Podcasts by Category
Pikëvështrimi ynë mbi botën i jep formë mënyrës sesi e përshkruajmë atë. Edhe përmes lentes së shkencës, leximi që i bëjmë realitetit vijon të mbështetet mbi këndvështrimin njerëzor. Këtu lind dhe konceptimi i realitetit tonë, jo si një i vetëm e unik, por si spektër dhe forcë në shndërrim të përhershëm, përmes triliona vitesh jetëgjatësie të Universit. Por ç’mund të ndodhë në një botë kur perceptimet tona plazmohen identike, nën patronazh, më shumë se kurrë më parë? Ç’do të ndodhte në rast se komunikimi masiv, përmes algoritmesh të përmirësuara, veçsa do të radikalizonte gjithë ato mendje dhe qëndrime të cilat më parë ndërvepronin në hapësira kufitare të përbashkëta. Po sikur bota jonë, dita ditës, të jetë duke u shndërruar nga një realitet ngjarjesh dhe ndodhish në një realitet objektesh? Atëhere, cdo gjë do të ishte fiks ashtu si duket. Pa mister. Pa nëntekst. Pa mundësinë e një deux ex machina. Në një leksion mbi Unin dhe Pushtetin, të vitit 1982, mendimtari francez Michel Foucault shprehej se: “Nuk e shoh të nevojshme të di saktësisht se kush jam. Interesi kryesor duhet të jetë të bëhesh tjetërkush nga ç’ke qenë në fillim”. Gjërat ndryshojnë vetëm kur hyjnë në marrëdhënie me njëra-tjetrën, ndaj ky është një podcast shndërrimi. Nisur mbi supozimin se mbase tashmë vërtet çdo gjë është ashtu si duket, ju sfidojmë të na provoni se mund ta kemi gabim. Me dëshirën për të dekonstruktuar hapësira të kufizuara dhe për t’i shpëtuar gjuhës së drunjtë, pas së cilës shpesh fshihet vetëm mungesë mendimi, takohemi për 12 epizode radhazi; pimë një gotë bashkë (qerasim ne), flasim për kulturën që na nxit të reagojmë, për gjithë ato gjëra që na troshisin dhe eksplorojmë me hap të kujdesshëm pikat ku na dhemb. Me të ftuar të ndryshëm, të cilët kanë si kusht parak lënien pas të klisheve, hyjmë në një bashkëbisedim të sinqertë dhe fuqizues, për të gjithë ne.
- 33 - Nga artistët revolucionarë e deri tek selfiet e para, Nea Tandini zbulon gjithcka për TAR!
E ftuar në episodin e “Çdo gjë është ashtu si duket” të Anna Shkrelit ka qenë Nea Tandini. Historiania e artit ka zbuluar mjaft detaje intresante në një intervistë mjaft të veçantë.
Fri, 23 Dec 2022 - 1h 05min - 32 - Nga bullizmi në punë e deri tek miti self-made, Aurora Birbilaj tregon gjithçka për TAR!
E ftuar në emisionin e Anna Shkrelit, “Çdo gjë është ashtu si duket” këtë javë ka qenë aktivistja, Aurora Birbilaj. Një diskutim mjaft interesant ku fokusi ka qenë jo vetëm tek bullizmi në punë por edhe tek miti self-made apo tek metoda e duhur e vendimmarrjes me pjesëmarrje.
Fri, 16 Dec 2022 - 1h 14min - 31 - Nga heroinat e UÇK-së e deri tek revolucioni i rinisë, Dea Buza zbulon gjithçka për TAR!
E ftuar në emisionin e Anna Shkrelit “Çdo gjë është ashtu si duket” këtë javë ka qenë, Dea Buza. Ajo ka folur jo vetëm për heroinat e UÇK-së por edhe për revolucionin e rinisë…
Fri, 09 Dec 2022 - 1h 14min - 30 - Alba Ruço zbulon në TAR gjithçka rreth pasionit të saj për bizhuteritë, vlerën dhe rëndësinë e tyre!
E ftuar në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” ka qenë dizajnerja e bizhuterive, Alba Ruço. Një intervistë mjaft e veçantë ku nuk është diskutuar vetëm për bizhuteritë por edhe për kuptimin, vlerën, rëndësinë dhe ecurinë e zhvillimit të tyre nga lashtësia dhe deri në ditët e sotme. Bizhuteritë janë një formë universale e zbukurimit. Bizhuteritë e bëra nga guaska, guri dhe kocka mbijetojnë sot që nga kohërat parahistorike. Ka të ngjarë që qysh në kohët e hershme, bizhuteritë të jenë mbajtur si mbrojtje nga rreziqet e jetës ose si shenjë statusi shoqëror.
