokë, dolën nga arka sipas specieve të tyre.
Premtimi i Perëndisë
20 Pastaj Noeu i ngriti një altar Zotit e mbi të i kushtoi një fli shkrumbimi nga çdo kafshë e shpend i pastër. 21 Zoti ndjeu erën e këndshme e tha në zemrën e vet: «Nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së tij janë të liga që në moshë të re. Dhe as nuk do t'i godas më gjallesat, siç bëra.
22 Sa të jetë toka,
të mbjellat e të korrat,
i ftohti e i nxehti,
vera e dimri,
dita e nata,
nuk do të marrin fund».Tue, 16 Aug 2022 - 62 - Zanafilla 7
Përmbytja
1 Zoti i tha Noeut: «Hyr në arkë, ti e gjithë familja jote, sepse në këtë brezni ty të gjeta të drejtë. 2 Prej çdo kafshe që është e pastër, merr me vete shtatë çifte, mashkull e femër, ndërsa prej kafshëve të papastra merr një çift, mashkull e femër. 3 Po ashtu, prej shpendëve të qiellit merr shtatë çifte, mashkull e femër, që fara e tyre të mbetet gjallë mbi tërë faqen e dheut. 4 Sepse pas shtatë ditësh, unë do të bëj të bjerë shi mbi tokë për dyzet ditë e net dhe do të shuaj nga faqja e tokës çdo gjë të gjallë që bëra». 5 Noeu bëri gjithçka që Zoti i urdhëroi.
6 Noeu ishte gjashtëqind vjeç kur u përmbyt toka. 7 Ai hyri në arkë bashkë me të bijtë, me të shoqen e me gratë e bijve të tij për t'u shpëtuar ujërave të përmbytjes. 8 Prej kafshëve të pastra e të papastra, prej shpendëve e prej çdo zvarraniku mbi tokë, 9 dy e nga dy, mashkull e femër, erdhën te Noeu dhe hynë në arkë, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia. 10 Dhe pas shtatë ditësh ujërat e përmbytjes vërshuan mbi tokë.
11 Në vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noeut, në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të dytë, shpërthyen tërë burimet e humnerës së madhe dhe kanatet e qiellit u hapën. 12 Mbi tokë ra shi për dyzet ditë e net. 13 Në të njëjtën ditë Noeu e bijtë e tij, Kami, Semi e Jafeti, bashkë me të shoqen dhe me tri gratë e bijve të tij, hynë në arkë. 14 Ata e çdo kafshë e egër sipas llojit të vet, çdo bagëti sipas llojit të vet e çdo zvarranik që zvarritet mbi tokë sipas llojit të vet, çdo shpend sipas llojit të vet e çdo zog fluturak 15 erdhën te Noeu e hynë në arkë, dy e nga dy nga çdo qenie e gjallë. 16 Nga çdo qenie e gjallë hynë mashkull e femër, ashtu siç Perëndia e kishte urdhëruar Noeun. Pastaj Zoti e mbylli arkën.
17 Toka u përmbyt për dyzet ditë. Ujërat u shtuan dhe e ngritën arkën nga toka. 18 Ujërat u rritën e u shtuan shumë mbi tokë, por arka lundronte mbi ujë. 19 Ato u rritën aq shumë saqë mbuluan tërë malet e larta nën tërë qiellin. 20 Ujërat u ngritën pesëmbëdhjetë kute mbi to e malet u mbuluan. 21 Kështu mori fund çdo qenie e gjallë që lëviz mbi tokë: shpendët, bagëtitë, kafshët e egra, tërë zvarranikët që zvarriten mbi tokë dhe gjithë njerëzimi. 22 Vdiq gjithçka e gjallë mbi dhe. 23 Ai shuajti çdo gjë të gjallë që ishte mbi faqen e dheut, nga njeriu deri te bagëtitë, zvarranikët e shpendët e qiellit. Ato u shuan nga toka. Vetëm Noeu e ata që ishin me të në arkë mbetën gjallë. 24 Ujërat mbuluan tokën për njëqind e pesëdhjetë ditë.Tue, 16 Aug 2022 - 61 - Zanafilla 6
Ligësia e njeriut
1 Kur njeriu filloi të shumohet mbi faqen e tokës e i lindën bija, 2 bijtë e Perëndisë panë se bijat e njeriut ishin të bukura dhe morën për gra ato që zgjodhën. 3 Zoti tha: «Shpirti im nuk do të qëndrojëh me njeriun përgjithmonë, sepse ai është mish dhe ditët e jetës së tij do të jenë njëqind e njëzet vjet». 4 Në ato kohë nefilimët jetonin në tokë, po ashtu edhe më vonë kur bijtë e Perëndisë morën për gra bijat e njeriut dhe ato u lindën fëmijë. Këta ishin kreshnikët e lashtësisë, njerëz me emër.
