Nach Genre filtern
💓 Një Libër e Një Bisedë është një podcast në shqip i ideuar nga unë, Sara 🧚🏻♀️, ku flas për librat e mi të preferuar! Bashkë do të bisedojmë mbi trekëndëshat e dashurisë, armiq në të dashur, krizat ekzistenciale të autorëve klasikë, personazhe me probleme komunikimi dhe shumë të tjera. Mund të më bëni follow në Instagram: https://www.instagram.com/njeliberenjebisede/ dhe TikTok: https://www.tiktok.com/@njeliberenjebisedepod
- 18 - Kot Për Muhabet: A ka ardhur fundi i librave të ACOTAR-it?
☁️ Çkemi, më mbani mend mua? Më në fund rikthehem me një episod të ri, këtë herë mbi mendimet tuaja kundra rrymës. Sepse ju nuk jeni si vajzat e tjera ;)
Sot flasim për ACOTAR-in, librat e frikshëm të dark romance, nëse librat klasikë janë aq të mirë sa i konsiderojnë dhe shumë të tjera. Shpresoj t’ju pëlqejë! Puç puçç 🧚🏻♀️🖤💫✍🏻
Ku kam qënë?!: (00:00 - 07:57)Seria e ACOTAR-it: (07:59 - 14:03)Kategoria e Dark Romance: (14:05 - 17:36)Mbi librat klasikë: (17:38 - 20:56)BookTok-u dhe librat e tij: (20:58 - 25:41)Mbyllja: (25:43 - 26:46)Librat që u përmendën:
- Seria e ‘The Lunar Chronicles’ nga Marissa MeyerHappy Place nga Emily HenryThe Poppy War nga R.F. KuangMagnolia Parks nga Jessa HastingsA Court of Thorns and Roses nga Sarah J. MaasA Court of Silver Flames nga Sarah J. MaasHaunting Adeline nga H.D. CarltonThe Ritual nga Shantel TessierIt Ends With Us nga Colleen HooverPowerless nga Lauren RobertsFourth Wing nga Rebecca Yarros
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Tue, 05 Nov 2024 - 26min - 17 - Një Hot Girl Autumn plot me libra
🍂 Një nga arsyet pse e adhuroj stinën e vjeshtës është pikërisht atmosfera perfekte që krijohet për të lexuar libra misteriozë dhe magjikë! Edhe pse në vendin tonë po vonohet, mendova ta sillnim vetë vjeshtën me një listë librash për të lexuar me një gotë çaj të nxehtë duke pritur uljen e temperaturave. 🎠 Sot bashkë flasim për libra klasikë, dark academia, fantazi dhe kategori të tjera vjeshtore për një hot girl autumn të vërtetë!
Çkemi, çfarë është një hot girl autumn?!: (00:00 - 03:42) Librat që duhet të lexosh këtë vjeshtë: (03:44 - 24:02) Librat që duhet të lexoj unë këtë vjeshtë: (24:04 - 30:04) Faleminderit!: (30:06 - 31:10)Librat që u përmendën:
- Historiania nga Elizabeth Kostova Drakula nga Bram Stoker The Serpent and the Wings of Night nga Carissa Broadbent Unë Jam e Kuqja nga Orhan Pamuk Biblioteka e Mesnatës nga Matt Haig Caraval nga Stephanie Garber The Cruel Prince nga Holly Black Librat e Harry Potter nga J.K. Rowling Net të Bardha nga Fjodor Dostojevski Portreti i Dorian Greit nga Oscar Wilde Qiell nga Mieko Kawakami Ninth House nga Leigh Bardugo A Curse For True Love nga Stephanie Garber
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/
Sat, 07 Oct 2023 - 31min - 16 - Lexova librin më të rekomanduar nga ju!