Fri, 02 Dec 2022 - 35min - 29 - Alen Bejko dhe Anna Shkreli kanë diçka për të thënë për Kulturën e Anulimit!
Këtë javë i ftuar në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” me Anna Shkrelin ka qenë historiografi Alen Bejko. Ata nuk kanë diskutuar vetëm për ‘Cancel Culture’ por edhe për shumë tema të tjera mjaft të veçanta.
Fri, 25 Nov 2022 - 1h 12min - 28 - Pasioni për bizhuteritë, vlerën dhe rëndësinë e tyre!
E ftuar në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” ka qenë dizajnerja e bizhuterive, Alba Ruçi. Një intervistë mjaft e veçantë ku nuk është diskutuar vetëm për bizhuteritë por edhe për kuptimin, vlerën, rëndësinë dhe ecurinë e zhvillimit të tyre nga lashtësia dhe deri në ditët e sotme. Bizhuteritë janë një formë universale e zbukurimit. Bizhuteritë e bëra nga guaska, guri dhe kocka mbijetojnë sot që nga kohërat parahistorike. Ka të ngjarë që qysh në kohët e hershme, bizhuteritë të jenë mbajtur si mbrojtje nga rreziqet e jetës ose si shenjë statusi shoqëror.
Fri, 18 Nov 2022 - 1h 15min - 27 - Galerite e artit: destinacion apo e shkuar?
“Çdo gjë është ashtu si duket” vjen çdo të enjte me episode të ndryshme që trajtojnë tema mjaft interesante. Me të ftuar të ndryshëm në studio, me intervista dhe jo vetëm…
Fri, 11 Nov 2022 - 1h 21min - 26 - Muhabetet e shqiptarëve në kafe janë vetëm politike, nuk flasin për libra…
Të ftuar në këtë episod të ‘Çdo Gjë Është Ashtu Si Duket’ ishin dy gazetarët politikë dhe njëkohësisht dy miq shumë të mirë Ambrozia Meta dhe Renaldo Salianji. Si dy gazetarë që përpos politikës kanë shumë njohuri lidhur me kulturën, dyshja treguan mendimet sipas tyre se sa vlerësohet kultura në vendin tonë dhe gjithçka lidhet me të.
Fri, 04 Nov 2022 - 1h 16min - 25 - Lufta e madhe për diversitetin!
I ftuar në studio në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” ishte Joni Vorpsi, anëtar dhe koordinator projektesh i “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”. I pasionuar dhe studiues i biodiversitetit në Shqipëri gjithashtu.
Fri, 28 Oct 2022 - 1h 03min - 24 - Situata e industrisë muzikore dhe problemet e saj pas pandemisë së Covid-19!
Në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” është diskutuar në lidhje me industrinë muzikore dhe goditjen që ka pësuar ajo nga situata pas pandemisë së Covid-19 ku u vendosën shumë masa dhe kufizime. Për ta zgjeruar këtë diskutim në studio ka qenë e ftuar krahë Anna Shkrelit, Lura Elezi.
Fri, 21 Oct 2022 - 1h 06min - 23 - Arbër Çepani zbulon ekskluzivisht për TAR gjithçka që nuk dinim rreth eksperiencës së tij në “DWTS”!
I ftuar në “Çdo gjë është ashtu si duket” ka qenë një nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”, Arbër Çepani. Të gjithë e identifikojmë si fituesi i “Big Brother 1” dhe si sipërmarrës mjaft të suksesshëm por tahmë do ta shikojmë edhe në një tjetër dimension. Si e ka pritur ftesën për të qenë pjesë e “Dancing With The Stars”?
Fri, 14 Oct 2022 - 46min - 22 - Spektakli si përcaktues i politikave konsumatore editoriale!
Nisur mbi supozimin se mbase tashmë vërtet çdo gjë është ashtu si duket, ju sfidojmë të na provoni se mund ta kemi gabim. Me dëshirën për të dekonstruktuar hapësira të kufizuara dhe për t’i shpëtuar gjuhës së drunjtë, pas së cilës shpesh fshihet vetëm mungesë mendimi, takohemi për 12 epizode radhazi; pimë një gotë bashkë (qerasim ne), flasim për kulturën që na nxit të reagojmë, për gjithë ato gjëra që na troshisin dhe eksplorojmë me hap të kujdesshëm pikat ku na dhemb.
