Filtrar por gênero

Një Libër e Një Bisedë

Një Libër e Një Bisedë

Sara

💓 Një Libër e Një Bisedë është një podcast në shqip i ideuar nga unë, Sara 🧚🏻‍♀️, ku flas për librat e mi të preferuar! Bashkë do të bisedojmë mbi trekëndëshat e dashurisë, armiq në të dashur, krizat ekzistenciale të autorëve klasikë, personazhe me probleme komunikimi dhe shumë të tjera. Mund të më bëni follow në Instagram: https://www.instagram.com/njeliberenjebisede/ dhe TikTok: https://www.tiktok.com/@njeliberenjebisedepod

18 - Kot Për Muhabet: A ka ardhur fundi i librave të ACOTAR-it?
0:00 / 0:00
1x
  • 18 - Kot Për Muhabet: A ka ardhur fundi i librave të ACOTAR-it?

    ☁️ Çkemi, më mbani mend mua? Më në fund rikthehem me një episod të ri, këtë herë mbi mendimet tuaja kundra rrymës. Sepse ju nuk jeni si vajzat e tjera ;)

    Sot flasim për ACOTAR-in, librat e frikshëm të dark romance, nëse librat klasikë janë aq të mirë sa i konsiderojnë dhe shumë të tjera. Shpresoj t’ju pëlqejë! Puç puçç 🧚🏻‍♀️🖤💫✍🏻


    ​Ku kam qënë?!: (00:00 - 07:57)​Seria e ACOTAR-it: (07:59 - 14:03)​Kategoria e Dark Romance: (14:05 - 17:36)​Mbi librat klasikë: (17:38 - 20:56)​BookTok-u dhe librat e tij: (20:58 - 25:41)​Mbyllja: (25:43 - 26:46)


    Librat që u përmendën:

      ​Seria e ‘The Lunar Chronicles’ nga Marissa Meyer​Happy Place nga Emily Henry​The Poppy War nga R.F. Kuang​Magnolia Parks nga Jessa Hastings​A Court of Thorns and Roses nga Sarah J. Maas​A Court of Silver Flames nga Sarah J. Maas​Haunting Adeline nga H.D. Carlton​The Ritual nga Shantel Tessier​It Ends With Us nga Colleen Hoover​Powerless nga Lauren Roberts​Fourth Wing nga Rebecca Yarros


    Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: ⁠www.instagram.com/njeliberenjebisede/⁠ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

    Tue, 05 Nov 2024 - 26min
  • 17 - Një Hot Girl Autumn plot me libra

    🍂 Një nga arsyet pse e adhuroj stinën e vjeshtës është pikërisht atmosfera perfekte që krijohet për të lexuar libra misteriozë dhe magjikë! Edhe pse në vendin tonë po vonohet, mendova ta sillnim vetë vjeshtën me një listë librash për të lexuar me një gotë çaj të nxehtë duke pritur uljen e temperaturave. 🎠 Sot bashkë flasim për libra klasikë, dark academia, fantazi dhe kategori të tjera vjeshtore për një hot girl autumn të vërtetë!


    Çkemi, çfarë është një hot girl autumn?!: (00:00 - 03:42) Librat që duhet të lexosh këtë vjeshtë: (03:44 - 24:02) Librat që duhet të lexoj unë këtë vjeshtë: (24:04 - 30:04) Faleminderit!: (30:06 - 31:10)


    Librat që u përmendën:

      Historiania nga Elizabeth Kostova Drakula nga Bram Stoker The Serpent and the Wings of Night nga Carissa Broadbent Unë Jam e Kuqja nga Orhan Pamuk Biblioteka e Mesnatës nga Matt Haig Caraval nga Stephanie Garber The Cruel Prince nga Holly Black Librat e Harry Potter nga J.K. Rowling Net të Bardha nga Fjodor Dostojevski Portreti i Dorian Greit nga Oscar Wilde Qiell nga Mieko Kawakami Ninth House nga Leigh Bardugo A Curse For True Love nga Stephanie Garber


    Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/


    Sat, 07 Oct 2023 - 31min
  • 16 - Lexova librin më të rekomanduar nga ju!

