Nach Genre filtern

S’e Kam me Ty | Top Albania Radio

S’e Kam me Ty | Top Albania Radio

Top Albania Radio Podcasts

A e keni menduar ndonjëherë sa shumë televizione janë bërë, sa shumë programe, sa e vështirë është të ndjekësh diçka në një realitet me kaq shumë oferta dhe ku çdo gjë lëviz shumë shpejt. Dikur çdo gjë ishte e thjeshtë. Brezi i 40 vjeçarëve të sotëm e kujtojnë mjaft mirë kur kishim vetëm një kanal (TVSH) dhe dije çdo gjë që ndodhte – apo jo? Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – dy emra të njohur të radios & TV në Shqipëri sjellin një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…

75 - Kur një fëmijë është në konflikt me ligjin, si vepron drejtësia restauruese? Klaudia Hasanllari shpjegon në TAR se…
0:00 / 0:00
1x
  • 75 - Kur një fëmijë është në konflikt me ligjin, si vepron drejtësia restauruese? Klaudia Hasanllari shpjegon në TAR se…

    E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë Drejtoresha e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Klaudia Hasanllari. Ajo ka zbuluar në një intervistë mjaft të veçantë më shumë detaje në lidhje me fillesat e karrierës së saj dhe jo vetëm…

    Fri, 28 Jun 2024 - 48min
  • 74 - Kristi Gongo flet për “Punë pa teka”, zgjedh profesionin më të vështirë dhe atë që e ka surprizuar!

    Kristi Gongo ishte e ftuar në “S’e Kam me Ty” për të folur për emisionin e vecantë të saj “Punë pa teka”, hapat e parë në karrierë, e shumë të tjera. Lidhur me emisionin e veçantë, me dy sezone të suksesshme, Kristi u shpreh…

    Fri, 21 Jun 2024 - 51min
  • 73 - “Ose do të pranosh që unë të të prek me dorë ose…”/Rita Petro tregon rastin e ngacmimit në fillimet e saj të karrierës…

    E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë shkrimtarja e njohur, Rita Petro. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj dhe si nisi gjithçka për të në rrugën e artit dhe jo vetëm…

    Fri, 14 Jun 2024 - 53min
  • 72 - “Mezi mbaja lotët…”/ Iva Tiço zbulon detaje nga dasma private: Fustani ishte frymëzuar nga i gjyshes…

    E ftuar në “S’e Kam me Ty” ishte Iva Tiço për të folur për gjithçka. Nga karriera deri në dasmën private, gazetarja e njohur u shpreh si kurrë më parë në një intervistë të sinqertë. Teksa tregoi për profesionin, ajo u shpreh edhe për jetën private, ndërsa dha detaje për dasmën private.

    Fri, 07 Jun 2024 - 41min
  • 71 - Ka raportuar që nga fillimi pandeminë në vend, Alma Demiraj tregon mes lotëve humbjen e prindërve brenda pak ditësh!

    E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio ka qenë Alma Demiraj. Një figurë e njohur tashmë prej vitesh gazetarja ka zbuluar se ka nisur punën e saj që prej vitit 2001 dhe nuk ka lëvizur më nga Top Channel dhe ka ndarë detaje në lidhje me pasionin e saj si gazetare terreni. Alma ka treguar se situatat e vështira gjithmonë kanë qenë mjaft sfiduese për të por duke u ndalur tek pjesa e tërmetit kur duhej që të raportonte ku tregoi se ka qarë dhe nuk ka arritur ta mbante dot veten.

    Fri, 31 May 2024 - 46min
Weitere Folgen anzeigen