Fri, 07 Oct 2022 - 55min - 21 - Përkthyesi është i pranishëm!
“Çdo gjë është ashtu si duket” ju ka shoqëruar çdo të enjte nga ora 18:00 deri në orën 20:00 me Anna Shkrelin dhe të ftuar specialistë të fushave të ndryshme. Ky podcast shndërrimi kishte episodin e fundit me të ftuar përkthyesen Aida Baro. Por a është shqipja ‘e vogël’?! Ja si përgjiget Aida në TAR.
Fri, 01 Jul 2022 - 1h 00min - 20 - Marrëdhënia e thyer me median!
I ftuari episodin e kësaj jave të “Çdo gjë është ashtu si duket” ishte Ervin Goci, i cili ka mbaruar studimet për Filozofi në Universitetin e Tiranës, studimet pas-universitare i ka të orientuara në Shkencat Humane dhe ne vijim ka vazhduar studimet doktorale në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku punon që prej vitit 2005-së.
Fri, 24 Jun 2022 - 50min - 19 - Ndryshimet klimatike dhe energjia e rinovueshme!
Në këtë podcast shndërrimi të “Çdo gjë është ashtu si duket” u fol për procesin e shndërrimit të energjisë. I ftuar ishte Kristi Kadzadej, një inxhinier mekanik që na njohu më tepër me problematikat si edhe sugjeroi disa zgjidhje. Por çfarë është ekzaktësisht energjia?!
Fri, 17 Jun 2022 - 55min - 18 - Gati për universitet? Një guidë e shkurtër mbi zgjedhjen e degës nga Besart Xhaferri!
Besart Xhaferri, ekspert dhe konsulent edukimi dhe karriere ishte i ftuar në “Çdo gjë është ashtu si duket” për t’ju dhënë disa këshilla më se të nevojshme lidhur me zgjedhjen e degës së universitetit. Ai u shpreh lidhur me zhvillimin teknologjik, dhe si ai ka ndikuar në ndryshimin dhe dinamikën e shumë profesioneve.
Fri, 10 Jun 2022 - 50min - 17 - E-sports: nga lojë në profesion!
Lojërat elektronike dhe e-sportet elektronike përbëjnë sot një sektor të gjallë dhe në rritje, i cili ushqehet nga pasioni i plot 3 miliardë entuziastësh anembanë globit. Ato sot janë ekosisteme të dallueshme, por të integruara, të kombinuara për të formuar një sektor që paraqet mundësi të pasura si për industrinë ashtu edhe për qeveritë. Duke përfshirë një sërë argëtimesh elektronike ku lojtarët ndërveprojnë me një faqe ose pajisje hyrëse për të prodhuar reagime vizuale, videolojërat janë shfaqur si një forcë kulturore globale.
Fri, 03 Jun 2022 - 1h 04min - 16 - Çdo muze ka një Zot, apo Zoti është në çdo muze?
Në këtë episod i ‘Çdo gjë është ashtu si duket’ u diskutua lidhur me një temë shumë delikate dhe të përfolur së fundmi ku një rast i ndodhur në videoklipin e Donaldit, Romeos dhe Elgitit të xhiruar në muzeun e ikonave në Korçë u kritikua për faktin se ky është një veprim që ka ‘thyer’ marrëdhënien që kemi me objektin e shenjtë. Për të folur lidhur me këtë temë u ftuan në studio Sokol Çunga dhe Andi Rëmbeci.
Fri, 27 May 2022 - 1h 14min - 15 - Një podcast për dashurinë dhe techno-n!
Një episod shumë dinamik këtë të enjte në “Çdo gjë është ashtu si duket”, teksa jo një por ishin dy të ftuar. I ftuar në këtë episod kaq të veçantë, në pjesën e parë ishte aktivisti dhe poeti Agon Rexhepi. Ai foli më tej për komunitetin “LGBTQ+”, teksa tregoi për diversitetin e këtij grupi. E ftuar në pjesën e dytë të emisionit ishte Loren Nikaj, e cila mbështet muzikën techno-elektronike. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, teksa ka pasion sa muzikën, aq edhe pikturën e kërcimin, Loren dha një intervistë shumë të veçantë ekskluzive për TAR.