Çkemi 🤍 Ja ku jam me episodin e shumëpritur mbi librin më të rekomanduar nga ju: Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski 🖤 Bashkë bisedojmë mbi dualitetin e Raskolnikovit, pamundësinë e tij për të fshehur të vërtetën duke i rënë të fikët çdo 20 faqe dhe për marrëdhënien si macja me miun me Porfir Petroviçin. Unë me këtë libër u zbavita shumë edhe emocionalisht dhe intelektualisht, kështu që ju falenderoj për rekomandimin <3
Çkemi!: (00:00 - 01:49) Përshkrim i shkurtër [pa spoilera]: (01:51 - 08:30) Dualiteti i Raskolnikovit: (08:32 - 17:50) Raskolnikovi vs. Porfiri: (17:52 - 23:10) Po personazhet e tjerë?: (23:12 - 25:50) Faleminderit!: (25:52 - 26:40)Libri që u përmend: Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ <3
Sat, 23 Sep 2023 - 26min - 15 - Detyrova shoqen e ngushtë të lexonte Emily Henry-n
Episodi i sotëm është shumë special sepse më bashkohet në bisedim shoqja ime e ngushtë Adela, të cilën e detyrova të lexonte librin më të ri të Emily Henry: Happy Place 🌞
Flasim për shoqëritë kuptimplota, marrëdheniet e ndërlikuara romantike, lidhjet familjare dhe shumë gjëra të tjera 🤍 Ne u kënaqëm shumë dhe shpresoj që dhe ju ta pëlqeni dhe të qeshni me ne gjatë këtij episodi <3
Çkemi Adela!: (00:00 - 03:11) Libri në tre fjalë: (03:13 - 07:11) Çfarë na pëlqeu?: (07:13 - 21:36) Çfarë nuk na pëlqeu?: (21:38 - 25:28) Personazhi i preferuar: (25:28 - 35:06) Personazhi më pak i preferuar: (35:08 - 37:18) Cilët aktorë duhet të zgjidhen për filmin?: (37:20 - 47:53) Faleminderit Adela!: (47:55 - 48:43) Ciao <3: (48:45 - 49:29)Librat që u përmendën:
- Happy Place nga Emily Henry Ne Jemi Gjithçka nga Nicola Yoon Mos Mbill Urrejtje nga Angie Thomas Biseda mes Miqsh nga Sally Rooney
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Wed, 09 Aug 2023 - 49min - 14 - Kot për Muhabet: Mendova se nuk do të lexoja më kurrë...
Këto dy muajt e fundit kam kaluar një ngërç madhështor leximi, kështu që sot, kot për muhabet bisedojmë për panikun tim mbi mundësinë që nuk do të lexoja më kurrë dhe pse fajin e kishte Bill Gates…
Por, ka dritë në fund të tunelit sepse zbulova një libër të ri dhe e adhurova! Shpresoj që libra me fuqi të tillë të lexojmë gjithmonë <3
Fundi i karrierës sime?: (00:00 - 02:19) Fajin e ka Bill Gates: (02:21 - 09:39) Pse më kapi ngërçi i leximit?: (09:41 - 14:04) Çfarë është një ngërç leximi?: (14:06 - 15:47) Libri që më shëroi: (15:49 - 24:05) Mbyllja: (24:07 - 24:53)Librat që u përmendën:
- Zgjedhja nga Dr. Edith Eger Forca e Faktit nga Dr. Hans Rosling Një Xhentëlmen në Moskë nga Amor Towles Fourth Wing nga Rebecca Yarros
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Fri, 16 Jun 2023 - 24min - 13 - Na ishin njëherë librat e fëmijërisë sonë...
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë ne që e festojmë!! :)) Sot do bëhemi pak nostalgjikë duke kujtuar përrallat dhe tregimet e shumëllojshme që na shoqëronin gjatë viteve të fëmijërisë. Bashkë bisedojmë mbi personazhin e njohur popullor “E Bukura e Dheut”, anën e errët të përrallave si dhe librat që do të doja të kisha lexuar kur isha e vogël 🤍 Gëzuar 1 Qershorin: (00:00 - 02:21) Na ishin njëherë e bukura e dheut dhe princi: (02:23 - 14:00) Na ishin njëherë e bukura e dheut dhe ngjarjet traumatike: (14:02 - 21:18) Mençuri apo Dinakëri?: (21:20 - 24:22) Një Mijë e Një Net dhe Vëllezërit Grim: (24:24 - 29:00) Librat që do të doja të kisha lexuar: (29:02 - 30:28) Mbyllja: (30:30 - 31:18) Librat që u përmendën: E Bukura e Dheut dhe Princi nga Populli E Bukura e Dheut nga Populli [E marrë nga libri Prralla Popullore Shqiptare nga Instituti i Shkencave] Një Mijë e Një Net nga Populli Arab Na ishte njëherë nga Vëllezërit Grim Përrallat e Andersenit nga Hans Christian Andersen Tregime Mitologjike nga Shtëpia Botuese Dituria Balada e Akilit nga Madeline Miller Seria Harry Potter nga J.K. Rowling Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Thu, 01 Jun 2023 - 31min - 12 - BONUS: Dashuria e Nikollës dhe Marias
Nëse e keni dëgjuar episodin e kaluar mbi "Lufta dhe Paqja" atëherë e dini shumë mirë që kisha tepër shumë për të thënë... Duke përfshirë dhe këtë pjesë të shkurtër ku bisedoj me ju mbi çiftin tim të preferuar të librit (mbase; si dihet çfarë vendos nesër).