5 Zoti pa se ligësia e njeriut mbi tokë ishte e madhe dhe, tërë kohën, mendimet e zemrës së tij nuk synonin gjë tjetër veçse të keqen. 6 Zotit i erdhi keqi që kishte bërë njeriun mbi tokë dhe u pikëllua në zemër. 7 Zoti tha: «Do ta shuaj nga faqja e dheut njeriun që krijova, njeriun bashkë me bagëtitë, zvarranikët e shpendët e qiellit, se u pendova që i krijova».
8 Por Noeu gjeti hir para Zotit.
Noeu dhe përmbytja
9 Kjo është historia e Noeut. Noeu ishte njeri i drejtë, i patëmetë ndër bashkëkohësit e tij dhe jetonte me Perëndinë. 10 Atij i lindën tre djem, Semi, Kami e Jafeti.
11 Toka ishte shthurur para syve të Perëndisë e ishte mbushur me dhunë. 12 Perëndia pa tokën dhe, ja, ajo ishte e prishur pasi çdo njeri mbi tokë bënte jetë të shthurur. 13 Perëndia i tha Noeut: «Kam vendosur t'i jap fund çdo njeriu, se e kanë mbushur tokën me dhunë. Ja, do t'i zhduk bashkë me tokën.
14 Bëj një arkë me dru goferi, bëje me dhoma e lyeje brenda e jashtë me zift. 15 Ja si do ta bësh: treqind kute të gjatë, pesëdhjetë kute të gjerë e tridhjetë kute të lartë. 16 Bëj një çatij për arkën e ngrije një kut më lart. Derën e arkës vëre anash e bëj një kat përdhe, një të dytë e një të tretë.
17 Dhe ja, unë do të sjell përmbytjen mbi tokë që të mbytë çdo qenie të gjallë nën qiell. Çdo gjë që është mbi tokë do të marrë fund. 18 Por besëlidhjen time do ta bëj me ty e ti, bashkë me bijtë e tu, me gruan tënde e me gratë e bijve të tu, do të hysh në arkë. 19 Dhe nga çdo gjallesë e gjë e gjallë do të marrësh në arkë dy prej çdo lloji, që të mbeten gjallë bashkë me ty. Mashkull e femër do të jenë. 20 Prej shpendëve sipas llojit të tyre, prej bagëtive sipas llojit të tyre e prej çdo zvarraniku të tokës sipas llojit të tyre, dy prej çdo lloji do të vijnë te ti që të mbeten gjallë. 21 Merr e grumbullo për vete prej çdo lloji ushqimi që hahet. Do të jetë ushqim për ty e për kafshët».
22 Dhe Noeu kështu veproi. Bëri gjithçka siç e kishte urdhëruar Perëndia.
h6.3 ose: do të hahet; luftojë
i6.6 he. u pendua
j6.16 ose: dritare
Tue, 16 Aug 2022 - 60 - Zanafilla 5
Pasardhësit e Adamit
1 Ky është libri i breznive të Adamit. Kur Perëndia krijoi njeriun, në përngjasimin e Perëndisë e krijoi. 2 Mashkull e femër i krijoi, i bekoi dhe ditën kur i krijoi i quajti «njeri».
3 Adami ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur i lindi një djalë në përngjasimin e në shëmbëlltyrën e tij dhe e quajti Set. 4 Adami jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Seti e pati bij e bija të tjera. 5 Kështu, Adami jetoi nëntëqind e tridhjetë vjet dhe vdiq.