Fri, 20 May 2022 - 59min - 14 - Manifesta, organizimi që vjen për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me qendër Prishtinën!
Ashtu si çdo episod i ‘Çdo gjë është ashtu si duket’ ku nga java në javë ka tema nga më të ndryshmet edhe këtë herë një emision shumë i veçantë me disa të ftuar ku u fol për ‘Manifesta’. Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane vjen në Prishtinë me qëllim fuqizimin e qytetarëve për të rikthyer hapësirën publike tek ata përmes artit dhe arkitekturës.
Fri, 13 May 2022 - 57min - 13 - Administratorët e revistës kritike online “Peizazhe të fjalës”, në një intervistë shumë të veçantë!
Ky është episodi i 12 i “Çdo gjë është ashtu si duket” dhe Anna Shkreli vjen me një tjetër temë të veçantë dhe dy të ftuar shumë specialë. Këtë të enjte në studion e Top Albania Radio-s ishin Ardian Vehbiu dhe Elona Pira dy administratorët e revistës kritike online “Peizazhe të fjalës”, e cila në korrik ka 15-vjetorin e saj. Pikërisht lidhur me këtë përvjetor ja si shprehen administratorët e saj.
Fri, 06 May 2022 - 1h 02min - 12 - Elona Spahiu: “Toka po zhduket në mënyrë katastrofike, nuk do të kemi më ushqim për të ushqyer fëmijët!”
Këtë të enjte, krahas prezantueses Anna Shkreli e ftuar ishte dhe Elona Spahiu, autore dhe këshilluese për rritje shpirtërore. Ajo për çfarë u diskutua këtë episod në fakt ishte diçka shumë e rëndësishme për të ardhmen e gjithë njerëzimit. Bëhet fjalë për vetëdijësimin, edukimin dhe mënyrën si i qasemi mjedisit përreth.
Fri, 29 Apr 2022 - 54min - 11 - Fitness VS kultura e fitness!
I ftuar në “Çdo gjë është ashtu si duket” i ftuar ishte Ledian Selimaj, instruktor fitnesi dhe themelues i një palestre në Shqipëri. Ai pranon se prej kohësh e praktikon fitnesin si profesion të dytë, teksa zbulon çfarë “nuk shkonte” sipas tij në palestrat në Shqipëri dhe vendosi të hapë një të vetën.
Fri, 22 Apr 2022 - 1h 10min - 10 - Arkitektura e Shtesave: Rregulli brenda kaosit!
Tek “Çdo gjë është ashtu si duket” këtë herë është diskutuar mbi arkitekturën e shtesave, rregullin brenda kaosit. E ftuar në studio ishte Arba Baxhaku, arkitekte dhe autore mbi arkitekturën.
Fri, 15 Apr 2022 - 1h 01min - 9 - Rea Nepravishta: “Lufta është e përbashkët, nuk është vetëm e grave!”
E ftuar në “Çdo gjë është ashtu siç duket” ishte Rea Nepravishta për të folur për një temë shumë interesante, delikate dhe të rëndësishme. Feminizmi, ndërgjegjësimi i grave dhe shumë mesazhe të forta u përcollën ditën e sotme gjatë transmetimit. Rea tregoi më shumë rreth shoqërisë patriarkale dhe pasojat afatgjata që ajo ka shkaktuar në vendin tonë.
Fri, 08 Apr 2022 - 1h 06min - 8 - Gjuha kriminalistike dhe si mund të kuptojmë simptomat e para të sëmundjeve të rënda me anë të ligjëratës, e ftuar Ledi Shamku!
‘Çdo gjë është ashtu si duket’ është një nga risitë më të fundit të Top Albania Radio dhe padiskutim që çdo të enjte dëgjuesit tanë besnikë kanë mundësi të informohen lidhur me tema nga më të ndryshme dhe shumë të veçanta. Siç ka qenë dhe kjo e episodit të fundit lidhur me gjuhësinë kriminalistike ku e ftuar ka qenë Ledi Shamku, gjuhëtare, pedagoge, kërkuese shkencore në departamentin e historisë së gjuhës, gramatikës dhe kulturës së gjuhës në Akademinë e Studimeve Albanologjike.