Shpresoj ta pëlqeni këtë episod bonus dhe dëgjohemi në episodin e ardhshëm i cili do të jetë paksa (shumë pak) interesant! Ciaoooo 🤍
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Thu, 18 May 2023 - 03min - 11 - 1 vit bashkë + një nga librat e mi të preferuar!
Një Libër e Një Bisedë mbushi një vit dhe nuk mund të isha më mirënjohëse dhe e lumtur! 🤍 Me këtë rast vendosa që mbase për herë të parë këtë vit të flisja vetëm për një libër dhe jo më shumë… Bashkë sot bisedojmë mbi Lufta dhe Paqja të Lev Tolstoit dhe shumë nga veçoritë e mia të preferuara nga kjo kryevepër letrare 💌 1 vit bashkë + Lufta dhe Paqja : (00:00 - 04:32) Paralelizmat e Tolstoit: (04:34 - 12:35) Ndërtimi i personazheve: (12:37 - 15:32) Princ Andrea: (15:34 - 18:37) Pjeri: (18:39 - 25:29) Natasha: (25:31 - 32:03) Epilogu dhe më tej: (32:05 - 35:06) Faleminderit: (35:08 - 36:44) Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Wed, 10 May 2023 - 36min - 10 - Kot për Muhabet: Sa libra duhet të lexojmë në vit?
E ke parasysh kur sheh ndonjë person në youtube ose instagram duke thënë: “Vitin e kaluar lexova mbi 180 libra!” dhe në atë moment të duket sikur po të bie gjithë presioni i botës mbi supe??? Apo jam vetëm unë… Nejse, kot për muhabet sot zbulojmë bashkë se çfarë thotë shkenca mbi numrin e librave që duhet të lexojmë në vit. Kemi dhe disa të ftuar specialë: JU. Ose më saktë ju që iu përgjigjët pyetjeve të mia në Instagram <3 Thank you, ju dua! Intro: (00:00 - 02:16) Pse është e rëndësishme të lexosh?: (02:18 - 06:58) Sa libra duhet të lexosh në vit?: (07:00 - 12:01) Pse nuk duhet të krahasojmë?: (12:03 - 14:07) Mbyllja: (14:09 - 22:50) Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Mon, 17 Apr 2023 - 15min - 9 - Shadow and Bone apo Daisy Jones & The Six?
Këto kohë sikur jemi bombarduar me një numër serialesh me histori të përshtatur nga libra - po për ne s’është problem fare 🥳 Në këtë episod bisedojmë bashkë mbi dy seriale që kanë dalë së fundmi prej fenomeneve që janë “Shadow and Bone” nga Leigh Bardugo 🌚🌝 dhe “Daisy Jones & The Six” nga Taylor Jenkins Reid 🎸🎼
Intro: (00:00 - 02:36) Shadow and Bone: (02:38 - 17:34) Daisy Jones & The Six: (17:36 - 28:17) Përfundimi im: (28:19 - 29:28) Mbyllja: (29:30 - 30:37)Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Wed, 05 Apr 2023 - 30min - 8 - Colleen Hoover: Ja vlejnë librat e saj apo jo?
Besoj se tanimë të gjithë e njohim Colleen Hoover. Por, a është buja e librave të saj e justifikuar? Pikërisht për këtë dhe më shumë bisedoj me ju në episodin e sotshëm 📚 Kush është Colleen Hoover?; Si shkruan ajo?; A e meriton famën por edhe urrejtjen që e ka rrethuar këto dy vite? Mos harro të ndash me mua mendimin tënd duke u përgjigjur pyetjes në Spotify ose duke më shkruar në Instagram 🤍✨
Intro: (00:00 - 01:00) Kush është Colleen Hoover?: (01:02 - 06:17) S’ka Shpresë: (06:19 - 18:27) Dashuri e Shëmtuar: (18:29 - 25:06) Veriti: (25:08 - 29:05) A ja vlen Colleen Hoover?: (29:07 - 34:02) Mbyllja: (34:04 - 35:00)Librat që u përmendën:
- S’ka Shpresë nga Colleen Hoover Mbaron Me Ne nga Colleen Hoover Dashuri e Shëmtuar nga Colleen Hoover Veriti nga Colleen Hoover
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Tue, 21 Mar 2023 - 35min - 7 - Kot për Muhabet: Pse urrehen librat romancë?