    Çkemi 🤍 Ja ku jam me episodin e shumëpritur mbi librin më të rekomanduar nga ju: Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski 🖤 Bashkë bisedojmë mbi dualitetin e Raskolnikovit, pamundësinë e tij për të fshehur të vërtetën duke i rënë të fikët çdo 20 faqe dhe për marrëdhënien si macja me miun me Porfir Petroviçin. Unë me këtë libër u zbavita shumë edhe emocionalisht dhe intelektualisht, kështu që ju falenderoj për rekomandimin <3

    Çkemi!: (00:00 - 01:49) Përshkrim i shkurtër [pa spoilera]: (01:51 - 08:30) Dualiteti i Raskolnikovit: (08:32 - 17:50) Raskolnikovi vs. Porfiri: (17:52 - 23:10) Po personazhet e tjerë?: (23:12 - 25:50) Faleminderit!: (25:52 - 26:40)

    Libri që u përmend: Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski

    Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ <3


    Sat, 23 Sep 2023 - 26min
  • 15 - Detyrova shoqen e ngushtë të lexonte Emily Henry-n

    Episodi i sotëm është shumë special sepse më bashkohet në bisedim shoqja ime e ngushtë Adela, të cilën e detyrova të lexonte librin më të ri të Emily Henry: Happy Place 🌞

    Flasim për shoqëritë kuptimplota, marrëdheniet e ndërlikuara romantike, lidhjet familjare dhe shumë gjëra të tjera 🤍 Ne u kënaqëm shumë dhe shpresoj që dhe ju ta pëlqeni dhe të qeshni me ne gjatë këtij episodi <3


    Çkemi Adela!: (00:00 - 03:11) Libri në tre fjalë: (03:13 - 07:11) Çfarë na pëlqeu?: (07:13 - 21:36) Çfarë nuk na pëlqeu?: (21:38 - 25:28) Personazhi i preferuar: (25:28 - 35:06) Personazhi më pak i preferuar: (35:08 - 37:18) Cilët aktorë duhet të zgjidhen për filmin?: (37:20 - 47:53) Faleminderit Adela!: (47:55 - 48:43) Ciao <3: (48:45 - 49:29)

    Librat që u përmendën:

      Happy Place nga Emily Henry Ne Jemi Gjithçka nga Nicola Yoon Mos Mbill Urrejtje nga Angie Thomas Biseda mes Miqsh nga Sally Rooney

    Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

    Wed, 09 Aug 2023 - 49min
  • 14 - Kot për Muhabet: Mendova se nuk do të lexoja më kurrë...

    Këto dy muajt e fundit kam kaluar një ngërç madhështor leximi, kështu që sot, kot për muhabet bisedojmë për panikun tim mbi mundësinë që nuk do të lexoja më kurrë dhe pse fajin e kishte Bill Gates…

    Por, ka dritë në fund të tunelit sepse zbulova një libër të ri dhe e adhurova! Shpresoj që libra me fuqi të tillë të lexojmë gjithmonë <3


    Fundi i karrierës sime?: (00:00 - 02:19) Fajin e ka Bill Gates: (02:21 - 09:39) Pse më kapi ngërçi i leximit?: (09:41 - 14:04) Çfarë është një ngërç leximi?: (14:06 - 15:47) Libri që më shëroi: (15:49 - 24:05) Mbyllja: (24:07 - 24:53)


    Librat që u përmendën:

      Zgjedhja nga Dr. Edith Eger Forca e Faktit nga Dr. Hans Rosling Një Xhentëlmen në Moskë nga Amor Towles Fourth Wing nga Rebecca Yarros


    Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

    Fri, 16 Jun 2023 - 24min
Mostrar mais episódios