Fri, 01 Apr 2022 - 1h 05min - 7 - Shfrytëzimi i trupave të vdekur për arsye politike, i ftuar Klejd Këlliçi!
“Çdo gjë është ashtu si duket” vjen edhe këtë të enjte me një tjetër episod të veçantë. Një emision ndryshe nga të tjerët, për të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radio-s, këtë episod trajton temën e trupave të vdekur dhe se si ato shfrytëzohen për arsye politike. I ftuar për të folur për këtë temë sot ishte Klejd Këlliçi, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Fri, 25 Mar 2022 - 1h 02min - 6 - Killua ‘hap zemrën’ dhe rrëfen në TAR bullizimin në adoleshencë që u bë burim frymëzimi për artin e tij!
‘Çdo gjë është ashtu si duket’ është emisioni më i ri podcast në TAR ku diskutohen tema nga më të ndryshmet dhe çdo episod ka veçantinë e tij duke përfshirë këtu dhe të ftuarit. I ftuar i kësaj jave ishte Killua, një artist që ndryshe nga shumë të tjerë në vendin tonë përcjell mesazhe shumë të fuqishme me anë të teksteve të tij.
Fri, 18 Mar 2022 - 59min - 5 - Në “Çdo gjë është ashtu si duket”, Anisa Bardhi na flet për obsesionet!
“Çdo gjë është ashtu si duket” erdhi me episodin e radhës për të folur për një temë interesante dhe që shumë mund t’i përfshijë padiskutim. Bëhet fjalë për obsesionet, që me shumë gjasa secili prej jush i njeh, ka dëgjuar për to, apo edhe i ka përjetuar.
Fri, 11 Mar 2022 - 1h 01min - 4 - Muzika në Shqipëri dhe jo vetëm, shumëçka u tha në këtë episod të ‘Çdo gjë është ashtu si duket”
Podcasti i prezantuar nga Anna Shkreli erdhi këtë episod të tretë me një temë diskutimi shumë interesante rreth muzikës në Shqipëri dhe jo vetëm, shumëçka u tha!
Sat, 05 Mar 2022 - 56min - 3 - Anna Shkreli dhe Ardita Luca kujtojnë festat “rave” në Tiranën e viteve ’90!
Këtë të enjte, emisioni i titulluar “Çdo gjë është ashtu si duket” nën moderimin e Anna Shkrelit erdhi me një episod shumë të veçantë ku u fol për festat në qytetin e Tiranës në vitet ’90!
Sat, 26 Feb 2022 - 1h 07min - 2 - Mes nesh ka një fantazëm?! Sokol Çunga zbulon institucionin publik në Tiranë, në të cilin dyshohet se ka një fantazëm!
Këtë të enjte, nisi rrugëtimin e tij emisioni më i ri në Top Albania Radio i titulluar “Çdo gjë është ashtu si duket” nën moderimin e Anna Shkrelit. Me një episod të parë për të folur për fantazmat, i ftuar ishte Sokol Çunga, arkivist, paleolog, aktivist, paleograf dhe përkthyes.
Fri, 18 Feb 2022 - 58min - 1 - Trailer – Çdo gjë është ashtu si duket
Pikëvështrimi ynë mbi botën i jep formë mënyrës sesi e përshkruajmë atë. Edhe përmes lentes së shkencës, leximi që i bëjmë realitetit vijon të mbështetet mbi këndvështrimin njerëzor. Këtu lind dhe konceptimi i realitetit tonë, jo si një i vetëm e unik, por si spektër dhe forcë në shndërrim të përhershëm, përmes triliona vitesh jetëgjatësie të Universit. Por ç’mund të ndodhë në një botë kur perceptimet tona plazmohen identike, nën patronazh, më shumë se kurrë më parë? Ç’do të ndodhte në rast se komunikimi masiv, përmes algoritmesh të përmirësuara, veçsa do të radikalizonte gjithë ato mendje dhe qëndrime të cilat më parë ndërvepronin në hapësira kufitare të përbashkëta. Po sikur bota jonë, dita ditës, të jetë duke u shndërruar nga një realitet ngjarjesh dhe ndodhish në një realitet objektesh? Atëhere, cdo gjë do të ishte fiks ashtu si duket. Pa mister. Pa nëntekst. Pa mundësinë e një deux ex machina. Në një leksion mbi Unin dhe Pushtetin, të vitit 1982, mendimtari francez Michel Foucault shprehej se: “Nuk e shoh të nevojshme të di saktësisht se kush jam. Interesi kryesor duhet të jetë të bëhesh tjetërkush nga ç’ke qenë në fillim”. Gjërat ndryshojnë vetëm kur hyjnë në marrëdhënie me njëra-tjetrën, ndaj ky është një podcast shndërrimi. Nisur mbi supozimin se mbase tashmë vërtet çdo gjë është ashtu si duket, ju sfidojmë të na provoni se mund ta kemi gabim. Me dëshirën për të dekonstruktuar hapësira të kufizuara dhe për t’i shpëtuar gjuhës së drunjtë, pas së cilës shpesh fshihet vetëm mungesë mendimi, takohemi për 12 epizode radhazi; pimë një gotë bashkë (qerasim ne), flasim për kulturën që na nxit të reagojmë, për gjithë ato gjëra që na troshisin dhe eksplorojmë me hap të kujdesshëm pikat ku na dhemb. Me të ftuar të ndryshëm, të cilët kanë si kusht parak lënien pas të klisheve, hyjmë në një bashkëbisedim të sinqertë dhe fuqizues, për të gjithë ne. Çdo të enjtë pasdite, nga ora 18:00 në orën 20:00, takohemi në Top Albania Radio.