Gëzuar Shën Valentinin të dashuruar <3<3<3 Kot për muhabet sot do bisedojmë mbi librat romancë dhe pse paragjykohet kaq shumë kjo kategori e shkretë. Muhabeti shkon nga librat me meshkujt gjysmë të zhveshur në kopertinë dhe deri te skenat e famshme smut… Faleminderit personave që më ndihmuan me këtë episod duke i përgjigjur pyetjeve të mija në Instagram! Love you <3
Intro: (00:00 - 03:26) Çfarë dua të them me kategorinë romancë?: (03:28 - 07:16) Portretizimi jo-realist i lidhjeve romantike: (07:18 - 15:31) Mënyra e të shkruarit: (15:33 - 19:07) Mbyllja: (19:09 - 22:50)Librat që u përmendën:
- Seria “Dreamland Billionaires” nga Lauren Asher Libri i Verës nga Emily Henry Njerëz Normal nga Sally Rooney Everything I Know About Love nga Dolly Alderton Isla and the Happily Ever After nga Stephanie Perkins Lufta dhe Paqja nga Lev Tolstoi 50 Hijet e Greit nga E.L. James
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Tue, 14 Feb 2023 - 21min - 6 - Kot për Muhabet: Filmi apo Libri?
Gëzuar ditën e dielë <3<3<3
Ky mini-episod mund ta quaj, i dedikohet artit të përshtatjes së librave në filma ose seriale. E dimë të gjithë që librat janë shumicën e kohës më të bukur, por kush janë ata regjizorë që kanë dalë të suksesshëm në mendimin tim?
Këtu dhe unë nxjerr pak natyrën time fangirl kur flas për kryeveprën që është filmi Pride and Prejudice (Joe Wright, 2005) <3
Gjithmonë shumë faleminderit për fjalët e bukura që më dërgoni! <3
Intro: (00:00 - 05:02) Si mos ta përshtatësh një libër në film: (05:04 - 12:18) Si ta përshtatësh një libër në film: (12:20 - 18:35) Si mund ta përshtatësh një libër në film: (18:37 - 22:18) Mbyllja: (22:20 - 22:50)Librat që u përmendën:
- E Mban Dot Një Të Fshehtë nga Sophie Kinsella Krenari dhe Paragjykim nga Jane Austen Muzgu nga Stephanie Meyer
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Sun, 29 Jan 2023 - 22min - 5 - Ndjesë, po këta libra nuk ishin për mua
Çkemi, çkemi! E filloj këtë episod me një “ndjesë” pasi ti mund të jesh dikush që adhuron një ose më shumë prej titujve që unë vendosa të gjykoj sot :) Mos më urre shumë! Ky do të jetë episodi i fundit i këtij viti. Dua t’ju falenderoj për mbështetjen që më keni treguar që prej momentit të parë që vendosa të krijoja Një Libër e Një Bisedë! Gëzuar festat dhe ju uroj një vit të ri të mrekullueshëm plot me energji pozitive! Intro: (00:00 - 02:06) If We Were Villians nga M.L. Rio: (02:08 - 09:29) Seria Shatter Me nga Tahereh Mafi: (09:31 - 19:20) The Silent Patient nga Alex Michaelides: (19:22 - 25:08) Jeta e Padukshme e Adi Larysë nga V.E. Schwab: (25:10 - 32:23) Dhe Nuk Mbeti Më Askush nga Agatha Christie: (32:25 - 36:40) Before the Coffee Gets Cold nga Toshikazu Kawaguchi : (36:42 - 40:56) Mbyllja: (40:58 - 41:31) Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Mon, 26 Dec 2022 - 41min - 4 - Paniku i Gjysmë-vitit 2022!
