Nach Genre filtern

Albanian Role Models

Albanian Role Models

FuturAL

Nëpërmjet këtij projekti, FuturAL dëshiron të promovojë " Modelet që frymëzojnë të rinjtë" në Ciklin " 19 minuta" një format i ri por dinamik i cili do ju befasojë me risitë dhe modelet pozitive.

84 - Ema Meçaj
0:00 / 0:00
1x
  • 84 - Ema Meçaj

    Rëndësia e ushqimit në një këndvështrim mjekësor Podcast me Ema Meçaj e cila ndan me ne mesazhe të rëndësishme për një ushqyerje të shëndetshme.Të jesh i shëndetshëm nis nga zgjedhja jote se çfarë i lejon dhe çfarë duhet të mbajmë larg trupit tonë. Kujdes! Mos nguroni të derejtoheni tek mjeku spcialist për çdo çrregullim të të ngrënit. Trupi jonë ka nevojë për lëndë të ndryshme ushqyese në sasi të caktuara, pasi nevojat e secilit prej nesh janë të ndyshme, në varësi të moshës zhvillimit tonë fizik. Disa probleme shëndetësore që krijohen sot nga kequshqyerja janë obeziteti, anemia, anoreksia nevore, bulimia të cilat ndikojnë tek problemet shëndetësore të individit. Kujdesuni për veten dhe shëndetin tuaj. 

    Në këtë podcast do të merrni këshillat e duhura për temat:

    Si ndikon keq ushqyerja në sistemin tonë imunitar, tretës por dhe në sistemin tonë mendor.

    Dieta e balancuar dhe me ushqime të shendetshme, do të ishte idealja për trupin tonë.

    Si krijohet varësia nga ushqimet fast-food dhe cila do të ishte zgjidhja ideale për të hequr dorë nga këto ushqime. 

    Ndërgjegjësimi i të rinjve për shëndetin fizik mendor dhe riprodhues.

    Thu, 08 Feb 2024 - 15min
  • 83 - Vangjush Bulli

    Sporti dhe ushqyerja e shëndetshme janë dy elemente kyçe për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Nëse i kombinoni ato në mënyrë të përsosur, do të ndikoni pozitivisht në jetën tonë. Sporti është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trupin në formë, por dhe për të arritur maksimumin nga aktiviteti fizik, është e rëndësishme të kujdeseni për ushqyerjen tonë. Për këto tema dhe të tjera podcast me Vangjush Bullin.

    Thu, 18 Jan 2024 - 13min
  • 82 - Romina Xhaferi & Ornela Xhaferi

    Dietat jo gjithmonë zgjidhja e problemeve shëndetësore. Të rinjtë dhe influencimi nga mediat sociale. Mire apo gabim?! Podcast me Romina Xhaferi & Ornela Xhaferi dy motra të cilat ndajnë me ne eksperiencën e tyre drejt rrugës të një ushqyerje të shëndetshme.  Ato theksojnë se ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.  Gjithashtu japin përvojën e tyre jetësore, theksojnë se për të krijuar një dietë të shëndetshme, duhet të bazohet në burime të besueshme jo në “pseudo dieta” të postuara në media sociale. Një dietë e shëndetshme përfshin një gamë të gjerë ushqimesh, është e rëndësishme të keni parasysh se çdo person ka nevoja të ndryshme ushqimore në varësi të moshës, peshës, nivelit të aktivitetit fizik dhe gjendjes së shëndetit kështu që vetëm një ekspert ose dietolog mund të japë udhëzimet e duhura. Duhet të edukohemi personalisht rreth ushqimit dhe vlerave ushqimore. Të mësojmë për përmbajtjen e ushqimeve, efektet e tyre në trup dhe të krijojmë këndvështrime të shëndetshme mbi ushqimin.

    Thu, 01 Feb 2024 - 15min
  • 81 - Sengla dhe Enki Elia

    Podcast me Jesmina Sengla dhe Enki Elia të cilat mbrojnë dëshirat dhe dashurinë e tyre për ushqimin, por në forma të ndryshme.Dilema për të zgjedhur rrugën e një ushqyerje të shëndetshme apo të ndjekësh rrugën ku shijet ushqimore të drejtojnë është e vështirë. Kush fiton sipas jush?! Sfida fast-food apo ushqimi i shëndetshëm? 

    Fri, 26 Jan 2024 - 18min
  • 79 - Alketa Çollaku

    Ndryshimet në mendësi dhe hendeku midis brezave. Mësuesi si një vëzhgues i progresit apo edhe regresit social. Mësuese Alketa Çollaku ndan me ne eksperiencën e saj dhe na bën të reflektojmë për brezat dhe kontributin e mësuesit dhe shkollës në ndryshimin e mendësive. Diskutim lidhur me fëmijët dhe të ushqyerit e shëndetshëm. “Buka me vete” sot një turp për të rinjtë apo zgjidhja e duhur?! Po mësuesit si kontribuojnë në zhdukjen e disa mendësive që pengojnë të rinjtë të kujdesen për veten.

    Sun, 14 Jan 2024 - 17min
Weitere Folgen anzeigen