6 Seti ishte njëqind e pesë vjeç kur i lindi Enoshi. 7 Seti jetoi tetëqind e shtatë vjet pasi i lindi Enoshi e pati bij e bija të tjera. 8 Kështu, Seti jetoi nëntëqind e dymbëdhjetë vjet dhe vdiq.
9 Enoshi ishte nëntëdhjetë vjeç kur i lindi Kenani. 10 Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Kenani e pati bij e bija të tjera. 11 Kështu, Enoshi jetoi nëntëqind e pesë vjet dhe vdiq.
12 Kenani ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindi Mahalaleli. 13 Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet pasi i lindi Mahalaleli e pati bij e bija të tjera. 14 Kështu, Kenani jetoi nëntëqind e dhjetë vjet dhe vdiq.
15 Mahalaleli ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Jaredi. 16 Mahalaleli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Jaredi e pati bij e bija të tjera. 17 Kështu, Mahalaleli jetoi tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe vdiq.
18 Jaredi ishte njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjeç kur i lindi Enoku. 19 Jaredi jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Enoku e pati bij e bija të tjera. 20 Kështu, Jaredi jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe vdiq.
21 Enoku ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Metushelahu. 22 Enoku jetoi me Perëndinë për treqind vjet pasi i lindi Metushelahu e pati bij e bija të tjera. 23 Kështu, Enoku jetoi treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. 24 Ai jetoi me Perëndinë e nuk u gjet më, se e mori Perëndia.
25 Metushelahu ishte njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjeç kur i lindi Lameku. 26 Metushelahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet pasi i lindi Lameku e pati bij e bija të tjera. 27 Kështu, Metushelahu jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet dhe vdiq.
28 Lameku ishte njëqind e tetëdhjetë e dy vjeç kur i lindi një djalë. 29 E quajti Noe e tha: «Ky do të na çlodhëgj nga puna e nga mundimi i duarve tona për shkak të tokës që Zoti mallkoi». 30 Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet pasi i lindi Noeu e pati bij e bija të tjera. 31 Kështu, Lameku jetoi shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet dhe vdiq.
32 Noeu ishte pesëqind vjeç kur i lindën Semi, Kami e Jafeti.
gj5.29 he. ngushëllojëTue, 16 Aug 2022 - 59 - Zanafilla 4
Kaini dhe Abeli
1 Adami fjetie me Evën, gruan e tij. Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi Kainin, prandaj tha: «Me ndihmën e Zotitë fitova një njeri!». 2 Pastaj lindi Abelin, vëllanë e tij. Abeli ishte bari dhensh, ndërsa Kaini punonte tokën. 3 Pas njëfarë kohe Kaini i kushtoi Zotit nga frytet e tokës. 4 Edhe Abeli i kushtoi nga të parëlindurit e kopesë e nga dhjami i tyre. Zoti e pa me pëlqim Abelin dhe kushtimin e tij, 5 ndërsa Kainin dhe kushtimin e tij nuk e pa me pëlqim. Kaini u zemërua fort dhe i iku fytyra. 6 Zoti i tha Kainit: «Përse je zemëruar fort e të ka ikur fytyra? 7 Nëse vepron mirë a nuk do të shihesh me pëlqim? Por, nëse nuk vepron mirë, mëkati të pret te dera, të dëshiron, por ti duhet ta sundosh».
8 Kaini foli me Abelin, të vëllanë; kur u gjendën në fushë Kaini u ngrit kundër Abelit, të vëllait, dhe e vrau. 9 Zoti i tha Kainit: «Ku është Abeli, vëllai yt?». Ai tha: «Nuk e di. Mos jam rojtari i vëllait tim?!». 10 Zoti i tha: «Çfarë bëre?! Dëgjof, po më thërret nga toka gjaku i vëllait tënd.
11 Dhe tani mallkuar qofsh nga toka që hapi gojën për të përpirë gjakun e vëllait tënd, derdhur prej dorës sate. 12 Kur të punosh tokën, ajo nuk do të t'i japë më prodhimetg e saj. Ikanak e endacak do të jesh mbi tokë». 13 Kaini i tha Zotit: «Ndëshkimi im është më i madh nga ç'mund të mbaj. 14 Ja, ti sot më dëbove nga faqja e dheut dhe do të jem i fshehur nga prania jote. Ikanak e endacak do të jem mbi tokë e kushdo që më gjen do të më vrasë». 15 Zoti i tha: «Jo, se kush vret Kainin, ndaj atij do të merret hak shtatëfish». Dhe Zoti i vuri një shenjë Kainit, që kushdo që e gjen të mos e vrasë. 16 Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në tokën e Nodit, në lindje të Edenit.