Wed, 16 Feb 2022 - 2min
Podcasts similar to Çdo gjë është ashtu si duket
- Global News Podcast BBC World Service
- El Partidazo de COPE COPE
- Herrera en COPE COPE
- The Dan Bongino Show Cumulus Podcast Network | Dan Bongino
- Es la Mañana de Federico esRadio
- La Noche de Dieter esRadio
- Hondelatte Raconte - Christophe Hondelatte Europe 1
- Affaires sensibles France Inter
- La rosa de los vientos OndaCero
- Más de uno OndaCero
- La Zanzara Radio 24
- Espacio en blanco Radio Nacional
- Les Grosses Têtes RTL
- L'Heure Du Crime RTL
- El Larguero SER Podcast
- Nadie Sabe Nada SER Podcast
- SER Historia SER Podcast
- Todo Concostrina SER Podcast
- 安住紳一郎の日曜天国 TBS RADIO
- The Tucker Carlson Show Tucker Carlson Network
- 辛坊治郎 ズーム そこまで言うか! ニッポン放送
- 飯田浩司のOK! Cozy up! Podcast ニッポン放送
- 武田鉄矢・今朝の三枚おろし 文化放送PodcastQR
Other Society & Culture Podcasts
- Faites entrer l'accusé RMC Crime
- Verbrechen ZEIT ONLINE
- Audio libri e Audio racconti Artisti Fuori Posto
- TED Talks Daily TED
- Μαύρο Χρήμα Μαύρο Χρήμα
- Gysi gegen Guttenberg – Der Deutschland Podcast Open Minds Media, Karl-Theodor zu Guttenberg & Gregor Gysi
- Au Cœur de l'Histoire Europe 1
- The Lincoln Project The Lincoln Project
- Va jouer dehors ! - Architecture euphorique Radio Grenouille
- حكايات من مصر Hekayat حكايات
- Μικροπράγματα LIFO PODCASTS
- Ética 5010 Takao
- AudioLibri Grande Letteratura
- Grand bien vous fasse ! France Inter
- New York, New York Masha & Oleg
- Dear MOR MOR Entertainment
- Εγκλήματα Που Συγκλόνισαν - Παραπολιτικά 90.1 Digital Minds
- The Why Files: Operation Podcast The Why Files: Operation Podcast
- Chiedilo a Barbero - Intesa Sanpaolo On Air Intesa Sanpaolo e Chora Media
- Il podcast di Alessandro Barbero: Lezioni e Conferenze di Storia A cura di: Fabrizio Mele
Top Albania Radio Podcasts
- Ju Flet Trupi | Top Albania Radio Top Albania Radio Podcasts
- Sot Nuk Është e Hënë | Top Albania Radio Top Albania Radio Podcasts
- Pasó | Top Albania Radio Top Albania Radio Podcasts
- S’e Kam me Ty | Top Albania Radio Top Albania Radio Podcasts
- HistoGri Top Albania Radio Podcasts
- Club Rotation | Top Albania Radio Top Albania Radio Podcasts
- Dilema Sociale Top Albania Radio Podcasts
- Selected by Top Albania Radio