Episodi i sotëm është pak kaotik, por si gjithmonë nuk mbarojnë bisedat e ndryshme. Këtë rradhë flas për librat që më zhgënjyen dhe për ato që më kanë pëlqyer pa fund këto gjashtë muajt e parë të vitit. Janë dhe disa tituj që mund të më kenë bërë për të qarë… <3
Intro: (00:00 - 04:15) Cili është libri i preferuar që ke lexuar deri tani?: (04:17 - 09:42) Cili është libri më pak i preferuar që ke lexuar deri tani?: (09:44 - 11:15) Cili është një botim i ri që sapo ka dalë por nuk e ke lexuar akoma?: (11:18 - 13:18) Cili është libri që do dalë në gjysmën e dytë të vitit dhe mezi po pret të lexosh?: (13:20 - 15:46) Cili libër ishte zhgënjimi më i madh?: (15:48 - 20:01) Cili libër ishte i papritur?: (20:02 - 22:57) Cili është autori yt i ri i preferuar?: (22:59 - 29:03) Cili është crush-i yt i ri fiktiv/personazhi i preferuar?: (29:05 - 32:23) Cili libër të bëri për të qarë?: (32:25 - 35:22) Cili libër të bëri të lumtur?: (35:23 - 36:16) Cili është libri më i bukur që ke blerë?: (36:18 - 38:37) Cilat janë librat që do doje të lexoje deri në fund të vitit?: (38:39 - 41:56) Mbyllja: (41:58 - 43:00)Librat që u përmendën:
- The Inheritance Games Duology nga Jennifer Lynn Barnes Book Lovers nga Emily Henry All My Rage nga Sabaa Tahir Hajdutja e Librave nga Mark Zusak Project Hail Mary nga Andy Weir Libri i Verës nga Emily Henry Njerëz Normal nga Sally Rooney People We Meet on Vacation nga Emily Henry Dashuri në Kohërat e Kolerës nga Gabriel García Márquez The Night Circus nga Erin Morgenstern The Astonishing Color of After nga Emily X.R. Pan Everything I Know About Love nga Dolly Alderton Origin Story: A Big History of Everything nga David Christian Facebook: The Inside Story nga Steven Levy Piranesi nga Susanne Clark Alone With You in the Ether nga Olivie Blake
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Wed, 20 Jul 2022 - 43min - 3 - Një Hot Girl Summer plot me libra
Episodi i kësaj rradhe është plot me armiq në të dashur, emocione, dashuri verore dhe zhurmat e punimeve të pafundme të komshinjëve të mi.
Kujdes: Hot Girl Summer nuk është vetëm për gocat por është edhe për çunat! Nuk duhet të ndihet asnjë i veçuar <3
Intro: (00:00 - 03:43) Librat që rekomandoj unë: (03:45 - 25:53) Lista ime e verës: (25:55 - 37:41) Titujt që dalin këtë verë: (37:43 - 43:25) Mbyllja: (43:27 - 45:48)Librat që u përmendën:
- People We Meet on Vacation nga Emily Henry Call Me By Your Name nga André Aciman Jeta e Padukshme e Adi Larysë nga V. E. Schwab Before the Coffee Gets Cold nga Toshigazu Kawaguchi The Summer I Turned Pretty Trilogy by Jenny Han Libri i Verës nga Emily Henry Malibu Rising nga Taylor Jenkins Reid The Stationery Shop nga Marjan Kamali Everything I Know About Love by Dolly Alderton Dashuri në Kohërat e Kolerës nga Gabriel García Márquez A Mund të Vij Tek Ti nga Marie Aubert Tulipanë të Vonuar nga Flutura Açka Carrie Soto is Back nga Taylor Jenkins Reid Book Lovers nga Emily Henry
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Sat, 11 Jun 2022 - 45min - 2 - Trekëndësh dashurie dhe një trashëgimi e papritur?! - The Inheritance Games
Në episodin e dytë bisedoj për një libër goxha të famshëm në komunitetin online të librave: The Inheritance Games. Dhe kur them bisedoj, dua të them që vërtet diskutoj të gjitha mendimet dhe ndjenjat e mia pa filtra mbi këtë seri! Trekëndëshi i dashurisë, vëllezërit Hawthorne dhe personazhet e padurueshëm janë vetëm disa nga temat që përfshin ky episod. <3