Pasardhësit e Kainit
17 Kaini fjeti me gruan e tij. Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi Enokun. Pastaj ndërtoi një qytet dhe e quajti Enok, sipas emrit të të birit. 18 Enokut i lindi Iradi, Iradit i lindi Mehujaeli, Mehujaelit i lindi Metushaeli e Metushaelit i lindi Lameku. 19 Lameku mori dy gra. Njëra quhej Ada, ndërsa tjetra Zila. 20 Ada lindi Jabalin. Ky ishte ati i atyre që banojnë në tenda e kullotin bagëtitë. 21 Vëllai i tij quhej Jubal. Ky ishte ati i atyre që i bien qestes e fyellit. 22 Zila lindi edhe Tubal Kainin. Ky ishte farkëtar i çdo vegle prej bronzi e hekuri. Motra e Tubal Kainit ishte Naama.
23 Lameku u tha grave të veta:
«Adë e Zilë, dëgjoni zërin tim.
O gratë e Lamekut, mbani vesh fjalën time:
për një plagë vrava një burrë,
për një të goditur, një djalosh.
24 Shtatëfish iu mor haku Kainit
e Lamekut shtatëdhjetë e shtatë herë».
25 Adami fjeti përsëri me gruan e tij. Ajo lindi djalë dhe e quajti Set. Prandaj tha: «Perëndia më dha një pasardhës tjetër në vend të Abelit që ma vrau Kaini». 26 Edhe Setit i lindi djalë dhe e quajti Enosh.
Asokohe filloi të thirret emri i Zotit.
e4.1 he. Njeriu njohu
ë4.1 ose: prej Zotit; bashkë me Zotin
f4.10 ose: Zëri i gjakut
g4.12 he. forcën
Tue, 16 Aug 2022 - 58 - Zanafilla 3
Mosbindja e Adamit dhe e Evës
1 Gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha kafshët e egra që Zoti Perëndi kishte bërë. Ai i tha gruas: «A ju ka thënë vërtet Perëndia të mos hani nga asnjë pemë e kopshtit?». 2 Gruaja i tha gjarprit: «Nga fryti i pemëve të kopshtit mund të hamë, 3 por për frytin e pemës në mes të kopshtit, Perëndia tha: “Mos hani prej saj e mos e prekni, përndryshe do të vdisni”». 4 Atëherë gjarpri i tha gruas: «Nuk do të vdisni, jo, 5 sepse Perëndia e di se ditën që do të hani prej saj, do t'ju hapen sytë e do të jeni si Perëndia, duke njohur të mirën e të keqen».
6 Dhe gruaja pa se pema ishte e mirë për t'u ngrënë, joshëse për syrin e tërheqëse, sepse jepte dijen. Ajo mori nga fryti i pemës, hëngri e i dha edhe burrit të saj që ishte me të. Hëngri edhe ai. 7 Atëherë të dyve iu hapën sytë dhe panë se ishin lakuriq. Qepën gjethe fiku e i vunë rreth ijëve.
8 Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi duke shëtitur në kopsht, në flladin e ditës, dhe njeriu me gruan e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi mes pemëve të kopshtit.
9 Zoti Perëndi e thirri njeriun e i tha: «Ku je?». 10 Ai u përgjigj: «Ta dëgjova zërin në kopsht e pata frikë, se isha lakuriq, prandaj u fsheha». 11 Dhe ai tha: «Kush të tha se je lakuriq? A mos hëngre nga pema që të urdhërova të mos hash?». 12 Njeriu u përgjigj: «Gruaja që më dhe, më dha prej pemës e unë hëngra». 13 Zoti Perëndi i tha gruas: «Çfarë bëre kështu?». Gruaja u përgjigj: «Gjarpri më mashtroi e unë hëngra».
14 Zoti Perëndi i tha gjarprit:
«Për këtë që bëre,
mallkuar qofsh ndër gjithë bagëtitë e kafshët e egra.
Mbi bark do të zvarritesh
e pluhur do të hash gjithë ditët e jetës tënde.
15 Armiqësi do të shtie mes teje e gruas,
mes farës tënde e farës së saj
që do të ta shtypë kokën,
ndërsa ti do t'i plagosësh thembrën».
16 Gruas i tha:
«Shumë dhimbje barre do të të jap
e me mundim do t'i lindësh fëmijët.
Burrin tënd do ta dëshirosh,
por ai do të sundojë mbi ty».
17 Adamit i tha:
«Meqë dëgjove gruan
e hëngre nga pema
që të urdhërova
të mos hash,
mallkuar qoftë toka për shkakun tënd!
Me mund do të hash prej saj gjithë ditët e jetës sate.
18 Gjemba e ferra do të prodhojë për ty
e bimët e fushës do të hash.
19 Me djersën e ballit
do ta nxjerrësh bukën e gojës
derisa të kthehesh në dhe,
se prej tij u nxore,
pluhur je
e në pluhur do të kthehesh».
20 Njeriu e quajti gruan Evë, se ajo ishte nëna e gjithë të gjallëve. 21 Zoti Perëndi bëri veshje prej lëkure për Adamin e gruan e tij dhe i veshi ata.
22 Pastaj Zoti Perëndi tha: «Ja, njeriu u bë si një nga ne. Ai njeh të mirën e të keqen. Nëse tani zgjat dorën dhe merr e ha edhe nga pema e jetës, do të jetojë përjetë». 23 Prandaj Zoti Perëndi e nxori jashtë kopshtit të Edenit që të punojë tokën prej së cilës u mor. 24 E dëboi njeriun dhe në lindje të kopshtit të Edenit vendosi kerubëtdh dhe një shpatë flakëruese që vringëllon për të ruajtur udhën për te pema e jetës.
dh3.24 ose: kerubimët; kerubinëtMon, 15 Aug 2022 - 57 - Zanafilla 2
1 Kështu u kryen qielli, toka e gjithçka që është në toc. 2 Ditën e shtatë Perëndia e përfundoi punën që kishte bërë. Ditën e shtatë ai pushoi nga të gjitha punët që kishte bërë. 3 Perëndia e bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtatë, se atë ditë ai pushoi nga çdo gjë që krijoi e bëri.
4 Kjo është zanafilla e qiellit dhe e tokës kur u krijuan.
Krijimi i burrit dhe i gruas
Ditën kur Zoti Perëndi krijoi tokën e qiellin, 5 asnjë shkurre e fushës nuk kishte mbirë ende mbi tokë dhe asnjë bar i fushës nuk kishte gjelbëruar ende, se Zoti Perëndi nuk kishte dërguar shi mbi tokë e nuk kishte njeri ta punonte. 6 Megjithatë një burimç dilte nga toka dhe ujiste gjithë sipërfaqen e saj. 7 Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun prej pluhurit të tokës dhe i hukati në vrimat e hundës frymën e jetës. Kështu njeriu u bë qenie e gjallë. 8 Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe aty vuri njeriun që kishte formuar. 9 Zoti Perëndi bëri të mbijnë nga toka pemë tërheqëse nga pamja e të mira nga shija. Në mes të kopshtit vuri pemën e jetës dhe pemën e njohjes të së mirës e të së keqes.
10 Një lumë që buronte nga Edeni, ujiste kopshtin e prej andej ndahej në katër lumenj. 11 I pari quhet Pishon e rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka ar. 12 Ari i këtij vendi është i mirë. Aty ka edhe bdel e gur oniksi. 13 I dyti quhet Gihon e rrethon tërë vendin e Kushit. 14 I treti quhet Tigër e rrjedh në lindje të Asirisë. I katërti quhet Eufrat.
15 Zoti Perëndi e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ta punonte e ta ruante. 16 Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun e i tha: «Nga çdo pemë e kopshtit ha lirisht, 17 por nga pema e njohjes të së mirës e të së keqes mos ha, sepse ditën që ha prej saj, me të vërtetë do të vdesësh».