Intro: (00:00 - 06:10) Çfarë më pëlqeu?: (06:12 - 11:41) Çfarë nuk më pëlqeu?: (11:43 - 25:41) Vëllai Hawthorne i preferuar: (25:43 - 28:22) Personazhi i preferuar: (28:24 - 30:41) Personazhi më pak i preferuar: (30:43 - 33:38) A do adaptohet në serial?: (33:40 - 37:28) Dëgjo këto këngë duke lexuar: (37:30 - 39:55) Mbyllja: (39:57 - 40:31)Librat që u përmendën:
- The Inheritance Games nga Jennifer Lynn Barnes The Hawthorne Legacy nga Jennifer Lynn Barnes
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Wed, 25 May 2022 - 40min - 1 - Do të lexosh më shumë? Fillo me këto libra
Sot e fillojmë bashkë rrugëtimin e Një Libër e Një Bisedë me librat perfekt që çdo person duhet t’i lexoj për të rënë në dashuri me veprat e shkruara. Përmenden mbi 10 libra të larmishëm duke përfshirë Njerëz Normal nga Sally Rooney dhe Letër Babait nga Franz Kafka. Shpresoj që t’a pëlqeni episodin e parë të Një Libër e Një Bisedë dhe mezi pres që ta vazhdojmë këtë udhëtim në botën e librave së bashku! <3
Intro: (00:00 - 02:11) Romancë: (02:11 - 12:40) Fantazi: (12:40 - 19:04) Klasikë: (19:04 - 26:45) Fantashkencë: (26:45 - 29:00) Bashkëkohor: (29:00 - 34:28) Jo-fiktiv: (34:28 - 39:29) Mbyllja: (39:29 - 40:11)Librat që u përmendën:
- People We Meet on Vacation nga Emily Henry Kalorësi i Bronztë nga Paullina Simons Six of Crows nga Leigh Bardugo The Wrath & The Dawn nga Renée Ahdieh Letër Babait nga Franz Kafka Rrëfimi nga Lev Tolstoi Project Hail Mary nga Andy Weir Njerëz Normal nga Sally Rooney Biblioteka e Mesnatës nga Matt Haig Say Nothing: A True Story of Murder and Memory in Ireland nga Patrick Radden Keefe Princesha nga Jean Sasson
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
Wed, 11 May 2022 - 40min
Podcasts ähnlich wie Një Libër e Një Bisedë
- Global News Podcast BBC World Service
- El Partidazo de COPE COPE
- Herrera en COPE COPE
- The Dan Bongino Show Cumulus Podcast Network | Dan Bongino
- Es la Mañana de Federico esRadio
- La Noche de Dieter esRadio
- Hondelatte Raconte - Christophe Hondelatte Europe 1
- Affaires sensibles France Inter
- La rosa de los vientos OndaCero
- Más de uno OndaCero
- La Zanzara Radio 24
- Espacio en blanco Radio Nacional
- Les Grosses Têtes RTL
- L'Heure Du Crime RTL
- El Larguero SER Podcast
- Nadie Sabe Nada SER Podcast
- SER Historia SER Podcast
- Todo Concostrina SER Podcast
- 安住紳一郎の日曜天国 TBS RADIO
- TED Talks Daily TED
- The Tucker Carlson Show Tucker Carlson Network
- 辛坊治郎 ズーム そこまで言うか! ニッポン放送
- 飯田浩司のOK! Cozy up! Podcast ニッポン放送
- 武田鉄矢・今朝の三枚おろし 文化放送PodcastQR
Andere Kunst Podcasts
- Thư Viện Sách Nói Có Bản Quyền Fonos
- DNB Podcast DNB Podcast
- Dance Afrikana, Dance Dance Afrikana
- Drum Candy Mike Dawson
- De RB Podcast Het Register Belastingadviseurs
- ClockTower: A D&D 5e Experience. ClockTower Productions
- Hip Hop Beatriz Laguna
- Un Libro Una Hora SER Podcast
- Казки на Ніч Uliana Rybak
- фортепианная музыка Tandy Venice
- Memento Mori Lab Mayra Gomes
- Techno Life Eversong Music
- Audiolibros Por qué leer Por qué leer
- Relaxing Oasis Mr Sauvignon
- SWR Umweltnews SWR
- Чтение Радио Маяк
- Old Soul Podcast Old Soul Podcast
- Foundation After Midnight Radio [SCP] Toad King Studios
- Oooooomn Aemn Alzhrani
- Музыка для сна Дмитрий Бушмелев