18 Pastaj Zoti Perëndi tha: «Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm. Do t'i bëj dikë përkrah si veten e tijd». 19 Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu të gjitha kafshët e tokës e të gjithë shpendët e qiellit. I solli para njeriut, për të parë sesi do t'i quante. Çfarëdo emri që njeriu do t'u vinte, ai do të ishte emri i tyre. 20 Kështu njeriu i vuri emër çdo bagëtie, çdo shpendi të qiellit e çdo kafshe të egër. Megjithatë, Adamit nuk iu gjet askush përkrah si vetja e vet. 21 Atëherë Zoti Perëndi e vuri njeriun në gjumë të thellë. Kur e zuri gjumi, i mori një brinjë e në vend të saj i vuri mish. 22 Me brinjën që mori nga njeriu Zoti Perëndi bëri gruan dhe e solli te njeriu. 23 Atëherë njeriu tha:
«Kjo tani, është kockë prej kockave të mia,
mish prej mishit tim.
Do të quhet grua,
se nga burri ajo u nxor».
24 Prandaj burri do të lërë të atin e të ëmën, do të bashkohet me gruan e vet e do të bëhen një mish.
25 Njeriu me gruan e tij ishin që të dy lakuriq, por nuk kishin turp.
c2.1 he. gjithë ushtria e tyre
ç2.6 ose: avull; re
d2.18 he. një ndihmës si përballë tij
Mon, 15 Aug 2022 - 56 - Zanafilla 1
Krijimi i qiellit e i tokës
1 Në fillim Perëndia krijoia qiejt e tokën. 2 Toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; një terr mbulonte humnerën dhe shpirtib i Perëndisë fluturonte mbi ujërat.
3 Atëherë Perëndia tha: «Le të bëhet drita!». Dhe drita u bë. 4 Perëndia pa se drita ishte e mirë dhe e ndau dritën nga errësira. 5 Perëndia e quajti dritën ditë, ndërsa errësirën e quajti natë. U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e parë.
6 Pastaj Perëndia tha: «Le të bëhet një kube mes ujërave e le t'i ndajë ujërat nga ujërat». 7 Perëndia e bëri kubenë dhe i ndau ujërat që ishin nën kube prej ujërave që ishin mbi kube. Dhe kështu u bë. 8 Perëndia e quajti kubenë qiell. U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e dytë.
9 Pastaj Perëndia tha: «Le të mblidhen ujërat nën qiell në një vend e le të shfaqet tera». Dhe kështu u bë. 10 Perëndia e quajti terën tokë, ndërsa tërësinë e ujërave i quajti dete. Dhe Perëndia pa se ishte mirë.
11 Perëndia tha: «Le të prodhojë toka bimësi, bimë me farë, pemë frutore që japin fryte me farë, secila sipas llojit të vet, mbi tokë». Dhe kështu u bë. 12 Toka prodhoi bimësi, bimë me farë sipas llojit të vet e pemë frutore me farë sipas llojit të vet. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. 13 U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e tretë.
14 Perëndia tha: «Le të bëhen ndriçues në kubenë e qiellit që të ndajnë ditën nga nata e të shërbejnë si shenjë për stinë, ditë e vite. 15 Le të shkëlqejnë në kubenë e qiellit e ta ndriçojnë tokën». Dhe kështu u bë. 16 Perëndia bëri dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin më të madh për të zotëruar ditën, ndërsa më të voglin për të zotëruar natën e yjet. 17 Perëndia i vendosi në kubenë e qiellit që të ndriçojnë tokën, 18 të zotërojnë ditën e natën e të ndajnë dritën nga errësira. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. 19 U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e katërt.
20 Pastaj Perëndia tha: «Le të gëlojnë ujërat me një mori qeniesh të gjalla e shpendët le të fluturojnë mbi tokë, në kubenë e qiellit». 21 Perëndia krijoi përbindëshat e mëdhenj të detit, çdo qenie të gjallë që lëviz e që mbush ujërat sipas llojit të vet dhe çdo shpend fluturues sipas llojit të vet. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. 22 Atëherë Perëndia i bekoi e tha: «Shtohuni e shumohuni. Mbushni ujërat e detit dhe shpendët le të shumohen mbi tokë». 23 U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e pestë.
24 Pastaj Perëndia tha: «Le të prodhojë toka qenie të gjalla të çdo lloji: bagëti, zvarranikë e kafshë të egra, secila sipas llojit të vet». Dhe kështu u bë. 25 Perëndia bëri kafshët e egra, bagëtitë e zvarranikët e tokës, secilën sipas llojit të vet. Dhe Perëndia pa se ishte mirë.
26 Pastaj Perëndia tha: «Le të bëjmë njeriun në shëmbëlltyrën dhe në përngjasimin tonë e le të sundojë mbi peshqit e detit, mbi shpendët e qiellit, mbi bagëtitë, mbi mbarë tokën e mbi gjithë zvarranikët që zvarriten mbi tokë».
27 Perëndia krijoi njeriun në shëmbëlltyrën e vet,
në shëmbëlltyrën e Perëndisë e krijoi,
mashkull e femër i krijoi.
28 Pastaj Perëndia i bekoi e u tha: «Shtohuni e shumohuni. Mbusheni tokën e nënshtrojeni. Sundoni mbi peshqit e detit, mbi shpendët e qiellit e mbi çdo gjallesë që lëviz mbi tokë». 29 Pastaj Perëndia tha: «Ja, ju kam dhënë për ushqim çdo bimë, mbi faqen e tokës, që ka farë e çdo pemë që ka fryte me farë. 30 Dhe kafshëve të egra, shpendëve të qiellit e zvarranikëve të tokës, çdo qenieje të gjallë, u kam dhënë për ushqim gjithë bimësinë». Dhe kështu u bë. 31 Perëndia pa gjithçka që kishte bërë dhe, ja, ishte shumë mirë. U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e gjashtë.
a1.1 ose: Në fillim kur Perëndia krijoi
b1.2 të tjerë: fryma
Mon, 15 Aug 2022
Podcasts similar to Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
- Global News Podcast BBC World Service
- El Partidazo de COPE COPE
- Herrera en COPE COPE
- The Dan Bongino Show Cumulus Podcast Network | Dan Bongino
- Es la Mañana de Federico esRadio
- La Noche de Dieter esRadio
- Hondelatte Raconte - Christophe Hondelatte Europe 1
- Affaires sensibles France Inter
- La rosa de los vientos OndaCero
- Más de uno OndaCero
- La Zanzara Radio 24
- Espacio en blanco Radio Nacional
- Les Grosses Têtes RTL
- L'Heure Du Crime RTL
- El Larguero SER Podcast
- Nadie Sabe Nada SER Podcast
- SER Historia SER Podcast
- Todo Concostrina SER Podcast
- 安住紳一郎の日曜天国 TBS RADIO
- The Tucker Carlson Show Tucker Carlson Network
- 辛坊治郎 ズーム そこまで言うか! ニッポン放送
- 飯田浩司のOK! Cozy up! Podcast ニッポン放送
- 武田鉄矢・今朝の三枚おろし 文化放送PodcastQR
Other Education Podcasts
- Alles Geschichte - History von radioWissen Bayerischer Rundfunk
- Franck Ferrand raconte... Radio Classique
- TED Talks Daily TED
- Einschlafen mit Wikipedia Wikipedia & Schønlein Media
- Curiosità della Storia Storica National Geographic
- Au Cœur de l'Histoire Europe 1
- اذاعة الشرق الأوسط Mahmoud Gamal
- ITALIA ITALIANI E ITALIANERIE - Italian language podcast All you can Italy
- Καλύτερα Γίνεται με την Δρ. Νάνσυ Μαλλέρου Dr. Nancy Mallerou
- DGT Radio — Radio Lingvistika DGT Radio - Radio Lingvistika
- Easy German: Learn German with native speakers | Deutsch lernen mit Muttersprachlern Cari, Manuel und das Team von Easy German
- جرائم في مصر Ghala AlOtaibi
- اذاعه الشرق الاوسط Engy Mosa
- Μαρία Ευθυμίου: Μιλώντας για την Ιστορία στην εγγονή μου, Δάφνη ATHENS VOICE
- Speak Chinese Naturally -Learn Chinese (Mandarin) Speak Chinese Naturally
- Il podcast di Alessandro Barbero: Lezioni e Conferenze di Storia A cura di: Fabrizio Mele
- Filosofía, Psicología, Historias Hernán Melana
- Positive psychology Ma.
- Adolf Hitler vanesa zapata
- Storia in Podcast Focus